
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, u caktua anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit.
Caktimi i detyrës së re të Spiropalit u njoftua nga drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, ditën e djeshme gjatë prezantimit të ndryshimeve në përbërjen e delegacioneve parlamentare.
Ndryshime pati edhe në përbërjen zëvendësuese të delegacionit, ku deputetja socialiste Evis Kushi u caktua anëtare zëvendësuese.
“Në mbështetje të nenit 14 të Rregullores së Kuvendit, deputetja Elisa Spiropali caktohet anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit. Ndërsa deputetja Evis Kushi caktohet anëtare zëvendësuese në këtë delegacion”, tha Peleshi.
