
Gjatë prezantimit të platformës së re digjitale të Partisë Socialiste, ku do të kenë akses të gjithë anëtarët e kësaj partie, kryeministri Edi Rama përjashtoi një bashkëpunim të mundshëm me Partinë Demokratike nëse më 25 prill nuk merr votat e nevojshme për të formuar i vetëm qeverinë. ”Ditën që shqiptarët nuk do të më besojnë mua që të jem në rolin e kryeministrit, unë do t’i përqafoj të gjithë shqiptarët me mirënjohje dhe do t’u them puna e mbarë atyre që do të marrin stafetën”, tha kreu i qeverisë.