Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BIRN: Projekti i qeverisë për ”pasaportat e arta” ngre shqetësime të sigurisë. BE kundër

Aktualitet E martë, 16 Gusht 2022 18:24
BIRN: Projekti i qeverisë për ”pasaportat e arta” ngre shqetësime të sigurisë. BE kundër
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria shqiptare avancoi një ide të vjetër të kryeministrit Edi Rama për të shitur pasaportën shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri, pavarësisht kritikave të përsëritura të Bashkimit Europian se kjo skemë bie në kundërshtim me vlerat e Unionit.

Përmes një vendimi të miratuar më 29 korrik, qeveria i hapi rrugën punësimit të një kompanie ndërkombëtare për promovimin e e pasaportës shqiptare në botë. Vendimi parashikon “zbatimin e procedurave të koncensionit partneritet publik/privat në programet e shtetësisë”; duke e futur këtë sektor si fushë të re në ligjin e koncensioneve.

Bledar Skënderi, drejtor i Agjencisë së Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë, AHPVSH, i tha BIRN se ky vendim shënon fillimin e ndërtimit të programit të shtetësisë për investim. “Pas këtij vendimi do të ngrihet një grup pune në Ministrinë e Brendshme që do të hartojë programin. Më pas do të hapet një garë ndërkombëtare, ku do të zgjidhet kompania fituese në bazë të ekspertizës dhe përvojës që ofron në këtë fushë,” shpjegoi Skënderi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ideja e qeverisë shqiptare për të aplikuar skemën e shtetësisë përmes investimit – e njohur ndryshe si “pasaporta e artë” është kritikuar ashpër ndaj Bashkimi Europian në progres-raportin e vitit 2021. “Skema të tilla paraqesin rrezike në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe janë të papajtueshme me legjislacionin e BE-së. Si vend kandidat, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të tillë”,-thuhet në raport.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por përfaqësuesi i qeverisë, Skënderi, i konsideroi si paragjykuese shqetësimet e Brukselit, ndërsa shtoi se u kishte shpjeguar përfaqësuesve të delegacionit të BE-së në Tiranë garancitë që do të ofronte procesi. “Është proces i paragjykuar, por do i japim të gjitha garancitë”,-tha Skënderi. “BE thotë se vlerat europiane nuk janë në shitje, por ndërkohë në Francë hyjnë 100 mijë veta pa u verifikuar”.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 5 orësh
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 7 orësh
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 8 orësh

Problemet e sigurisë

Shqipëria është vendi i tretë i Ballkanit pas Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut që po bëhet gati të aplikojë pasaporta përmes investimit – por zbatimi i këtyre programeve në shtete të tjera ka treguar se sfidat e sigurisë janë të mëdha. Fabian Zhilla, ekspert me Iniciativën Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional i tha BIRN se rreziku i përfitimit të personave të përfshirë në krimin e organizuar apo në terrorizëm është real edhe për Shqipërinë.

“Ky projekt ka disa probleme,” tha Zhilla, ndërsa veçoi mungesën e kapaciteteve për verifikim dhe vendosja e Shqipërisë në një pozitë të vështirë në raport me BE-në në procesin e integrimit. “Sa të afta janë institucionet tona që të bëjnë filtrimin e kontigjenteve që nuk do të duam të vijnë këtu?!”- pyet Zhilla. Sipas tij, agjencitë shqiptare nuk bëjnë dot verifikimin e pronave të kriminelëve shqiptarë, duke vënë në dyshim aftësinë për të verifikuar kriminelët ndërkombëtarë.

Sipas tij, shitja e pasaportave mund t’a bëjë Shqipërinë një target të vendeve për të cilat nuk ka as informacione bazike, si për shembull Afrika. Ekspertët shohin gjithashtu përfitime minimale pas kësaj skeme në raport me kostot që mund të shkaktojë në procesin e integrimit me BE.

Arben Malaj, pedagog në Universitetin e Tiranës dhe ish-ministër i Financave tha se nuk besonte se ky program do të fuste kapitale të mëdha me ndikim në ekonomi. Malaj renditi gjithashtu disa nga risqet që mbart projekti i qeverisë. “Risqet potenciale kanë të bëjnë së pari me sigurinë kombëtare, pastaj me pastrimin e parave si kanal,” tha Malaj, duke sjellë në vëmendje rastin e biznesmenëve indianë që përfituan nënshtetësinë shqiptare ndërsa ishin të dënuar në vendin e tyre për pastrim parash.

Në shkurt 2018, Nitin dhe Chetankumar Sanderasa u pajisën me nënshtetësi shqiptare nga Presidenti i Republikës, pavarësisht se kërkoheshin nga India për krime ekonomike. “Këto pasaporta janë të arta vetëm për përfituesit e tyre, po në impaktin e tyre në ekonomi, sidomos në sektorët prioritarë, përfitimi është i reduktuar,” shtoi Malaj.

Sipas Malajt, zbatimi i programit për shitjen e shtetësisë do ta vendoste Shqipërinë në një pozitë të vështirë përballë Bashkimit Europian. “Qëndrimet kritike të BE duhen respektuar,” tha Malaj, ndërsa theksoi se vendi duhet të bëjë kujdes që nismat të mos bien ndesh me legjislacionin europian.

Skënderi nga Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë i tha BIRN në përgjigje të shqetësimeve për sigurinë se qeveria mund të kontraktojë ‘një kompani të dytë për certifikimin e aplikantëve”. Megjithatë, ai shtoi se ky koncesion nuk do të rëndonte mbi financat publike. “Zero. Kompania fituese do të paguhet nga aplikantët që do të shpallen fitues, do të paguhet me përqindje,” tha Skënderaj. Qeveria nuk ka vendosur ende një çmim për pasaportën shqiptare, e cila renditet në vendin e 53 në indeksin botëror Henley dhe ofron udhëtim pa viza në 115 shtete të botës.

Marrë nga /Reporter.al/

Etiketat e lidhura

beedi ramapasaporta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 5 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 5 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 8 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 7 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.