Digicom të sfidon me shpejtësi e korrektesi
Interneti është gjithçka në një shoqeri të sotme, por ka shumë kompani që e ofrojnë. Ankesat janë të shumta nga klientët për shërbime jo cilësore. Çdo familje ka kërkesën për internet. Por shumë familje ankohen për cilësinë e shërbimit. Ndërkohë vrullshëm dhe si me magji një kompani është rritur me vrik dhe që po fut teknologjinë me të fundit duke ofruar shpejtësi interneti.
Ajo quhet digicom, e cila çertifikohet nga SpeedChecker si interneti më i shpejtë edhe për vitin 2025
Për të dytin vit radhazi, Digicom është shpallur sërish si ofruesi i internetit më të shpejtë në Shqipëri nga kompania ndërkombëtare SpeedChecker. Me një shpejtësi mesatare shkarkimi prej 93.84 Mbps dhe ngarkimi prej 29.48 Mbps, Digicom ka tejkaluar të gjithë konkurrentët në tregun e rrjetit fiks, bazuar në mbi 9,000 teste të kryera nga përdoruesit. Ky sukses vjen si rezultat i investimeve në teknologji të avancuar, përfshirë rrjetin XGSPON që ofron deri në 2.5 Gbps. Vlerësimi konfirmon angazhimin e Digicom për cilësi të lartë dhe shërbim të qëndrueshëm për të gjithë klientët.
Rrjeti digicom me 100% Fibër Optike mund të përmbushë kërkesat për shpejtësi sot dhe çdo nevojë për shpejtësi që do të kërkohet nga teknologjitë e së ardhmes.
Nëse në disa kompani të tjera shqetsimet e klientëve vonojnë në udhëzgjidhje, në atë të digicom drejtuesit janë 24/7 në dispozicion. Me një edukatë shembullore ata përgjigjen për çdo shqetsim, duke krijuar besim në këtë sherbim jetik për familjarët e bizneset.
Kjo nuk është reklamë, është realitet!
KOHA JONË SONDAZH

