FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tensione te Napoli/ Lukaku sfidon klubin, rrezikon përjashtimin nga skuadra

Zhvillime të reja dhe të papritura kanë tronditur ambientin e Napolit, duke vendosur në qendër të vëmendjes sulmuesin Romelu Lukaku. Futbollisti belg kishte vendosur të mos bashkohej me përfaqësuesen e Belgjikës për miqësoret ndaj Amerikës dhe Meksikës, me qëllim rikuperimin fizik në prag të fundit të sezonit dhe Kupës së Botës.

Klubi napolitan reagoi menjëherë me një komunikatë zyrtare, duke njoftuar rikthimin e lojtarit në Itali për të vijuar përgatitjet në qendrën stërvitore “Castel Volturno”. Por në mënyrë të papritur, Lukaku ka zgjedhur të mos kthehet, duke qëndruar në Belgjikë.

Sulmuesi po stërvitet individualisht në Antverp, në të njëjtin ambient ku kishte kryer terapitë pas dëmtimit, një vendim që ka shkaktuar irritim të madh në drejtuesit e klubit. Drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, është përpjekur të qetësojë situatën, por sipas raportimeve të Sky Sport, përpjekjet nuk kanë dhënë rezultat, pasi lojtari vazhdon të jetë në Belgjikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi ka vendosur tashmë një gjobë ndaj lojtarit, ndërsa po shqyrton edhe masa më të rënda disiplinore. Nëse Lukaku nuk rikthehet deri të martën, në ditën kur rifillojnë stërvitjet, nuk përjashtohet mundësia që ai të përjashtohet nga skuadra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?