Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 12:46 Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesmarrës. Berisha nuk merr pjesë Para kryeministrisë ka filluar protesta e e PD. Deputetët e Partisë Demokratike dhe simpatizantët e saj janë vendosur para Kryeministrisë. Nuk ka shumë pjesmarrës,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Berisha paralajmëron protesta të qëndrueshme

Aktualitet E mërkurë, 17 Dhjetor 2025 18:33
Berisha paralajmëron protesta të qëndrueshme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i PD-së, Sali Berisha është shprehur se kryeministrin Edi Rama e rrëzojnë vetëm protesta dhe lëvizje të qëndrueshme, ku qytetarët të mos largohen nga sheshi. Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ku tha se opozita do të shkojë drejt këtyre protestave të qëndrueshme. Berisha tha gjithashtu se qeveria e Ramës është e lidhur me bandat kriminale dhe sipas tij, besimi i qytetarëve është vetëm te opozita.

Pjesë nga fjala e Berishës

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Para 47 minutash
Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Para 1 ore
Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Para 1 ore

Pra, jemi këtu, jemi në emergjencë, jemi në provën e guximit tonë. Nuk ikën ai, po nuk u ngritëm ne, harrojeni. Ai do fillojë, unë udhëheqësi i reformës, do vahzdojmë reformën. Jo, tani do flasim ne. Tani do flasim. Por kësaj here, beteja jonë është me sakrifica. Beteja jonë është me përballje. Nuk mund të tërhiqemi ne. Jo, kjo është prova jonë e madhe. Përsëri, besimi i shqiptarëve është tek ne, se në qoftë se nuk do na shihte për të qenë, nuk do na votonte fare, do na shuante.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por a kemi bërë ne përpjekjen finale për rrëzimin e tij? Jo, nuk e kemi bërë. Ne kemi bërë shumë protesta. Mirë kemi bërë, kemi treguar, të themi, muskuj. Kemi bërë lëvizje, por nuk ishin ato që mund të rrëzonin Edi Ramën. Jo, Edi Ramën e rrëzon ajo lëvizje që ngjit aty dhe nuk shqitet më. Ajo lëvizje. Dhe ne do e bëjmë atë lëvizje. Ne do ta kemi shumë të qartë. Edi Ramën e rrëzon ajo lëvizje që diversifikohet me greva, me protesta, me demonstrata, me greva urie, me të gjitha format.

Tani jemi në të drejtën e Zotit. Tani kemi ligjin ndërkombëtar që thotë se zgjedhjet i ka dhunuar. Kemi ligjin kombëtar që thotë se zgjedhjet i bëri farsë. Kemi përpjekjet e tij të çmendura për të kontrolluar gjithçka në këtë vend. Dhe së fundmi, peng i Lubi Ballukut. Është peng. E dëgjuat ju dje një dosje tjetër që doli? A e dini se çfarë është ajo? Ajo është dosja më e pashembullt në historinë e një shteti.

A mund të imagjinoni ju, një agjenci kombëtare që varet direkt nga Këshilli i Ministrave? AKSHI është agjenci e Këshillit të Ministrave, ku në një hark kohor 6-mujor të merren peng një biznesmen dhe një ish-zyrtar. Të merret peng ish-ortaku i baxhanakut, i kunatit të Linda Ramës, të Linda Ramës, dhe asnjë prej nesh të mos dijë asnjë fjalë se është marrë peng. Të mos ketë asnjë njoftim. Asnjë njohuri. Marrë peng në bashkëpunim me policinë, dërguan në bodrumet e kriminelit Suel Çela, torturuar gjer për vdekje, urdhëruar që brenda orësh të tërheqë të gjithë ankesat për tenderat e Spakut, dhe lëshuar në një pyll, gjysmë i gjallë dhe gjysmë i vdekur, dhe përfundon në Gjermani ku rrëfen të gjithë të vërtetën e AKSHI-t, krenarisë së Edi Ramës.

Fatmirësisht, prokuroria gjermane i sjell të dhënat, se ajo ishte ngjarje nga më tronditëset. Prisni, tre muaj pas këtij, po këtë nuk e mori vesh, kaq sekret… po pse kaq sekret? Se në krye të policisë është një kriminel më i keq se çdo kriminel tjetër në Shqipëri dhe ky e ka emrin Ilirjan Proda. Edi Rama për të ka hequr dy ministra, ta dini këtë dhe ta dinë shqiptarët. I ka hequr se u ka thënë, ju nuk keni asnjë punë për policinë, ata pra kishin çelësat e kashtës. Haptas, se kemi Prodën aty. Një kriminel.

Një javë më parë, ta dinë shqiptarët, një Igli Haxhiaj, një oficer i antiterrorit, ka dëshmuar se të gjitha që kam bërë, i kam bërë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë. Dalim pak tek pengu tjetër i kopshtit privat të Edi Ramës. Pengu tjetër, Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm i AKSHI-t, sipërmarrjes familjare të Edi Ramës. Danielin, shkon kjo Mirlinda në Skap, e pyesin nja shtatë-tetë orë, ka mundësi të ketë dekonspiruar ndonjë, nuk kam të dhëna, por sa del nga Skapi, drejt e në zyrë firmos shkarkimin e Danielit.

Danieli del në punë të vet, një ditë prej ditësh e rrëmbejnë në mes të bulevardit, me të njëjtën skemë, me skemën që u rrëmbye Gerondi. E rrëmbejnë dhe e marrin, atë e shpëtoi Zoti se bëri një mesazh, që më rrëmbyen njerëz me uniformë, megjithatë e marrin dhe e çojnë në bodrumet e Suelit, Sueli e bën për vdekje, kthehet dhe shkon në shtëpi dhe gjer sot nuk ka një njeri të ketë folur me të një fjalë, as polic, as prokuror, askush. Pse? Sepse krimi shtë kryer nga familja. Sepse Ergys Agasi është organizatori. Ergys Agasi, siç organizoi rrëmbimin e Gerondit, organizoi rrëmbimin e këtij tjetrit. Çfarë do bëjmë ne? Do presim të rrëmbejë një nga një njerëzit ky? Jo, absolutisht. Tani është fundi.

Etiketat e lidhura

PDprotesta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 34 minutash

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesmarrës. Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron
Para 47 minutash

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!
Para 1 ore

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm
Para 1 ore

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 15 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 16 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 16 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 18 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.