Tymnaja për miellin, tregtarët shqiptarë po abuzojnë
Në mjegullnajën se lufta ruse në Ukrainë do të ndikojë në furnizimin me ushqime, nxituan të përfitojnë shumë nga tregtarët me pakicë dhe shumicë të miellit, duke rritur çmimin e miellit për kuintal.
Brenda 10 ditëve një thes miell u shit 40% më shtrenjtë te qytetarët të cilët nxituan të blejnë sa më shumë. Monitorimi u krye në të paktën 17 bashki ku tregtarët miellin e blenë lirë dhe e shitën shtrenjtë.
Drejt një abuzimi të mundshëm po shkojnë edhe furrat e bukës të cilat po bëjnë thirrje për rritje të çmimeve. Shqipëria nuk rrezikon të mbetet pa grurë.
Në këtë tymnajë të krijuar nga tregtarët e miellit, kërkohet që ministria e Ekonomisë dhe “Autoriteti i Konkurrencës” të nisë hetim për monopolizim të tregut.