Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 08:31 Vrasja në Kodra e Diellit: prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën Britania dhe BE-ja po diskutojnë një marrëveshje të re që përfshin tregtinë dhe lëvizjen e 100 mijë të rinjve, nismë që synon t'u mundësojë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Radio gjermane DW: A e ngritën alienët monolitin pranë Las Vegasit?

Radio gjermane DW: A e ngritën alienët monolitin pranë Las Vegasit?

Aktualitet
E martë, 30 Korrik 2024 11:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Nga Alexander Freund, autor dhe redaktor në redaksionë e shkencës në DW-

Një monolit misterioz u zbulua sërish në malet pranë Las Vegasit. Pas zhurmës rreth monolitit qëndron një shpjegim shumë tokësor. Por pse gjërat e pashpjegueshme dhe misterioze na magjepsin kaq shumë?

Las Vegasi konsiderohet si kryeqyteti botëror i argëtimit, si „qyteti mëkatar” atraktiv, si parajsa e kumarit me një jetë të shfrenuar nate. Ka mundësi që ky nam famëkeq t`i ketë dalë në të gjithë universin. Nga kjo mund të shpjegohet së paku se kush e vendosi një tjetër shtyllë misterioze pranë majës së malit Gass Peak. “Monoliti misterioz” u zbulua fundjavën e kaluar 30 kilometra larg Las Vegasit në një peisazh djerrë shkëmbor”, bëri të ditur policia.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ne shohim shumë gjëra të çuditshme, kur njerëzit ngjiten në mal të papërgatitur për motin, pa marrë ujë sa duhet me vete… por shikojeni një herë këtë!”, shkruan policia.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Me qëllim që struktura e pasqyrës drejtkëndëshe të zbulohej shpejt, ajo qe vendosur pranë një shtegkalimi malor. Fatkeqësisht atje nuk shkon direkt makina, por sikur të shkonte, nuk do të ishte aq misterioz.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Para 2 orësh
Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë

Para 2 orësh
Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 ...

Para 9 orësh

Imitime në gjithë botën

Fama e monolitit merr menjëherë zjarr në mediat sociale dhe në ato serioze. Sepse dyshohet se edhe këtë monolit e kanë vendosur alienët.

Së fundmi në mars 2024 bëri bujë një monolit i ngjashëm  në një vend të shkretë në Uells. Një alpinist i zhdërvjellët postoi një foto të veten para objektit tre metra të lartë me shkëlqim. “Duket si një UFO”, tha ai për gazetën The Guardian. “Objekti nuk duket sikur ta ketë hedhur dikush atje, por sikur e ka shtypur dikush qëllimisht në tokë”, analizon alpinisti.

Zbuluesi dhe gazeta bënë gjithçka siç duhet: Ata krijuan një mister për origjinën dhe përdorën fjalët më të rëndësishme: “rrënqethës” dhe “UFO”, dhe njoftimi bëri menjëherë xhiron e botës.

Alienët si përgjigje – çfarë të jetë tjetër?

Është spikatëse që alienët duket se interesohen veçanërisht për zona shumë të braktisura. Sepse që në 2020, kur njerëzit kudo në tokë po luftonin me një koronavirus të vogël, zyrtarë amerikanë zbuluan monolitin e parë në Red Rock County në Utah, ndërsa numëronin delet nga një helikopter. Një sensacion! Të gjithë njoftuan për këtë strukturë të çuditshme në humbëtirë.

Shumë shpejt u zbuluan objekte të ngjashme në Kaliforni, Rumani, Britani të Madhe, Holandë, Turqi dhe në landin gjerman Hessen. Shpesh në vende ku nuk ka pothuajse asgjë!

Magjia e së pakuptueshmes

Gjërat e pashpjegueshme, misterioze dhe të pazbuluara na magjepsin që nga zanafilla. Vendet mistike dhe gjërat që (fillimisht) si shpjegojmë dot, na zgjojnë kureshtjen.

Psikologu amerikan W. McDoPgall tha në fillim të shekullit të 20-të, se kurioziteti është thelbi i çdo lloj motivimi. Sa më i largët, sa më i paarritshëm, aq më i madh është kurioziteti. Ishulli legjendar i Atlantidës, trekëndëshi i Bermudës që gllabëron anijet, UFO-t dhe alienët, astrologjia, fuqitë e mbinatyrshme apo rrathët gjigantë në fushat me grurë, sa më të pashpjegueshme, aq më tërheqëse.

