Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 19:06 Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Qukës-Prrenjas, pranë urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar jashtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha me fermerët e Devollit: Fermeri është i nënshtruar presionit dhe terrorit të shtetit

Aktualitet E shtunë, 16 Nëntor 2019 12:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur nga takimi që po zhvillon me fermerët në Devoll se ata kanë potencial por mungon qeveria që i mbështet. Teksa fermerët janë ankuar se po largohet fuqia punëtore. Ai është shprehur e gjithë Shqipëria punon për një kalçeto me oligarkë të Edi Ramës dhe se fermërët janë harruar.

Deklarata e plotë

Janë gjashtë apo shtatë sezone që vij këtu pranë jush dhe ndryshimet që shoh, ka ndryshime por nuk janë pozitive. Janë ndryshime negative, janë hapa prapa. Është bujqësia e braktisur, është fermeri i nënshtruar presionit, terrorit të shtetit, janë taksat dhe kostot e papërballueshme të cilat e bëjnë punën tuaj të pavlerë në këtë treg. Në vend që frytet e djersës tuaj të kthehen në mallra cilësore, në prodhime të freskëta, me kosto të përballueshme për qytetarët, në ushqime cilësore për fëmijët tanë dhe të sjellin fitime për punën kaq të lodhshme të fermerit shqiptarë, ato përfundojnë në kanal, pëfundojnë të pashitura. Dhe kjo e gjitha sepse sektori i bujqësisë dhe blegtorisë është sektori më i braktisur, më i shkelmuar nga kjo qeveri. I braktisur pa mbështetje, pa subvencione, i braktisur sepse taksat e larta dhe çmimet e larta në veçanti të naftës dhe të energjisë e bëjnë të pakonkurrueshëm prodhimin tonë me prodhimin e huaj, pasi vijnë në treg me çmime më të larta, me kosto më të larta.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çfarë ekonomia është kur me punën e palodhur të fermerit, kosto e mollës shkon 300 lekë të vjetra, ndërsa në treg nuk shitet dot më shumë se 150 lekë-200 lekë të vjetra. Kjo nuk është ekonomi, ky është ekzekutim. Pse ndodh kjo?! Sepse Devolli dhe Shqipëria janë i vetmi vend në Ballkan ku qeveria nuk e mbështet fermerin me para. Pak kilometra më këtej ndodhet Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Dy shtete më të rejat se tonat, dhe të dyja financojnë sektorin e bujqësisë secila prej tyre me 100 mln euro ën vit subvencione për fermerin. Për çdo kile prodhim fermeri kosovar merr një sasi të caktuar eurosh me të cilat arrin në mos të zerojë, të ulë në minimum kostot e naftës e plehrave kimikë, të farave, të fidanëve dhe arrin ët dalë në treg me një prodhiim cilësor, me një prodhim me çmim të arsyeshëm i cili shitet në një çmimi të arsyeshëm por edhe arrin të konkurrojë edhe me prodhime të tjera në tregun e eksportit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E njëjta gjë edhe me prodhimet e Maqedonisë së Veriut, fruta, perime, bulmet, mish dhe sektorë të tjerë peshkimi, blegtoria në Ballkan dhe kudo në Europë janë në qendër të mbështetjes financiare. Këtu vit për vit mbështetja financiare për fermerin ka rënë. Po të shikojmë zërin e buxhetit për vitin e ardhshëm është prapë në nivele minimale, dhe ai është vetëm numri që shkruajnë me dorë aty se të gjithë e dimë se as 1/3 e asaj shume nuk vihet në dispozicion, dhe akoma më pak shpërndahet.

Mund t'ju interesojë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 35 minutash
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 38 minutash
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 2 orësh

Dhe kujt i shpërndahet?! I shpërndahet një grushti njerëzish. Nga ana tjetër siç e dini fare mirë nga Kapshtica dhe njësoj si nga Kakavija, kamionët ecin me një drejtim, jo nga Shqipëria drejt eksportit por drejt Shqipërisë duke mbytur tregun prodhimet e huaja. E gjitha kjo është rezultat e një qeverie që ka braktisur prej ditës së parë jo vetëm premtimet por edhe për të mbrojtur fermerin shqiptar. Problemi nuk është mungesa e potencialit, të gjithë e dimë se Devolli ka potencial të jashtëzakonshëm që vihet në jetë nga njerëz punëtorë. Devolli është kthyer në shkollë më vete, për nga fushat e kultivimit të kulturave. Këtu mungon një qeveri që dëgjon dhe ju mbështet. Kjo qeveri ka mbyllur sytë dhe veshët dhe flet me propagandë, të gjithë paratë e buxhetit i jep një grushti oligarkësh.

Etiketat e lidhura

fermerët e DevollitLulzim Bashapresioniterrori i shtetit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 35 minutash

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 38 minutash

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike
Para 40 minutash

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?
Para 58 minutash

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 19 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 22 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 23 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.