Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 08:01 Italia-Fiji në rugby: azzurrët humbin 21-16 në Udine Italia humbi 21-16 ndaj Fixhit në Torneon e Rugbit, duke marrë vetëm dy pikë në klasifikim. Trajneri Quesada tha se është i kënaqur dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Jakup Krasniqi
  • Elisa Spiropali
  • Gjeopolitikë
  • Taksa turistike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Jakup Krasniqi
  • Elisa Spiropali
  • Gjeopolitikë
  • Taksa turistike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Në Panairin e Tekstileve të Stambollit me 45 Sipërmarrës Shqiptar për të mbëshetur industrinë e tekstileve!

Ekonomi E diel, 17 Mars 2024 10:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Takime të shumta B2B dhe vizitat në fabrika të mëdha me potencial bashkëpunimi, janë një hap i rëndësishëm për gjetjen e lëndëve të para dhe kalimin në produkt me cikël të mbyllur në një të ardhme të shpejt të kësaj industrie.

Vëmendja jonë do të jetë e përqendruar në ndihmë të kësaj industrie ku kemi vënë në dispozicion një instrument të Garancisë Sovrane për sipërmarrjet që investojnë në këtë sektor për të shtuar produktivitetin dhe për të zvogëluar varësinë nga forca punëtore 💼, për rritjen e kapaciteteve për ciklin e prodhimit të tekstileve.

Po ashtu, jemi në bashkëpunim me kompanitë fason për të krijuar një ofertë të plotë për prodhuesit që operojnë jashtë vendit.

Në Stamboll u mbaj Panairi i tekstilit dhe aksesorëve të tij, një nga panairet më të mëdhenj që organizohet, ku morën pjesë 558 stenda të cilat prezantuan produktet e tyre.

Kjo ngjarje përfshin të gjitha industritë e tekstilit të mbledhura nën një çati të vetme. Ky event ofron një mundësi të shkëlqyer për bizneset që të tregtojnë midis industrive më të mira të tekstilit dhe stilistëve në të gjithë botën.

E pranishme në këtë ngjarje ishte edhe Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Klimën e Biznesit, e cila e vlerësoi këtë vizitë, pasi panaire të tilla ju vijnë në ndihmë biznesit vendas dhe sipërmarrësve shqiptarë.

Tekstilet dhe këpucët janë sektori më i madh eksportues në vend, dhe panaire të tilla janë të rëndësishme për sektorin e fasonerisë, pasi Turqia është prodhuese e lëndës së parë. “Ne kemi ardhur me 45 sipërmarrës shqiptarë në këtë panairin e Stambollit, që është panairi më i madh i tekstileve në këtë rajon, por në fakt është edhe i dyti në Europë. Janë vende, pika takimi, të cilat sipërmarrësve u duhen me qëllim që të krijojnë kontaktet, qoftë për materialet e para që u duhen për të prodhuar, por edhe për të gjetur klientë potencialë për të shitur produktet e tyre. Është interesant të shohësh se si 550 prodhues kanë ardhur në të njëjtën hapësirë, pikërisht për të treguar produktet e tyre dhe në të gjithë sektorin e teksitele, aksesorë, copa, por edhe prodhime të përfunduara, pra veshje, dhe se si ndërveprojnë me njëri-tjetrin me qëllim që sekush të gjejë çmime më të lirë, tregje të reja. Janë të rëndësishme për të kuptuar edhe nevojën që ka tregu për këto prodhime, por edhe për të treguar potencialin që ka Shqipëria me gjithë kompanitë e investuara në këtë fushë. Jam e bindur që dalja nga ky panair me kontakte të reja që do u shërbejnë sidomos në këtë periudhë sektorëve të përpunimit të tekstileve”, nënvizoi Ibrahimaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Klimën e Biznesit nënvizon që Shqipëria vazhdon të jetë konkurrente në këtë sektor për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe të krahut të punës së kualifikuar, që tashmë prej 30 vitesh e ka të edukuar.

“Nëpërmjet eventeve të tilla ne mund ta mbajmë gjallë industrinë prodhuese të tekstileve, me synimin që të kalojmë nga fasonët në prodhues final. Dhe një pikë kyçe për të kaluar nga fasonët në prodhues, me cikël të mbyllur, janë pikërisht lëndët e para ku Turqia është një nga prodhuesit kryesorë në botë”, deklaroi ajo.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministrja Ibrahimaj theksoi se roli i qeverisë është mbështetja me paketa të mirëfillta, që tashmë po aplikohen dhe po bëhen reale duke i quajtur insrtumente të garancisë sovrane, që biznesi të ketë mundësi të investojë në makineri duke ulur kostot dhe rritur kapacitetet për të realizuar ciklin mbyllur të prodhimit.

“Ne sapo kemi kaluar në Këshillin e Ministrave një akt normativ, ku kemi vënë në dispozicion një instrument të garancisë sovrane për mbështetjen e sipërmarrjeve në industrinë e përpunimit të tekstileve, me qëllim që të mbështesim pikërisht investimet në këtë industri, të mbështesim rritjen e produktivitetit të industrisë me investime në makineri, në automativizim. Ky instrument do të garantojë edhe blerjen e lëndëve të para për ato kompani të cilat bëjnë cikël të mbyllur apo e synojnë atë. Ky nuk është i vetmi instrument mbështetës që qeveria po bën për industrinë fasone. Ne jemi duke bashkëpunuar ngushtësisht me të gjithë aktorët me qëllim që të kuptojnë se cilët janë nevojat, cila është mbështetja që mund të japim në drejtim të rritjes së kapaciteteve për ciklin e mbyllur, qoftë për shkollat profesionale të cilat do t’i dedikohen industrisë përpunuese duke trajnuar, duke edukuar të rinjtë, të rejat me qëllim që t’i shërbejnë kësaj industrie e cila aktualisht ka një numër të madh të të punësuarve në vend. Gjithashtu jemi duke punuar bashkërisht me kompanitë e industrisë fasone me qëllim që të ndërtojmë një ofertë për të gjithë ata prodhues që operojnë jashtë vendit me qëllim që të shkojmë me një ofertë të plotë si vend dhe jo me oferta të veçanta nga secili prodhues”, deklaroi Ibrahimaj.

Mund t'ju interesojë

Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale

Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale

Para 22 orësh
Degradimi i tokës mund të kushtojë BE-në deri në 509 miliardë euro

Degradimi i tokës mund të kushtojë BE-në deri në 509 miliardë euro

21 Nëntor 2026, 08:02
GTA VI në Arabinë Saudite, princi investon mbi 2 miliardë dollarë

GTA VI në Arabinë Saudite, princi investon mbi 2 miliardë dollarë

20 Nëntor 2026, 22:31

Të pranishëm në këtë panair për ta vizituar ishin edhe përfaqësuesi nga biznesi shqiptarë të cilët kishin mundësi të ndërtonin ura bashkëpunimi dhe te njiheshin me produktet dhe ofertat.

ATA

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Italia-Fiji në rugby: azzurrët humbin 21-16 në Udine
Para 7 minutash

Italia-Fiji në rugby: azzurrët humbin 21-16 në Udine

Milan-Frosinone: Ndeshja e javës së 12-të, ku mund ta shihni
Para 19 minutash

Milan-Frosinone: Ndeshja e javës së 12-të, ku mund ta shihni

Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë
Para 20 minutash

Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë

Fitore brilante e Verstappen në Çmimin e Madh të Las Vegasit
Para 21 minutash

Fitore brilante e Verstappen në Çmimin e Madh të Las Vegasit

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 9 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 16 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026

4 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 11 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.