Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Monedha euro kap një tjetër minimum historik

Aktualitet E enjte, 22 Tetor 2026 18:32
Monedha euro kap një tjetër minimum historik
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun vijon rënien dhe po i afrohet më tej kufirit të 90 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 90.64 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Me bazë vjetore, kursi Euro-Lek ka rënë me 6.2%. Euro po zhvlerësohet me ritmet më të larta në tre vitet e fundit.

Ekspertët e tregut valutor mendojnë se rënia e vazhdueshme e Euros është rezultat i zhvendosjes së balancave mes ofertës dhe kërkesës. Flukset hyrëse në Euro vazhdojnë të jenë në rritje, të nxitura sidomos nga turizmi dhe investimet e huaja. Nga ana tjetër, kërkesa për Euro paraqitet gjithnjë e më e vakët, çka pjesërisht mund të shpjegohet edhe me uljen e besimit të publikut te monedha europiane, pas një cikli zhvlerësimi që po zgjat prej më shumë se një dekade.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo po reflektohet edhe në një zhvendosje të kuotimit të çmimeve të pasurive të paluajtshme drejt monedhës vendase. Ndërkohë, edhe kreditimi i ekonomisë është gjithnjë e më i orientuar drejt Lekut, sidomos në segmentin e individëve, duke ulur gradualisht kërkesën për valutë me qëllim pagesën e kësteve të kredisë. As trazirat e shkaktuara nga protestat e javëve të fundit nuk kanë sjellë një rritje të kërkesës së brendshme për Euro, siç mund të ketë ndodhur gjatë momenteve të pasigurisë politike apo ekonomike në të shkuarën. Banka e Shqipërisë vlerëson së në përgjithësi rënia e kursit të Euros mund të shpjegohet me zhvillimet në pozicionin e jashtëm të ekonomisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për gjysmën e parë të vitit 2026, deficiti i llogarisë korrente pësoi rënie me gati 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arriti njëkohësisht nivelin më të ulët që prej vitit 2018. Ulja e deficitit ka ardhur kryesisht nga rritja e eksporteve të shërbimeve dhe nga remitancat. Ndikim në bilancin e përgjithshëm të pagesave po jep edhe rritja e investimeve të huaja direkte. Për 6-mujorin 2026, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte arriti në 1.144 miliardë euro, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 51 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 2 orësh

Përballë presioneve të shtuara mbi kursin e këmbimit, Banka e Shqipërisë i ka rritur më tej blerjet e valutës këtë vit. Sipas informacionit mbi ndërhyrjet në tregun e parasë, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti Banka Qendrore ka blerë gjithsej 524 milionë euro, shifër kjo 224% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke shtuar edhe 139.6 milionë euro të blera në ankandet e tremujorit të parë, vlera totale e blerjeve për 6-mujorin 2026 ka arritur në 663.6 milionë Euro.

Blerjet e gjysmës së parë të vitit 2026 po ndjekin trajektoren e blerjeve të mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë duke filluar nga viti 2024. Në periudhën 2024-2025, blerjet arritën vlerën e më shumë se dy miliardë eurove. Vetëm vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 1 miliard e 27 milionë euro në tregun e brendshëm. /Monitor/

Etiketat e lidhura

euro
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 51 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 52 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.