Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Biologu, Et’hem Ruka: S’ka terapi e vaksinë kundër Covid! Ja arma më e fuqishme për të minimizuar dëmet e tij!

Aktualitet E enjte, 9 Korrik 2020 08:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Biologu Et’hem Ruka, përshkruan situatën e frikshme të krijuar nga pandemia e koronavirusit në mbarë botën, ku regjistrohen mbi 11 milionë të infektuar dhe 545 mijë të vdekur, ndërsa shifra shqetësuese po regjistrohen prej javësh edhe në vendin tonë.

Biologu i njohur shkruan në ‘Facebook’ se situata nuk është aspak optimiste në vendin tonë, pasi një pjesë e qytetareve shqiptarë ende thonë se pandemia nuk ekziston, dhe se koronavirusi është një gënjeshtër e madhe.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Para 1 ore
Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 9 orësh
Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Para 10 orësh

Mesazhi i plotë:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

KU JEMI ME PANDEMINË COVID-19?

Sot, bota po përballet me nje krizë të pashembullt sanitare, shkaktuar nga pandemia Covid-19. Numri i të infektuarve arriiti 11.8 milionë raste, ndërsa numri i të vdekurve 545.000. OBSH deklaron se pandemia po vjen duke u rënduar në botë. Amerika po arrin numrin rekord te infektimeve ditore. Me 3 korrik numri i të infektuarve u bë më i madh se ai i të gjitha vendeve europiane. 40 000 raste ne dite ne SHBA dhe 969 të vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa në Brazil 45.305 raste ditën e fundit dhe 1254 të vdekur. Disa vende po përjetojnë një valë të re infektimesh dhe kanë shpallur izolime për disa pjesë të popullsisë.

Situata nuk paraqitet aspak optimiste edhe ne vendin tone. Qershori dhe korriku shënuan një rritje te konsiderueshme te rasteve pozitive e për pasoje edhe të vdekjeve. Ditët e fundit përqindja e të infektuarve arrin në 40% të numrit të përgjithshëm të infektimeve duke filluar nga 9 marsi e deri më sot, ajo e të shëruarve 57%, ndërsa e vdekjeve 3%.

E megjithatë, një pjesë e qytetareve shqiptarë ende thonë se pandemia nuk ekziston, dhe se koronavirusi është një gënjeshtër e madhe. Të duket vetja i pamend kur degjon pohime te tilla, jo nga njerëz te thjeshte, por nga intelektuale e per me keq akoma edhe nga mjekë.

Paradokset nuk kane fund! Jemi ne që dolëm në ballkone dhe duartrokitëm solemnisht mjeket infeksioniste te vijes se pare duke i konsideruar heronjte tanë dhe tani kur dalin në emisione televizive për të dhnë opinione i masakrojmë me sharje. Këta mjekë, si dhe ndihmësit e tyre janë me të vertet heronj, spepse jo vetëm kanë kthyer në jetë një numër të madh pacientesh që kanë prekur kufirin e fundit të jetës, por edhe sepse një pjesë e tyre janë infektuar, madje kanë humbur edhe jeten.

Na këshillojnë mjekët tanë, na këshillojnë bijat dhe bijtë tanë të mrekullueshëm që ponojnë si mjekë e infermierë në spiatalet me emër në botë, por ne bëjmë siku i dëgjomë. Andej i respektojnë duke i quajtur heroi ose heroina ime, ndërsa ne bëjmë sikur.

Një pjesa jonë e ka “gjetur” ilaçin anticovid, duke lënë mbrapa vendet më të zhvilluara të botës: raki dhe hudhra! Të tjerë thonë jemi nga veriu ose nga jugu dhe s’ka c’na ben virusi. Dhe këta nuk janë të pakët, përkundrazi janë shumë, aq shumë sa që opinionet e tyre mbytin opinionet e specialistëve të fushës dhe njerezve të shkencës.

Kushdo është i lirë të bëjë çfarë të dojë me jetën e vet, por deri në atë pikë sa mos të rrezikojë jetën e të tjerëve. Shqipëria ka të moshuar, Shqipëria ka mbi 80 000 diabetikë, Shqipëria ka mbi 80 000 që vuajën nga sëmundje të zemrës, Shqipëria ka dhjetra mijra njerës që vuajnë nga hipertensioni e semundjet renale. Të gjitha këto kategori janë më të rrezikuarat. Askush nuk ka të drejtë të luajë me jetën e tyre, vetëm nga mosbindja për zbatimin e rregullave që janë aq të domosdoshme për të ulur mundësinë e transmentimit të virusit.

Asnjeherë nuk është von të mendojmë se zjarri që ka rënë në fshatin tjetër mund të mbrijë shume shpejtë edhe në fshatin, lagjen dhe shtëpinë e gjithesecilit! Unë, si biolog, shkruaj çdo ditë për të ndërgjegjësuar miqtë e mij, shkruaj për gjëra të vogla, por jo të parëndësishme.

Ata që e kuptojnë situaten janë shumica dërmuese e qytetarëve. Të gjithë bashkë mund të bëjmë një zë të fuqishëm për të krijuar një opinion dominues. Shteti ka punën e vet dhe nuk jam duke e analizuar punën e tij, por thjeshte po kujtoj se për të pabindurit ka edhe penalitete.

Une mendoj se ndërgjegjësimi është arma më e fuqishme për të minimizua dëmet e kësaj pandemie, për të cilën nuk ka terapi të përshtashme dhe as vaksinë për ta mposhtur.

Me teoritë konsprative dhe lëvizjen anti-vaksinë le të merren të tjerët. Si vend, jemi shumë të vegjël për tu marrë me gjëra kaq të mëdha!

Etiketat e lidhura

BiologuCOVIDEt’hem Ruka
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 1 ore

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 1 ore

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 9 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 12 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 10 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.