
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në spitalet Covid janë të shtruar vetëm 85 pacientë. Mesatarisht çdo ditë në spitalet Covid shtrohen 13 pacientë. Shefi i urgjencës kombëtare Skënder Brataj thotë se prej tyre, afërisht 3-4 qytetarë shtrohen në dy spitalet Covid në kryeqytet.
”Ne kemi të shtruar pothuajse çdo ditë. Janë tre në tiranë dhe të tjerët në spitalet rajonalë. Nuk ka shkuar zero numri i të shtruarve në spital. Çdo ditë zbresin numri i te shtruarve në spital në total”. Sipas Bratajt tashmë të infektuarit me Covid që shtrohen në spital qëndrojnë më pak se dy javë, ndryshe nga kulmi i pandemisë para 2 muajsh.
”Fakti që shtrohen 14-15-10-12 dhe bie numri, është sepse këta persona nuk qëndrojnë më gjatë siç qëndronin më përpara në spital. Nëse vala e shkurt-marsit shkonte në tre javë tani ka zbritur poshtë dy javëve për format e rënda”. Nga ana tjetër, prej 2 ditësh në spitale nuk raportohet për persona të intubuar.
