Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 16:03 Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet Tre anije tregtare u goditën nga dronë mbrëmjen e së shtunës pranë kanalit Sulina në Detin e Zi, njoftuan autoritetet rumune. Ministri i Mbrojtjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Brenda “ferrit” ku humbi jetën Mentor Rexha (FOTO)

Aktualitet E hënë, 10 Shkurt 2020 14:51
Brenda “ferrit” ku humbi jetën Mentor Rexha (FOTO)
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një tjetër shkodran humbi jetën në një burg të Francës, përkatësisht në Poemeur në Lorient, duke e çuar në pesë numrin e shqiptarëve që nxirren të pajetë nga institucionet e vuajtjes së dënimit por edhe nga kampet e azilantëve. Mentor Rexha, sipas autoriteteve franceze është vetëvrarë në qeli, mesnatën e 1 shkurtit. Familjarët hedhin poshtë këtë version duke publikuar edhe foto nga trupi i tij, në të cilin duken qartë shenja dhune. Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët humbasin jetën në burgjet franceze, të cilat kanë patur të njëjtin version: Vetëvrasjen.

Sindikata e Burgjeve në Francë, e cila ka njoftuar për një protestë ditën e nesërme me argumentin se gjendja në burgje ka kaluar çdo limit dhe se të burgosurit futen nga tre katër persona në qëli të planifikuar për tek person. Burgjet janë të mbipopulluara dhe kjo sjell zënka të përditshme mes të burgosurve ku nuk mungojnë edhe vrasjet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Situata përshkruhet si e paprecedentë duke theksuar se aktualisht në qendrën ku humbi jetën Mentor Rexha mbahen të burgosur 367 persona, shifër e konfirmuar kjo zyrtarisht në datën 7 shkurt të këtij viti, në një kohë që teorikisht qendra duhet të presë vetëm 227 persona. 37 të burgosur në këtë qendër flenë duke vendosur dyshekët në tokë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Familja e 36-vjeçarit që banon në lagjen “Daniel Matlia” në Shkodër, ka hapur dyert e mortit dhe mes vajit dhe dhimbjes së madhe, hedh akuza se Mentori është vrarë. Sipas tyre, djali është dhunuar dhe nuk ka kryer vetëvrasje. Ata kanë vënë në dispozicion edhe foto ku paraqiten shenjat e dhunës në trupin e pajetë të të riut. Në Francë, Rexha ka aplikuar për procedurat e marrjes së statusit të azilantit. Autoritetet franceze e kanë arrestuar dhe e kanë burgosur në burgun e Lorentit, pas një ngjarje ku ranë në pranga edhe disa shqiptarë të tjerë. Sipas familjarëve bëhet fjalë për djegien e disa automjeteve ku kanë akuzuar 36-vjeçarin, ndërkohë që në të gjitha telefonatat e kryera me familjen, Rexha shprehej se është i pafajshëm dhe e mbajnë në qelinë e paraburgimit pa të drejtë.

Mund t'ju interesojë

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë ...

Para 24 minutash
Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Para 1 ore
Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave

Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave

Para 3 orësh

Nëna e Mentorit, Rukine Rexha kërkon nga shteti shqiptar që kjo çështje të hetohet dhe që trupi i pajetë i djalit të vijë në Shqipëri. “I bëj thirrje shtetit shqiptar që ta zbardhë këtë ngjarje, djali nuk ka kryer vetëvrasje por është dhunuar në burg. Lajmin e kemi marrë nga shokët e tij, që na kanë treguar sepse askush tjetër nuk na ka lajmëruar për vdekjen e djalit. Djali kishte një vit që ishte në Francë dhe 6 muaj kishte në burg se akuzohej për djegien e disa makinave. Ka qenë duke folur me vëllain në telefon kur e kanë arrestuar. Gjatë kohës që kemi folur në telefon nuk na ka shprehur shqetësime dhe ne jemi të bindur se nuk ka kryer vetëvrasje. Kërkojmë që të hetohet sepse në trup ka shenja dhune. I bëj thirrje shtetit të më kthejë trupin e djalit dhe të zbardhet ngjarja. Fëmijët i kam rritur me halle”.

Djali i xhaxhait, Selaudin Rexha thekson se Ambasada shqiptare në Francë nuk është përgjigjur. “Na është shprehur në mënyrë absurde kur i kemi kërkuar ndihmë dhe të gjitha veprimet janë duke i kryer vëllai i viktimës me të motrën e tij. Akuzat ndaj kushëririt tim janë të pavërteta. Ky është rasti i 5-të i shqiptarëve që vriten në burg dhe dy janë nga Shkodra, ndërkohë që shteti hesht. Duam ta dimë cila është arsye, i bëjmë thirrje të marrin masa që të sjellin djalin tonë. T’i jepet një ndihmë kësaj familje. Nëse do kishte ndodhur në një shtet tjetër të Europës do e kishte tundur Shqipërinë”. Natën e 1 shkurtit, Mentori është gjetur i pajetë në dhomën e izolimit por familjarët thonë se e kanë mësuar këtë lajm tragjik, katër ditë më vonë, jo nga shteti francez por nga shokë të Rexhës. Vëllai dhe motra e 36-vjeçarit kanë shkuar në Francë për të parë me sytë e tyre se lajmi tragjik ishte i vërtetë. Atje i kanë kërkuar të firmosin disa dokumente por ata nuk kanë pranuar pa parë trupin e vëllait të tyre. Të afërmit thonë se pas këmbënguljes së familjarëve, vetëm ditën e shtunë ata janë lejuar të shohin trupin e pajetë në morg, ku kanë konfirmuar se fatkeqësisht ishte vëllai i tyre.

Florenc Beqiraj dhe Klidian Jonuzi, janë dy të rinj shqiptarë që humbën jetën në burgjet e Francës, përgjatë dy viteve të fundit. Mister mbeten ende motivet dhe rrethanat por fakt është se askush nuk u ndëshkua. Florenci dhe Klidiani vinin nga familje të varfëra dhe kërkonin një jetë më të mirë në Francë por aty humbën jetën tragjikisht.

Etiketat e lidhura

franceLorientMentor RexhaPoemeur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet
Para 24 minutash

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani
Para 1 ore

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë
Para 1 ore

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish
Para 1 ore

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 19 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 23 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 9 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.