
Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka përcjellë një urim me rastin e Festës së Ullirit, duke vënë në pah rëndësinë e kësaj feste në promovimin e traditës, kulturës dhe vlerave të zonës.
Përmes një mesazhi, Çaushi thekson se kjo festë është një mundësi e veçantë për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe kulinarinë tradicionale, ku një vend të rëndësishëm zë vaji i ullirit.
“Një ditë e bukur feste, që përcjell traditën dhe trashëgiminë tonë”, shprehet deputetja Çaushi në urimin e saj.
Festa e Ullirit mbetet një aktivitet që promovon identitetin kulturor të zonës dhe vlerëson një nga produktet më të rëndësishme të traditës shqiptare.