Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët dhe rinia
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Përplasja te Katedralja
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Qeveri tranzicioni
  • Ertjan Kofsha
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët dhe rinia
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Përplasja te Katedralja
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Qeveri tranzicioni
  • Ertjan Kofsha
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Projekteve që u vishet petku i ‘turizmit me 5 yje’ mund të kafshojnë parqet, analiza: Çfarë mund të ndodhë me zonat e (pa)mbrojtura

Ekonomi E diel, 24 Mars 2024 08:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura, që nga qeveria u argumentuan se sjellin mbrojtje më strikte për këto zona, në fakt, nëse i sheh nen pas neni, konstaton se rrisin fleksibilitetin për të ndërhyrë në to. Por çfarë sjell konkretisht ky ndryshim për zonat e (pa)mbrojtura?

“Zonë e mbrojtur” është një hapësirë tokësore, ujore, detare e bregdetare, e përcaktuar qartë gjeografikisht, e njohur, me kufij të qartë fizikë dhe e menaxhuar nëpërmjet mjeteve ligjore apo mjeteve të tjera të efektshme, për të arritur ruajtjen/mbrojtjen afatgjatë të natyrës, e lidhur me shërbimet e ekosistemit dhe të vlerave kulturore”.

Mund t'ju interesojë

Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve të infrastrukturës

Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve të infrastrukturës

Para 13 orësh
Bizneset në Tiranë ulin qepenat, thirrje protestuesve: Jemi me ju, mos na dëmtoni

Bizneset në Tiranë ulin qepenat, thirrje protestuesve: Jemi me ju, mos na dëmtoni

15 Tetor 2026, 12:38
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dh...

14 Tetor 2026, 12:17

Ky është termi që sqaron atë se çfarë quhet zonë e mbrojtur në ligjin e posaçëm për to.

Së fundmi, ligji pësoi disa ndryshime që pas dekretimit nga Presidenti i Republikës dhe publikimit në QBZ, pritet të hyjë në fuqi në fillim të muajit prill.

Ndryshimet, që nga qeveria u argumentuan se sjellin mbrojtje më strikte për këto zona, në fakt, nëse i sheh nen pas neni, konstaton se rrisin fleksibilitetin për të ndërhyrë në këto zona.
Por çfarë sjell konkretisht ky ndryshim për zonat e (pa)mbrojtura?

Projekteve që u vishet petku i turizmit me 5 yje mund të kafshojnë parqet

Ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura shtojnë disa koncepte të reja, që ndezin dritën e gjelbër për projektet e turizmit.

Problemi në këtë rast nuk është zhvillimi i këtyre projekteve, por mënyra evazive sesi mund të vlerësohet se këto projekte përmbushin kushtet. Konkretisht në ligj shtohet koncepti “turizëm i ekselencë”.

“Në kuptim të këtij ligji është lloji i turizmit, i cili ofron akomodim në struktura me standardet më të larta arkitektonike e mjedisore, si dhe shërbime turistike ekskluzive të nivelit më të lartë”, thuhet në shpjegimin e termit.

Pikëpyetja në këtë rast është çfarë cilësohet strukturë me standarde më të larta arkitektonike dhe mjedisore. Cilët janë treguesit që do të vendosin këtë standard dhe cilat janë shërbimet ekskluzive.

Së dyti, sërish te konceptet, kemi zgjerimin nga veprimtari tradicionale dhe ekoturistike në “ekonomike dhe turistike, duke përputhur objektivin e mbrojtjes, efektivitetit dhe përshtatshmërisë, me veçoritë që paraqet zona e mbrojtur ose nënzona”.

Së treti shtohen dy koncepte të reja, zonë natyrore e pashqetësuar dhe pak e shqetësuar që sërish kjo e fundit nxit veprimtaritë njerëzore dhe projekte.

