Egnatia mund Laçit dhe i bashkohet Tiranës në krye të renditjes

Egnatia vijon formën fantastike në kampionat, duke marrë një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Laçit. Raphael Dëamena në minutën e 11-të, kontrolloi topin në brendësi të zonës kundërshtari dhe ia doli të mposhtë portierin Dajsinani.

Në pjesën e dytë, të besuarit e trajnerit Edlir Tetova shënuan edhe golin e dytë me anë të Sebastjan Spahiut. Në minutën e 56-të, mesfushori kombinoi bukur me Zejnullain dhe ndëshkoi në këtë formë ish-skuadrën e tij.

Megjithatë, miqtë nuk u dorëzuan dhe shkurtuan diferencat në të 84-tën. Ujka provoi nga distanca me topin që u devijua nga Malota dhe përfundoi në rrjetë teksa portieri Sherri nuk mundi të bënte asgjë për të shmangur golin. Gjithsesi, Egnatia e mbrojti deri në fund rezultatin dhe mori tre pikë shumë të rëndësishme. Rrogozhinasit ngjiten në kuotën e 10 pikëve, po aq sa edhe Tirana kryesuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?