Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha: Paketa e qeverisë, hap i parë i mirë, por i pamjaftueshëm. Buxheti ka 260 milionë euro për të paguar qytetarët

Aktualitet E hënë, 23 Mars 2020 21:33
Basha: Paketa e qeverisë, hap i parë i mirë, por i pamjaftueshëm. Buxheti ka 260 milionë euro për të paguar qytetarët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një interviste për Abc News, kreu i PD, Lulzim Basha ka kërkuar q ëtë mbyllen të gjitha fasoneritë dhe Call Center-at.

Sipas Bashës ky vendin duhet të merret menjëherë nga qeveria, pasi në këto biznese ka një numër të madh punonjësish dhe ndikon në pësrhapjen e Covid-19.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Para 55 minutash
Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 1 ore
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 2 orësh

Basha tha se paketa e qeverisë eshte hap i parë i mirë, por i pamjaftueshëm. Sipas tij, Buxheti ka 260 milionë euro për të paguar qytetarët dhe për të ruajtur vendet e punës

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pjesë nga intervista:

Kreu i PD, Lulzim Basha: Është një arsye më shumë që gjithësecili prej nesh të bëjë atë që i takon. Kjo është kryesorja që sot i kam bërë thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakoknshme. Të detajojë planin e bërë publik dhe të nisë menjëherë zbatimin e planin. Dhe të bëjë gati një plan tjetër që shuma  e parave të destinuara ti dalë përpara zinxhirit ekonomik.

Së pari dua ti shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave të sotme. Të prekurit të kenë shërim sa më të shpejtë. Qytetarët të ndjekin pikë për pikë udhëzimet. Këto masa përbajnë një sakrificë, por janë të domosdoshme për të shpëtuar jetë njerëzish. Duhen zbatuar pa asnjë mëdyshje. Nga zbatimi i masave varet edhe fatura e krizës së jashtëzakonshme. Këto masa po sjellim përkeqësim të gjendjes ekonomike, ndaj dua të përsëris thirrjen e qeverisë që të mos vonojë detajimin e paketës të bërë publike. Dua ta përsëris, gjendja e fatkeqësisë natyrore përcakton disa detyrime, por më e rëndësishme është mbyllja me urgjencë e të gjitha bizneseve që  punonjësit në masë punojnë në hapësira të mbyllura. Bëhet fjalë për call-center. Mbyllja e tyre është një hap i vonuar, ndaj kërkoj që si hap të parë nesh në mëngjes asnjë prej këtyre bizneseve të mos jetë i hapur.

Mirela Milori: Në tre momente që ju parmendët Rama ka pasur një përgjigje, cështja  e fatkeqësisë natyrore tha është çështje kohe.

Kreu i PD, Lulzim Basha: Mendoj se nuk duhet humbur asnjë minutë. Duhet të ishte bërë prej kohësh, tashmë kemi mbi 100 të infektuar.

Mirela Milori: I është bërë një pyetje në Abc News dhe kryeministri Rama ka thënë se nuk do të mbyllen, se janë pjesë e hallkave të zinxhirit prodhues dhe do të kishte një impakt negativ. Kërkesa juaj që nesër mos të jenë, nga qeveria nuk ka një mendim të tillë.

Kreu i PD, Lulzim Basha: Kam një mendim krejt ndryshe për fasonët dhe call centers nga ajo që ka shprehur kryeministri sot. Nuk është thjesht mendim vetëm i imi, është mendimi i ekspertëve tanë, është mendimi i përfaqësuesve të këtyre degëve të ekonomisë. Gjatë gjithë ditës së sotme kam qenë në kontakt me përfaqësues të shoqatave të fasonerisë, me pronarë dhe administratorë të call centers, të cilët pas mesazhit tim të paradites, në mënyrë unanime pa asnjë përjashtim, e kanë mbështëtur dhe kanë përshëndetur kërkesën time. Mendoj se kryeministri duhet t’i dëgjojë ata. Gjithashtu duhet të dëgjojë çdo propozim që vjen, qoftë nga opozita sepse qëllimi im, qëllimi i Partisë Demokratike, i opozitës nuk është as t’i bëjë hije, as t’i bëjë karshillëk kryeministrit, por të ndihmojë sa është e mundur përmes propozimeve konstruktive për marrjen e masave të domosdoshme në këtë gjendje lufte, siç e ka quajtur, në këtë gjendje të veshtirësisë së jashtëzakonshme për njerëzit. Dhe këtu nuk ka absolutisht asnjë diskutim:
E para Që këto biznese jane vatra të rrezikshme, të cilat zhvlerësojnë çdo përpjekje tjetër që bëhet për distancimin social, hedhin poshtë çdo përpjekje tjetër që bëhet nëpër shtëpitë duke i mbajtur të izoluar njerëzit, në qoftë se kryefamiljarët, kryefamiljaret në rastin e fasonerisë, i mbledhim në ambiente të mbyllura në një afërsi të tillë fizike me shumë pak mjete mbrojtëse, krejtësisht të pamenaxhueshme. Pra, është qartësisht një bombë me sahat.
E dyta, nuk janë biznese jetike, në veçanti fasoneria, e cila e ka mbi 90% biznesin e lidhur me Italinë apo Francën, apo Spanjën, në komunikimin e përditshëm që kam operatorët ekonomikë në Shqipëri, ka më shumë se dy javë që kjo degë e ekonomisëc si dhe degë të tjera kanë stapuar praktikisht. Sepse e tërë Italia është futur prej më shumë se një muaji në një situatë ndalimi të çdo aktiviteti jo esencial ekonomik, po kështu edhe vendet e tjera. Pra, nuk bëhet fjalë këtu për aktivitetet jetike për ekonominë. Aktivitetet jetike për ekonominë janë ato që mbështesin zinxhirin e përditshëm të furnizimit me mallra ushqimore, farmaceutike, ujin, energjinë.