Momenti më i mirë i turizmit në vend duket se po i shërben qeverisë që, nën petkun e këtij të fundit, të zgjerojë zhvillimin e projekteve në zona të mbrojtura. Konkretisht këtë, ligji e qartëson te neni 16, ku në pikën 2, pjesa hyrëse sanksionon se lejohen ndërtimet e strukturave me 5 yje.

Kjo pikë më herët nënvizonte se në “Parkun kombëtar” zbatohet shkalla e mbrojtjes mjedisore të zonës që ka si objektiv të mbajë territorin në gjendje natyrore, ku të ruhen komunitetet biotike, të resurseve gjenetike dhe llojeve për të siguruar stabilitetin ekologjik dhe diversitetin.

Me ndryshimet e fundit thuhet “Në ‘Parkun kombëtar’, me përjashtim të infrastrukturës dhe veprimtarive të mikpritjes, me standardet më të larta arkitektonike dhe mjedisore për mbështetjen e turizmit të ekselencës (me 5 yje) dhe infrastrukturës mbështetëse për to, sipas parashikimeve të nenit 33 të këtij ligji, zbatohet shkalla e mbrojtjes mjedisore të zonës që ka si objektiv të mbajë territorin në gjendje natyrore, ku të ruhen komunitetet biotike, të resurseve gjenetike dhe llojeve për të siguruar stabilitetin ekologjik dhe diversitetin.

Zgjerohet lista e parimeve, por a i shërben kjo mbrojtjes?

Menaxhimi i zonave të mbrojtura, sipas ligjit të vjetër, bëhej në bazë të katër parimeve të lidhura me zhvillimin e qëndrueshëm, integrimit, “ndotësi paguan” dhe parandalimit dhe marrjes së masave paraprake.

Kësaj liste tashmë i janë shtuar edhe tre parime të reja, që në logjikë supozohet se duhet të garantojnë mbrojtje më të madhe, por shtjellimi i tyre në fakt lë hapësira për të kundërtën.

Parimi i pestë është ai i përshtatshmërisë. Kategoria e një zone të mbrojtur duhet të ndryshohet nëse nga vlerësimi i saj në një kohë të dhënë rezulton se karakteristikat dhe objektivat për të cilat zona e mbrojtur është shpallur nuk përputhen me ato të kategorisë së caktuar.

Së gjashti, parimi i kategorizimit sipas objektivave që sipas këtij ligji duhet të kryhet në përputhje me objektivat kryesorë të shpalljes të secilës kategori të zonave të mbrojtura.

Së fundmi, parimi i fleksibilitetit të menaxhimit. Zonat e mbrojtura menaxhohen sipas çdo forme menaxhimi/administrimi, në përputhje me parashikimet e këtij ligji.

Një tjetër element që ndryshon me ligjin e ri është në nenet 9 dhe 10, ku specifikisht kërkohet që të shihen mundësitë e zhvillimit të aktiviteteve ekonomike.

Veprimtaritë në zonat e mbrojtura, “në dorë të qeverisë”

Veprimtaritë që mund të ushtrohen në zonat e mbrojtura të përcaktuara në nenin 33 të ligjit duket se kanë ndryshuar totalisht në formulim, në raport me atë që ishin në ligjin e vjetër.

Ajo që bie në sy në listën e re të veprimtarive është fakti se tashmë, qeveria ka në dorë që, në bazë të vendimeve të saj të shpalljes së zonës së mbrojtur të vendosë dhe zhvillimin që mund të marrë ajo. Por cilat janë këto veprimtari?

Së pari, veprimtaritë e përcaktuara në VKM-në e shpalljes së zonës së mbrojtur dhe të zbatuara sipas kritereve të miratuara me rregullore të posaçme të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Së dyti, veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të ekselencës, 5 yje ose më shumë, në fushën e turizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse ose në funksion të tyre pavarësisht nëse kjo përcaktohet në VKM-në e shpalljes së zonës së mbrojtur.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 3 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 3 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 3 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 6 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 7 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 3 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

3 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 21 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 10 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 3 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 7 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 12 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 6 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.