Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:32 Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore Gjendja shëndetësore e Jamal Musialës vijon të mbetet në qendër të vëmendjes në Gjermani. Talenti i Bayern Munich po përballet me vështirësi në procesin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deputetja e PS, Sara Mila në Shkup: BE nuk është vetëm kapituj të mbyllur, por ndryshime reale për qytetarët

Aktualitet E enjte, 10 Shtator 2026 15:39
Deputetja e PS, Sara Mila në Shkup: BE nuk është vetëm kapituj të mbyllur, por ndryshime reale për qytetarët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

”Integrimi Europian nuk mund të matet vetëm me kapituj të hapur apo ligje të përafruara, por me ndryshimet konkrete që këto reforma sjellin në jetën e qytetarëve”. Ky ishte mesazhi që u përcoll nga delegacioni e Shqipërisë në konferencën rajonale “Roli i mbikëqyrjes efektive parlamentare në avancimin e procesit të anëtarësimit në BE”, që po zhvillohet në Shkup.

Në aktivitetin e organizuar nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e GIZ-it, Shqipëria prezantoi përvojën e Kuvendit në ndjekjen e procesit të integrimit dhe forcimin e kontrollit parlamentar mbi zbatimin e reformave. Në fjalën e saj, kryetarja e delegacionit shqiptar dhe përfaqësuese e mazhorancës parlamentare deputetja Sara Mila vuri theksin te përgjegjësia e Kuvendit për të mos u ndalur vetëm te miratimi i ligjeve, por për të ndjekur edhe zbatimin e tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Kur flasim për integrimin europian, shpesh e nisim me shifra, kapituj të hapur, ligje të përafruara, kritere të përmbushura. Këto shifra kanë rëndësi. Por përgjegjësia jonë si deputetë është t’i përgjigjemi pyetjes që qëndron pas tyre. Çfarë po ndryshon për njerëzit që përfaqësojmë?”, u shpreh Sara Mila. Gjatë fjalës së saj deputetja Mila përmendi gjithashtu përparimin e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit. Por, tha ajo më tej, mbyllja e kapitujve nuk shënon fundin e punës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Për Kuvendin, kjo përgjegjësi nis me legjislacionin, por nuk mund të përfundojë aty”, ishte një nga mesazhet kyçe të fjalimit të deputetes Mila. Më 14 korrik, Shqipëria mbylli përkohësisht tre kapituj negociues: Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, Arsimin dhe Kulturën, si dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Mund t'ju interesojë

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Para 15 minutash
Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier, policia kontrolle intensive në Lushnjë dhe Vlorë

Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier, policia kontrolle intensive në Lushnjë dhe Vlorë

Para 37 minutash
U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri

Para 1 ore

94 projektligje dhe 15 mbledhje mbikëqyrëse në shtatë muaj

Sipas të dhënave të paraqitura në konferencë, gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shqyrtuar 94 projektligje, nga të cilat 34 lidhen drejtpërdrejt me përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Europian. Procesi është shoqëruar edhe me 157 amendamente, me synim përmirësimin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Deputetja Sara Mila theksoi se pas këtyre shifrave qëndrojnë çështje konkrete për qytetarët, nga siguria ushqimore dhe mbrojtja e mjedisit, te transporti dhe mbrojtja e personave që denoncojnë shkelje.

Etiketat e lidhura

Sara Mila
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore
Para 4 minutash

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin
Para 15 minutash

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së
Para 15 minutash

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë
Para 16 minutash

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.