Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
BIRN: Vendim i drejtë, gjykata angleze lë në fuqi sanksionet kundër Sali Berishës si person ”non-grata”

BIRN: Vendim i drejtë, gjykata angleze lë në fuqi sanksionet kundër Sali Berishës si person ”non-grata”

Aktualitet
E hënë, 17 Qershor 2024 16:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-kryeministri Sali Berisha humbi mundësinë e fundit për të pastruar figurën e tij në Mbretërinë e Bashkuar pasi një gjykatë vendëse hodhi poshtë pretendimet e shumta të dorëzuara nga avokatët e tij kundër një vendimi të vitit 2022 që e sanksionon atë për përfshirje në korrupsion madhor gjatë kohës kur ai ka qenë kryeministër në Shqipëri.

Berisha i cili së fundmi mori vulën dhe simbolet e Partisë Demokratike duke u bërë praktikisht udhëheqës i padiskutueshëm i opozitës së djathtë në Shqipëri, pati më pak fat në Mbretërinë e Bashkuar, ku Komisioni i Posaçëm i Apelit për Imigrimin konsideroi vendimin që e shpall atë si të korruptuar të drejtë dhe të mbështetur në informacione të besueshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 3 minutash
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 1 ore
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e d...

Para 2 orësh

Fergus Randolph KC, një avokat i nivelit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar, ishte ankuar në sistemin e drejtësisë së këtij vendi për llogari të Berishës duke ngritur një numër të madh pretendimesh, përfshirë argumentin se qeveria britanike e ka marrë vendimin mbështetur në informacione të pabesueshme, të tilla si burime të hapura dhe artikuj kritikë, apo se vendimi është disproporcional pasi godet një politikan i cili ka tashmë një dekadë në opozitë dhe jo një politikan në pushtet si z. Rama, i cili përshkruhet nga avokati i Berishës si një person që bashkëpunon me krimin e organizuar nga pozicioni i pushtetit. Randolph pretendoi më tutje se Mbretëria e Bashkuar nuk mundet të dënojë një ish-drejtues shteti për shkak se ky i fundit duhet të ketë imunitet sovran.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjykata i hodhi poshtë të gjitha pretendimet, përfshirë aludimin e përsëritur shpesh nga Berisha se shpallja e tij i padëshirueshëm apo non grata mbështetet në informacione mediatike të pabesueshme. Në lidhje me çështjen e besueshmërisë së informacionit që solli shpalljen e Berishës non grata, vendimi, i parë nga BIRN, thotë: “Nëse marterialet do të kufizoheshin te artikujt e burimeve të hapura nga gazetat apo faqet e internetit, ne dyshojmë se këto në vetvete do të kishin furnizuar një bazë të përshtatshme për konkluzione specifike […]. Por materialet që ne kemi parë përfshijnë një vlerësim të kujdesshëm të besueshmërisë së gazetave dhe faqeve të internetit, të bërë nga ata që kanë njohuri dhe eksperiencë specifike mbi kushtet e Shqipërisë.”

Gjykata thekson gjithashtu se “vendimet u mbështetën në një sasi të madhe raportimesh të brendshme në formën e telegrameve diplomatike, të cilat janë komunikime diplomatike nga Ambasada në Tiranë për Ministrinë e Jashtme në Londër. Këto vlerësime nuk u përgatitën për qëllime të procedimit apo për të informuar vendimin për ndalim: përkundrazi, ato u përgatitën në kohë reale dhe u komunikuan në mënyrë që t’i japin qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar informacionin më të saktë të mundshëm për një vend të caktuar”.

Gjykata deklaron se këto informacione të raportuara në kohën e ndryshme “në këndvështrimin tonë, ofrojnë burime të përshtatshme informacioni për qëllim të marrjes së një vendimi ndalimi të hyrjes.” Berisha, 79, u sanksionua fillimisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit më 2021. Ai pretendon se sanksionet kundër tij “mbështeten në gënjeshtra”.

Berisha ka qenë në arrest shtëpie që nga dhjetori i kaluar, i dyshuar nga prokurorët shqiptarë se ka ndryshuar një ligj në përfitim të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Berisha dhe Malltezi hedhin poshtë pretendimet si të pavërteta. Duke komentuar vendimin e dhënë në Londër, Berisha tha të hënën: Vendim i SIAC shton një kat në monumentin e korrupsionit dhe turpit të vendimit për përjashtimin e Sali Berishës”. /BIRN/

Etiketat e lidhura

Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 3 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 7 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.