Pyetje: Çfarë do të kishit bërë ndryshe dhe çfarë do të ishte një këshillë konkrete për qeverinë në këto momente për të ndërmarrë hapat e duhur?

Lulzim Basha: E kam konsideruar një hap të parë, të mirë po të pamjaftueshëm. Mendoj se është me rëndësi të veprohet në kohë, çfarë ka ikur nuk kthehet më, por tani duhet njëherë e mirë të lëmë mënjanë çdo veprim të natyrës “për inat të sime vjehrre” etj Duhet të gjithë t’a ndjejmë që secili nga pozitat e veta unë nga pozita e kryetarit të opozitës, zoti Rama nga pozita e kryetarit të qeverisë, të tjerët nga pozitat e tyre, përgjegjësitë e tyre të bëjmë gjithçka për të ndihmuar njerëzit, për të ndihmuar në rradhë të parë mjekët, personelin shëndetësor ku ndjekja në kohë e problematikës me të vërtetë mund të ndihmojë shumë. Përshembull, tenderat qe u hapën para katër ditësh për respiratoret, apo pra dy ditësh për pajisjet mbrojtese mund të ishin hapur më parë, megjithatë me mirë vonë se sa kurrë. Le të mësojmë nga këto sa më shpejt për t’u ardhur në ndihmë mjekëve tanë, infermierëve tanë, personelit tonë shëndetësor, të cilët të mos harrojmë po jetojnë kohërat më të vështira të jetës së tyre për të mbrojtur jetët tona. Se dyti, të ndërmarrim të gjitha mjetet e nevojshme që shumica dërrmuese e shqiptarëve që ju kemi kërkuar më të drejtë të vetëkarantinohen, të izolohen, të ruajnë distancim social t’u garantojmë minimumin jetik, sepse një pjesë e madhe prej tyre nuk i ka të garantuar këtë minimum jetik dhe kemi parë edhe media juaj ka transmetuar pamje të qytetarëve ne shtrëngese të madhe ekonomike të cilët janë detyruar në ditët e tregut kemi parë pamje të dhimbshme, mund t’i shmangim këto pamje dhe për këtë plani që ne kemi paraqitur ka evidentuar në buxhetin aktual si hap të parë plot 260 milionë euro ku bëjnë pjesë jo vetëm 120 milionë euro të 10 koncesioneve, por bëjnë pjesë po kështu edhe shpenzime operative, pra shpenzime që janë luks në çdo kohe dhe luksi i tepërt ne kohë krizë si dhe investime publike jo esenciale në këtë kohë, pra qofshin këto investime në rrugë apo investime të tjera që për momentin nuk janë esenciale. 260 milionë euro që menjëherë mund të vendosen në dispozicion të këtyre tre drejtimeve kryesore shëndetësisë, shtresave që kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme, për bukën e gojës dhe ekonomisë, biznesit të vogël që është motorri i ekonomisë, është shtylla kurrizore dhe nuk mund të lejojmë të na e thyejë kjo krizë, sipërmarrjes në tërësi por, po kështu, edhe fermerët shqiptarë.

Etiketat e lidhura

Lulzim Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 46 minutash

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 51 minutash

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 55 minutash

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 1 ore

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 19 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 17 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.