Në kërkim të shpjegimeve

Ne njerëzit duam t`i kuptojmë dhe t`i shpjegojmë gjërat. Atë që mbetet e fshehtë për ne, atë që është “e pakuptueshme”, e quajmë “misterioze”.

“Eshtë magjia e së jashtëzakonshmes”, thotë Pikologu Dr. Günter Molz nga Bergische Universität në Wuppertal. “Ata që mbrojnë teza të jashtëzakonshme, ‘nuk janë normalë’, në kuptimin që nuk janë të zakonshëm, nuk janë monotonë. Ata përfaqësojnë një pozicion ekskluziv, që i bën të ndjehen të mikluar në një mënyrë narcizoide”, thotë Molz për DW. Këta njerëz mund të kenë nevojë të tepruar për admirim.

Kur ka diçka misterioze, ne kërkojmë shpjegime pak a shumë të besueshme – për shembull në shkencë, në parashkencë ose pseudoshkencë, në ezoterikë, në bestytni apo në fe. Të gjitha fushat priren të pretendojnë se janë absolutët. “Shpjegimet joshkencore kanë edhe avantazhin e ekskluzivitetit. që përmendëm më lart”, thotë psikologu Molz

Vemendje në vend të alienëve

Mund të jetë që një formë jete jashtëtokësore të ketë interes të shtuar për peizazhin shkëmbor djerrë pranë Las Vegasit apo në provincën e Uellsit. Megjithatë monolitet në të kaluarën rezultuan të ishin përpjekje relativisht të të pagdhendura për të tërhequr vëmendjen.

Sepse sapo një monolit bëhet i njohur, një lumë turistësh dhe kuriozësh dyndet drejt objekteve. Dhe pas tyre tregtarët e suvenireve, bar-rostiçeritë, etj.

Përgjegjës për monolitin e parë në Utah ishte artisti Matty Way. Kur zhurma mediatike arriti kulmin, ai u vetëshpall si “artisti më i famshëm”. Përmes kolektivit të artistëve të tij kopjet e monolitit mund të porositen për 45000 dollarë.

Ide e shkëlqyer biznesi, menduan katër artistë amatorë nga Kalifornia dhe ndërtuan gjithashtu monolite në shtetin me diell. Shumë të tjerë pasuan dhe kështu nisi fenomeni i monolitëve.

Megjithatë monolitët në Rumani, Spanjë dhe Hessen qenë të ngjitur aq keq, saqë alienëve do t`u kishte ardhur me siguri turp prej tyre.

Ana e errët e famës

Nëse është zgjuar një herë kureshtja, gjë që sot është shumë më lehtë falë rrjeteve sociale, atëherë të gjithë duan të shohin vendin apo objektin ose të fitojnë para prej tij. Kush e di, edhe sa kohë mund të shihet akoma.

Këtë theksoi menjëherë edhe zbuluesi i zhdërvjellët nga Uellsi: “Nuk mund të them se për sa kohë objekti do të jetë atje, të them të drejtën”, tha ai. “Me sa i njoh unë parqet tona kombëtare, atyre nuk u duket zbavitëse, kur dikush vendos thjesht diçka atje.”

Ai ndoshta ka të drejtë. Pas gëzimit të shkurtër për fitimet e papritura, vjen zemërimi i banorëve vendas dhe i mbrojtësve të mjedisit, kur përjetojnë se si peizazhi i paprekur më parë ndotet dhe shkatërrohet nga dyndjet.

Ne duam t’u kujtojmë të gjithë vizitorëve se përdorimi, pushtimi dhe zhvillimi i tokave publike dhe burimeve të tyre është i paligjshëm, pavarësisht se nga cili planet vini”, shprehej me shaka Enti i Menaxhimit të Tokës në twitter.

Shumë prej monolitëve u shkatërruan ose u hoqën shpejt nga autoritetet. Si masë paraprake, Departamenti i Sigurisë Publike në Utah e mbajti të fshehtë vendndodhjen e saktë të monolitit, për të mos krijiuar fluks turistësh dhe që të mos ndërtoheshin objekte të tjera në natyrën e paprekur./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja në Kodra e Diellit: prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën
Para 5 minutash

Vrasja në Kodra e Diellit: prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën

Antonio Conte te Interi: misioni ishte të rrëzonim Juventusin, Marotta më tha se mund ta mundim
Para 35 minutash

Antonio Conte te Interi: misioni ishte të rrëzonim Juventusin, Marotta më tha se mund ta mundim

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 11 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 11 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.