Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 13:26 Berisha mbron Elisa Spiropalin Lideri demokrat ka mbrojtur sot deputeten e PS Elisa Spiropali duke thënë se ajo po sulmohet nga Rama. Me tej Berisha shtoi se Spiropali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha ironizon Ramën dhe prezanton kandidatët në Durrës: Janë të pakorruptuar, SPAK po bën performancë

Aktualitet E shtunë, 22 Mars 2025 19:48
Basha ironizon Ramën dhe prezanton kandidatët në Durrës: Janë të pakorruptuar, SPAK po bën performancë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka prezantuar sot kandidatët për deputetë në qarkun e Durrësit para strukturave të partisë. Teksa vlerësoi figurat e përzgjedhura si të papërlyera apo të pakorruptuar, ai thumboi dhe akuzoi kundërshtarët për ‘telashet’ që po hasin me SPAK-un.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Më lejoni ta nis me një përgëzim për Durësin, sepse bëhet qyteti i parë në historinë e botës, në historinë e civilizimit, ndoshta dhe në historinë e sistemit diellor, që nuk ka një por ka dy kryebashkiakë: kryebashkiakun e Durrësit dhe kryebashkiakun e Tiranës. Me performancën e SPAK dhe me zullumin e madh të kryebashkiakëve të Edi Ramës, e afërt do të jetë dita kur Durrësi do të thyej rekordin e vet olimpik e do të ketë tre, katër, pesë kryebashkiak në qytetin e Durrësit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sigurisht njëri në zyrë, e tjetri në burg, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që të jenë të pestë në burg me njëri-tjetrin. Por ky nuk është problem për Edi Ramën, sepse deviza e tij është “një hajdut bie, mijëra hajdut ngrihen”. Kështu pra ka ecur në këto vite dhe pretendon se për këtë ai nuk ka asnjë përgjegjësi. Ky nuk ndihet përgjegjës që ka gjysmën e shokëve në burg!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Këtu janë kandidatët tanë, së shpejti do t’i dëgjojmë një nga një historinë e tyre. Por një gjë dua t’ju them, nuk ka krenari më të madhe, përmbushje më të madhe për mua, sesa fakti që gjithësecili prej tyre veç e veç e të gjithë bashkë, përfaqësojnë vlerat më të arrira njerëzore të komunitetit ku shkojnë dhe kërkojnë votën. Se janë në radhë të parë dhe mbi të gjitha prindër, se janë njerëz të pakorruptuar dhe s’kanë frikë dhe s’kanë pse të kenë frikë nga SPAK-u. Janë njerëz të devotshëm, të përkushtuar ndaj qytetarëve të vet edhe kur s’kanë patur gjë në dorë. E megjithatë e kanë sensin e përgjegjësisë. Një nga një kanë kaluar nëpër disa filtra tuajën, tanët e vijnë këtu për të kërkuar votën e qytetarëve.

Mund t'ju interesojë

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Para 40 minutash
Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Para 43 minutash
Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Para 1 ore

Nga ana tjetër është Edi Rama. S’mbaj asnjë përgjegjësi thotë, “po hanin kumbulla pas shpine”. Po si është kjo?! Se një herë mund të ndodhi, fute dorën nxore Sajen. Saja doli që e mbushi Shqipërinë me drogë. Të gjithë e panë, vetëm ky se kishte parë. Ok iku një. Fute dorën nxori Benin, tigrin e korrupsionit, ka 20 vite me Ben Ahmetajn në krah, edhe për këtë s’di gjë. Erdhi prokuroria për ta arrestuar, i dha dy javë kohë për t’u arratis. Një herë e kishte ministër Financash, pastaj ministër të Rindërtimit, pastaj ministër Inceneratorësh, aty ku bëhej kërdia. Kush e vuri Benin, ju e vutë, ky pra e vuri shokun e vet. S’di gjë thotë ça bënte Beni.

Fut dorën, nxjerr Erion Veliajn, ministri që bëri dasëm në dy kalatë e jugut, në Gjirokastër dhe Berat me kursimet e mamit. Pastaj na del që ka blerë të brendshme dhe bizhu 1 milionë euro. 1 milionë euro, Rama nuk dinte gjë. inceneratorët u bënë skandal ndërkombëtar, e publikoi Neë York Times, të gjitha gazetat e Europës, Bildi, ky s’dinte gjë.

Futi dorën, nxjerr Ter Kokën. Edhe Teri qejf o qejf me inceneratorët. Pastaj shokun e vet të basketbollit, Ilir Beqajn. Mos të futemi pak me deputetët e krebashkiakët e ministrat e tjerë që janë nën hetim. Një dyzinë shokësh dhe shoqesh, o në burg, o nën hetim për korrupsion. Ky thotë nuk di gjë po hanin mbrapa shpine. Dhe pastaj merret natën dhe thotë pula, bufi. Po a ka më buf se kur të hanë shokët pas shpine? Kush është bufi i bufave? Apo s’është bufi i bufave, apo është kreu i tavolinës ku ka 12 vite që vidhet Shqipëria dhe shqiptarët”.

Etiketat e lidhura

basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 40 minutash

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS
Para 43 minutash

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Para 1 ore

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 1 ore

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 13 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 18 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.