Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 16:03 Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet Tre anije tregtare u goditën nga dronë mbrëmjen e së shtunës pranë kanalit Sulina në Detin e Zi, njoftuan autoritetet rumune. Ministri i Mbrojtjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

10 rite që duhen bërë natën e Vitit të Ri, tradita nga shtete të ndryshme

Aktualitet E enjte, 28 Dhjetor 2023 22:00
10 rite që duhen bërë natën e Vitit të Ri, tradita nga shtete të ndryshme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Brazili

Në natën e Vitit të Ri, vendi i Amerikës së Jugut feston me tre lloje menush në varësi të faktit nëse vendet janë afër detit, apo në zonat më të brendshme. Djemtë priren të vishen me të verdha, në nderim të diellit, jetës dhe arit, një simbol i bollëkut. Është zakon që kryefamiljari të hedhë një gotë verë mbi supe, për të shmangur fatin e keq, ndërsa të rinjtë e qyteteve bregdetare nuk heqin dorë nga noti i mesnatës.

Belgjika

Të pastrosh trupin pas qejfeve të Krishtlindjeve për t’u përgatitur për vitin e ri. Kështu festohet Viti i Ri në Belgjikë, me një supë të këndshme me qepë që mbyll darkën dhe festimet në dritën e parë të agimit. Është një ogur i mirë të vendosni një monedhë ose disa gjethe lakre nën pjata.

Kinë

Këtu nata e Vitit të Ri nuk festohet më 31 dhjetor, si në kalendarin gregorian, por në një ditë që ndjek kalendarin hënor, i cili mund të ndryshojë nga 21 janari deri më 19 shkurt. Festimet zgjasin dy javë dhe përfundojnë me festën e fenerëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjatë festimeve njerëzit vishen me të kuqe, një ngjyrë e cila, sipas traditës, do të frikësonte Nianin, përbindëshin mitologjik që sipas legjendës dilte nga strofulla e tij çdo 12 muaj për të gllabëruar qeniet njerëzore, atë të përfaqësuar nga maska ​​e luanit që parakalon nëpër qytet.

Gjermania

Gjatë Vitit të Ri gjerman, njerëzit vishen, pinë verë të kuqe dhe hanë arra. Më tradicionalistët pinë  Feuerzangenboëie, një pije vëllazërore e bërë me verë, kanellë dhe rum.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fund të mbrëmjes, në tryezë lihet një pjatë e mbushur me ushqime, për të pritur vitin e ri me mbarësi dhe bollëk.

Japonia

Në Tokën e Diellit që lind, natën e Vitit të Ri përfitohet për të bërë një pastrim të madh të shtëpisë , i cili zgjat tre ditë, deri më 3 janar. Gjatë kësaj periudhe festohet duke falënderuar perënditë për të korrat dhe duke mirëpritur shpirtrat e të parëve duke dekoruar shtëpinë me degë pishe, bambu dhe kashtë. Në mesnate kambanat e tempujve budistë bien 108 herë për të rrëfyer të gjitha mëkatet e njerëzve.

Mund t'ju interesojë

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë ...

Para 34 minutash
Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afga...

Para 1 ore
Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Para 1 ore

Greqia

Nëse festoni në shtëpi, çdo mysafir, sapo të hyjë në derën e përparme, duhet të hapë një shegë: sa më shumë fara të derdhen në dysheme, aq më i mirë do të jetë fati i tij gjatë vitit. Në tryezë shërbehet ëmbëlsira e Shën Vasilit, brenda së cilës është fshehur një monedhë. Ai me fat që e gjen do të ketë një vit të pasur dhe të begatë.

Anglia

Gjatë natës së Vitit të Ri është zakon të hahet gjeldeti i mbushur me gështenja dhe puding, pak si në Krishtlindje. Mbrëmja vijon me lojëra të ndryshme, si peshkimi me duar i frutave të thata që notojnë mbi një pije të ndezur me flakë, kërcimi brenda një rrethi të përbërë nga 13 qirinj të kuq të vendosur në dysheme pa fikur as edhe një dhe në fund, ngrënia e një molle që gjendet e varur në një fije pa e fikur qiriun në skajin tjetër.

Rusia

Këtu nata e Vitit të Ri festohet edhe dy herë. Më 31 dhjetor, sipas kalendarit gregorian dhe më 13 janar sipas kalendarit Julian (i quajtur edhe Viti i Ri i Vjetër). Më 31 dhjetor presim mesnate për të kërcyer dhe për të ngrënë një ëmbëlsirë tipike dhe të mbarë, kumbulla të thata të mbushura me lajthi dhe të mbuluara me salcë kosi. Më pas, në zilen e dymbëdhjetë të kambanave, dera e përparme hapet për të pritur me gëzim vitin e ri.

Spanja

Spanjollët presin mesnatën duke ngrënë  buñuelos, petë sfoliatë të mbuluara me sheqer. Në tingujt e parë të vitit të ri është zakon të hidhen dymbëdhjetë rrush, një për çdo muaj, për të tërhequr fat dhe bollëk.

Edhe këtu, njerëzit përpiqen të veshin diçka të kuqe. Për më tepër, është një ogur i mirë të vendosni një unazë në gotën e bukës së parë, e cila do t’i sjellë fat atij që e mban.

Tajlandë

Viti i Ri Thai festohet nga 13 deri më 15 prill, që përkon me fillimin e vitit budist. Është një nga festivalet më të shumëpritur të vitit dhe më i ndjekur nga turistët. Tradita thotë se ofertat i bëhen tempullit duke lagur imazhet e Budës me spërkatje uji dhe duke pastruar tërësisht shtëpitë.

Kjo rezulton me një luftë uji të hedhur mbi kalimtarët, e cila sipas traditës do të largonte fatin e keq. Për ta bërë këtë, përdoret gjithçka, nga legenët tek bastunët e deri te elefantët.

Etiketat e lidhura

new year
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet
Para 34 minutash

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani
Para 1 ore

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë
Para 1 ore

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish
Para 1 ore

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 19 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 23 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 9 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.