Biznesi i vogël kërkon shtyrjen e fiskalizimit
Përfaqësuesit e shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm u pritën në takim nga deputetë të PD-së, ku shprehën shqetësimin se rrezikohet mbyllja e mijëra bizneseve të vogla.
Biznesi i vogël apelon gjithashtu për nevojën e një instrumenti garancie sovrane për rimëkëmbjen, në mënyrë që të përballohen çmimet e rritura, veçanërisht për karburantin, si dhe të amortizohet rënia e xhiros.
Më herët edhe Banka Botërore kishte rekomanduar dhënien e një garancie sovrane për këtë kategori biznesi, për shkak se aksesi në kredi është shumë më i vështirë dhe më i kushtueshëm se sa për biznesin e madh.