Sot po mbahet protesta e 10-të studentore. Protesta ka nisur që në orën 09:00 përpara parlamentit, ku pati edhe tensione në seancë, ku u diskutua protesta.
Qytetarët vijojnë që të jenë në sheshe dhe tashmë ndodhen përpara Kryeministrisë, ku po qëndrojnë të qetë, si mbrëmjen e së mërkurës. Kërkesa e studentëve është një dhe ajo është largimi i kryeministrit Edi Rama.
Studentët kanë thirrur një protestë kombëtare ditën e shtunë, më 24 tetor, para Ministrisë së Arsimit.
Gjatë nëntë ditëve të fundit, protestat janë shoqëruar me përplasje mes studentëve dhe policisë, si dhe djegie të objekteve institucionale.
Lexoni edhe:
Studentët thërrasin protestë kombëtare të shtunën para Ministrisë së Arsimit
Gjykata liron nga burgu 22 protestues në Tiranë, 17 prej tyre arrestime të paligjshme
Berisha ndan pamjet: Universiteti i Shkodrës në grevë të plotë
