Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Blushi: 251 kriminelë të lirë dhe opozita në burg

Aktualitet E hënë, 18 Gusht 2025 15:54
Blushi: 251 kriminelë të lirë dhe opozita në burg
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia e Lirisë akuzon qeverinë dhe strukturat ligjzbatuese të saj se nuk po arrestojnë 251 kriminelë me urdhër-arreste të lëshuara nga SPAK-u dhe të miratuara nga GJKKO-ja. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi vë theksin tek mosekzekutimi i këtyre urdhrave, ndërsa bëri analogji me rastin e kundërt për presidentin e partisë, Ilir Meta, duke thënë se u rrëmbye në rrugë si opozitar dhe u burgos. ”Dështimi për të kapur 251 kriminelët është një akt-akuzë e rëndë për vet SPAK, për GJKKO-në, për Policinë e Shtetit dhe për Shërbimin Informativ, që nuk janë kanë pushuar së qeni institucione për garantimin e respektimit të ligjit dhe mbrojtjes së sigurisë kombëtare, por janë shndërruar në filiale të mafias që ka kapur sot shtetin”, tha Blushi.

Deklarata e plotë 

Mosekzekutimi i 251 urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK dhe të miratuara nga GJKKO kundër kriminelëve më të rrezikshëm në Shqipëri është konfirmimi zyrtar i kapjes totale të shtetit nga mafia. Në çdo vend normal që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian, ky akt i kapitullimit të shtetit të së drejtës para krimit të organizuar do të ishte fundi i çdo qeverie. Por, në Shqipërinë e Edi Ramës, është suksesi i modelit mafioz të shtetit që ai ka ndërtuar, duke kapur çdo pushtet dhe asgjësuar pavarësinë e çdo institucioni ligj-zbatues: drejtësi, polici, ushtri dhe shërbime sekrete.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

251 bosë të krimit të organizuar, trafikantë ndërkombëtarë dhe vrasës, janë në liri të plotë, sepse ata janë pjesë integrale e Narkopushtetit të Edi Ramës. Janë partnerët e tij të ngushtë elektoralë, mjetet e frikës, ushtria e tij personale që ble dhe vret votën e lirë dhe pengon dhunshëm rotacionin politik. Këtë e pranoi hapur edhe Parlamenti Europian, përmes kreut të misionit vëzhgues, Michael Gahler, që deklaroi publikisht se strukturat kriminale nuk lejojnë rotacionin e pushtetit në Shqipëri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dështimi për të kapur 251 kriminelët është një akt-akuzë e rëndë për vet SPAK, për GJKKO-në, për Policinë e Shtetit dhe për Shërbimin Informativ, që nuk janë kanë pushuar së qeni institucione për garantimin e respektimit të ligjit dhe mbrojtjes së sigurisë kombëtare, por janë shndërruar në filiale të mafias që ka kapur sot shtetin. 251 kriminelë në liri janë prova tronditëse se si SPAK, qartazi është vënë në shërbim të interesave elektorale, politike dhe personale të Edi Ramës, jo për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta, por vetëm për të goditur, shantazhuar, hetuar dhe arrestuar kundërshtarët e tij politikë, që dënohen për shkak se gjykatësit dhe familjet e tyre janë nën përgjim dhe presion permanent nga Prokuroria e Posaçme.

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 30 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 2 orësh

Rrëmbimi terrorist me policë-banditë i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe mbajtja e tij në izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale, si dhe mos arrestimi i 251 kriminelëve më të rrezikshëm në vend provon qartë se ky institucion është aleati kryesor i Edi Ramës për vrasjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe për konsolidimin e regjimit të tij mafioz dhe autoritar, që tanimë po përpiqet të instalohet me ligj nëpërmjet një Kodi të ri Penal të denjë për “Republikat e Bananeve”.

Në vend të arrestojnë 251 bosët e krimit, Policia e Shtetit dhe Ushtria përdoren për të vrarë fjalën e lirë, jo vetëm duke i ndërprerë dhunshëm sinjalin televizionit News 24, por edhe duke e thelluar më tej paligjshmërinë me moslejimin arbitrar të zbatimit të vendimit të gjykatave. 251 kriminelë në arrati është një akt-akuzë edhe për Shërbimin Informativ, që ka garantues i sigurisë kombëtare është kthyer tanimë në një institucion survejimi, inkuizicioni dhe persekutimi vetëm për kundërshtarët politikë të Edi Ramës. Sot në Shqipëri nuk ka më shtet ligjor, por vetëm një strukturë kriminale të centralizuar, me Edi Ramën në krye të organizatës, që kontrollon gjithçka, institucionet, ekonominë dhe median, përmes dhunës, frikës, shantazhit, propagandës dhe korruptimit.

Në një vend ku kriminelët nuk arrestohen, por kundërshtarët politikë rrëmbehen dhe izolohen, ku drejtësia është kthyer në armë politike, media mbyllet me policë dhe ushtri dhe standardet e zgjedhjeve shkatërrohen me dhunë nuk ka më demokraci, as shtet të së drejtës dhe as liri. Vetëm domosdoshmëria për shembjen e këtij regjimi dhe rikthimi i sovranitetit te qytetarët mbi shtetin është e vetmja zgjidhje që duhet t’i bashkojë sot më shumë se kurrë të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë.

Etiketat e lidhura

krimielëTedi Blushi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 30 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 31 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.