Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 31 Tetor 2026, 08:37 Flakë të mëdha në magazinat e Gjirokastrës, gjysma e qytetit mbetet pa energji Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë gjatë natës në Gjirokastër, duke përfshirë disa magazina që ndodhen në ambientet e ish-NPA-së. Flakët kanë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Big Brother VIP
  • Bashkim Zeneli
  • Zgjedhjet lokale
  • Përjashtimi i Berishës
  • Dosja Balluku
  • Hetimi ndaj Ramës
  • Lotaria Amerikane
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Big Brother VIP
  • Bashkim Zeneli
  • Zgjedhjet lokale
  • Përjashtimi i Berishës
  • Dosja Balluku
  • Hetimi ndaj Ramës
  • Lotaria Amerikane
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

14 masa sigurie, dyshohen për këmbim valutor pa licencë

Aktualitet E enjte, 8 Tetor 2026 18:20
14 masa sigurie, dyshohen për këmbim valutor pa licencë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prokuroria e Fierit ka kërkuar vendosjen e masave të sigurimit për 14 persona, të dyshuar se ushtronin aktivitet të këmbimit valutor pa licencë nga Banka e Shqipërisë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesën e organit të akuzës, në kuadër të procedimit penal nr. 617 të vitit 2026, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, parashikuar nga neni 170/ç i Kodit Penal.

Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit. Sipas Prokurorisë, janë dokumentuar 14 raste ku subjekte tregtare dyshohet se kryenin aktivitet të këmbimit valutor pa autorizimin përkatës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për 11 persona është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ata janë E. Dh., H. Sh., E. I., A. I., L. T., L. Z., F. D., Ç. S., V. B., D. A. dhe R. S.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për A. K. dhe ZH. Z. gjykata ka vendosur “Ndalimin e daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndërsa për J. G. është caktuar masa “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Mund t'ju interesojë

Flakë të mëdha në magazinat e Gjirokastrës, gjysma e qytetit mbetet pa energji

Flakë të mëdha në magazinat e Gjirokastrës, gjysma e qytetit mbetet pa energji

Para 11 minutash
Moti këtë të shtunë, reshje shiu në disa zona të vendit

Moti këtë të shtunë, reshje shiu në disa zona të vendit

Para 53 minutash
Horoskopi 31 tetor 2026! Zbuloni surprizat e yjeve për sot

Horoskopi 31 tetor 2026! Zbuloni surprizat e yjeve për sot

Para 58 minutash

Gjatë kontrolleve në subjektet tregtare dhe banesat e administratorëve, autoritetet kanë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme.

Në total janë sekuestruar:

4,461,000 lekë
92,390 euro
8,215 paund britanikë
220 franga zvicerane
30 lira turke
45 dirhamë

Përveç parave, gjatë kontrolleve janë gjetur edhe sende të tjera që dyshohet se përbëjnë prova materiale. Mes tyre janë një armë sportive tip pistoletë me zara plastikë, një armë antike tip pistoletë, një mjet i mprehtë antik me këllëf dhe një tjetër mjet i mprehtë metalik me bisht druri. Prokuroria e Fierit bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar, përcaktimin e rolit të secilit prej personave nën hetim dhe vlerësimin e provave të sekuestruara. Personat e mësipërm janë nën hetim dhe vendosja e masave të sigurimit nuk paragjykon përgjegjësinë e tyre penale, e cila do të përcaktohet përfundimisht nga gjykata.

Etiketat e lidhura

Prokuroria e Fierit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Flakë të mëdha në magazinat e Gjirokastrës, gjysma e qytetit mbetet pa energji
Para 11 minutash

Flakë të mëdha në magazinat e Gjirokastrës, gjysma e qytetit mbetet pa energji

Moti këtë të shtunë, reshje shiu në disa zona të vendit
Para 53 minutash

Moti këtë të shtunë, reshje shiu në disa zona të vendit

Horoskopi 31 tetor 2026! Zbuloni surprizat e yjeve për sot
Para 58 minutash

Horoskopi 31 tetor 2026! Zbuloni surprizat e yjeve për sot

Qindra mijëra protestojnë kundër qeverisë italiane, Meloni
Para 1 ore

Qindra mijëra protestojnë kundër qeverisë italiane, Meloni

Më të lexuarat

1 21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5
Para 8 orësh

21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5

2 Tre shenjat e horoskopit që e nisin nëntorin me fat, para dhe suksese në karrierë
Para 11 orësh

Tre shenjat e horoskopit që e nisin nëntorin me fat, para dhe suksese në karrierë

3 Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri
Para 22 orësh

Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri

4 Berisha poston videon për protestën e kësaj të shtune
Para 14 orësh

Berisha poston videon për protestën e kësaj të shtune

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.