
Aksidentet rrugore janë kthyer në një vrasës, ku për vitin 2021 kanë humbur jetën 165 qytetarë. Autoambulancat të cilat shkojnë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, raportojnë në kohë reale për numrin e aksidenteve, që i cili mbetet i lartë.
“Nga janari deri në fund të nëntorit janë 3.212 aksidente, përfshirë edhe ato me motor dhe mjete të rënda”, thotë Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare.
Një tjetër problem është ndihma e shpejtë që nuk dimë ta japim, pasi për të ndihmuar të aksidentuarit nxitojmë që t’i trasportojmë ata menjëherë, por në fakt më shume i dëmtojmë, pasi një lëvizje e gabuar mund të shkaktojë paralizë të të aksidentuarve.