Rroga minimale, Shqipëria e fundit në Europë

Shqipëria e fundit në Europë për rrogën minimale. Me pagën minimale 30 mijë lekë, vendi ynë nuk kalon asnjë prej 48 shteteve të tjerë europiane. Paçka se në vitin 2021, paga minimale u rrit me 30 euro, vlera e re nuk tejkalon asnjë shtet tjetër.

Në raport me shtetin kryesues, Luksemburgun, paga minimale në Shqipëri është 9 herë më e ulët dhe në raport me mesataren e Bashkimit Europian, 4 herë.

Më shumë se 25% e punonjësve në Shqipëri paguhen me rrogë minimale, e cila vlen shumë më pak, nëse llogaritet edhe pjesa e shpenzimeve. Qeveria do të rrisë sërish pagën minimale këtë vit, ndërsa premton që deri në vitin 2025 ta çojë 40 mijë lekë ose 330 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?