Italia ruan pozicionin si investitori i dytë më i madh në Shqipëri me 187 milionë euro

Italia ka ruajtur pozicionin si investitori i dytë më i madh i huaj në Shqipëri për të dytin vit radhazi gjatë vitit 2025, me një fluks investimesh që arriti në 187 milionë euro.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, investimet italiane kanë shënuar një rënie prej 6,5% krahasuar me një vit më parë, duke reflektuar një tkurrje të flukseve të reja, të cilat janë përqendruar kryesisht në sektorin e shërbimeve.

Investimet italiane kryesojnë në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë tonë si në atë financiar, të bankave dhe të shërbimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja e investimeve nuk lidhet vetëm me hyrjet e reja të kapitalit, por edhe me riinvestimin e fitimeve nga kompanitë ekzistuese dhe zgjerimin e aktivitetit të tyre në tregun shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Italia mbetet një nga partnerët kryesorë ekonomikë të Shqipërisë, me një prani të konsoliduar në disa sektorë, veçanërisht në shërbime, industri dhe tregti, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit në vend. ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?