Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 22:58 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë Juristi Kreshnik Spahiu vlerëson se përçarja e opozitës mund t’i sigurojë Partisë Socialiste një fitore të lehtë në garën për Bashkinë e Tiranës. Sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BIRN: Vota e Diasporës në pritje të një zgjidhjeje ligjore

Aktualitet E martë, 31 Tetor 2023 18:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, diskutuan të martën për garantimin e të drejtës së votës për diasporën shqiptare, në një tryezë të organizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP). Një vendim i Gjykatës Kushtetuese që konstatoi cënimin e kësaj të drejte në zgjedhjet e fundit dhe i kërkoi Kuvendit që ta adresonte ligjërisht vijon të mbetet peng i ngërçit politik, pa një zgjidhje konkrete për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.

Për Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vota e diasporës mbetet peng e boshllëqeve ligjore. “Nëse nuk do të plotësohet boshllëku ligjor i konstatuar nga Gjykata Kushtetuese, në zgjedhjet e vitit 2025 nuk do të ketë votim nga jashtë”, tha ai. Sipas Celibashit, duhet vetëm vullnet politik për ta bërë këtë gjë, por edhe të bëhet në kohë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Nëse bëhet më vonë, për shembull 6 muaj para zgjedhjeve, KQZ nuk ka kohë që ta implementojë”, shtoi Celibashi. KQZ nuk mund të ndërmarrë hapa për anën rregullatore të procesit pa u shprehur Kuvendi për vendimin e GJK-së, këmbënguli kreu i këtij institucioni. I pyetur nga drejtori i ISP-së, Afrim Krasniqi, se a mund të ndërmerrte KQZ një hap publik për të nxitur Kuvendin që të zbatojë vendimin e Kushtetueses, Celibashi u përgjigj se “vendimi është i qartë dhe duhet zbatuar në një afat kohor, që është janar 2024”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deputetët e Kuvendit të pranishëm nga gjithë spektri politik shprehën mbështetjen për garantimin e kësaj të drejte, por pranuan se vendimmarrja për reformën zgjedhore ishte politike dhe duhej një konsensus në Komisionin e Reformës Zgjedhore në Kuvend. Ky komision nuk po funksionon prej më shumë se një viti dhe nuk siguron një konsensus të gjërë politik pas përçarjes së grupit parlamentar të PD-së dhe debatit mes dy grupimeve për përfaqësimin në përbërjen e tij.

Mund t'ju interesojë

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim t...

Para 6 orësh
Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Para 6 orësh
Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria synon të tërheqë investime dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik rajonal

Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria synon të tërheqë investime dhe të forcojë bashkëpunimin ...

Para 7 orësh

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cilësoi të rëndësishme dhënien e të drejtës së votës për emigrantët dhe tha se kjo duhet të ishte beteja e opozitës. “Nuk i falet opozitës që nuk e ka çuar përpara këtë gjë, pasi mazhorancës mund të mos i interesojë vota e tyre, pasi nëse këta shqiptarë kanë ikur ata kanë ikur dhe për shkak të keqqeverisjes”- tha ajo. Sipas Tabakut, në çdo palë zgjedhje vërehet ulja në mënyrë drastike e përqindjes së pjesëmarrjes në votime që i atribuohet pamundësisë për të votuar të shqiptarëve me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit.

Ndërsa deputeti i PS-së, Lavdërim Krrashi, një ish-emigrant, tha se ai personalisht do të luftonte që kjo e drejtë të bëhej realitet, pasi ishte një e drejtë që duhej ta kishte çdo shqiptar. “Për mua kjo është edhe një çështje personale”, tha ai. Për deputetin e opozitës, Oerd Bylykbashi, koha e diskutimeve dhe e nxitjes së institucioneve për të vendosur për këtë çështje ka mbaruar. “Tani është koha të veprojmë sa më shpejt”, tha ai, duke e cilësuar detyrë të Kuvendit që të bëjë reformën zgjedhore.

Sfidat teknike të realizimit të votimit u prekën më pak në diskutime. Sipas drejtorit të ISP-së, Krasniqi, qëllimi i tryezës ishte të debatohej në nivel politik të vendimmarrjes dhe angazhimit. E drejta e votës për diasporën garantohet si detyrim në disa dokumente strategjike të miratuara nga qeveria dhe Kuvendi, dhe është pjesë e dokumenteve kryesore të Bashkimit Europian për Shqipërinë, tha ai, duke ngritur pikpyetje mbi përgjegjësinë politike për realizimin e reformës zgjedhore. /BIRN/

Etiketat e lidhura

vota emigranteve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 5 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 6 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve
Para 6 orësh

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca
Para 6 orësh

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 8 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 14 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!
Para 9 orësh

Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 5 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.