
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije së një dron bujqësor është vënë në përdorim si mjet pune për fermerët në Shkodër e Fushë-Krujë për të monitoruar kulturat bujqësore.
“Për herë të parë, një dron bujqësor vihet në dispozicion si mjet pune për monitorimin në kohë reale të kulturave, vlerësimin e shëndetit të bimëve dhe përdorimin më efikas të inputeve, duke ulur kostot, rritur rendimentin dhe cilësinë e prodhimit. Ky dron do t’u shërbejë Qendrave të Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër, si dhe fermerëve.
Bujqësia inteligjente është pjesë e vizionit tonë #Bujqësia2030, për një sektor më të qëndrueshëm dhe konkurrues, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian”, shkruan Rama, teksa ka ndarë dhe pamje nga vënia në përdorim e dronit inteligjent për bujqësinë.