PS sposton ish-kryebashkiakun: Vangjush Dako të përgjigjet personalisht para ligjit

Erjon Braçe i pyetur nëse do ketë vendim politik nga PS për Vangjush Dakon deklaroi se kushdo që është nën akuzë duhet të hetohet e gjykohet sipas ligjit.

“Unë e kam thënë vazhdimisht, çdo akuzë e ngritur ndaj Dakos apo të tjerëve duhet të hetohet dhe të gjykohet siç e parashikon ligji. Askush nuk mund ti shmanget hetimit e gjykimit. Ne, si PS, as kemi ndërmend të hyjmë në këtë proces, secili do të përballet individualisht në përputhje me ligjin në proces të drejtë e të barabartë.- tha Braçe.

Pra është hera e parë që mazhoranca e hedh në rrugë të madhe ish-kryebashkiakun e PS, një ndër njerëzit më të fuqishëm në selinë rozë. Ai ishte mik personal i kryeministrit Rama. Por sapo Departamenti Amerikan i Shtetit e akuzoi për korrupsion dhe i ndaloi hyrjen në SHBA atij dhe familjes së tij, në qeveri nxituan ta largojnë nga vetja. Nuk doli kryeministri, por nxori zv/kryeministrin për t’ia thënë Dakos se tashmë udhët tona ndahen.

Por a nuk ishte Vangjush Dako njeriu që drekonte e darkonte me kryeministrin? Apo tani nuk hyn më në punë dhe e vrapuan ta spostojnë nga vetja.

Por Gjushi di shumë gjëra. Nuk hidhet kollaj ai, është skile e vjetër.

SHKARKO APP