Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:16 Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën Sipas Reuters, Merz ka shprehur shqetësimin se takimi mund të përsërisë skenarin e samitit Trump-Putin në Alaskë. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dëshmi historike në mbledhjen e 1000 ish të burgosurve politikë në Ashraf 3

Aktualitet E hënë, 15 Nëntor 2021 15:29
Dëshmi historike në mbledhjen e 1000 ish të burgosurve politikë në Ashraf 3
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një event të mirë-organizuar në Ashraf-3 (Manës-Durrës), ku banojnë mijëra anëtarë të lëvizjes kryesore opozitare të Iranit, Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), pjesëmarrësit duke përfshirë 1,000 ish-të burgosur politikë nën regjimet e mullahëve dhe të Shahut, i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar të thyejë heshtjen e tij ndaj masakrës së 1988-ës dhe kryengritjes së nëntorit 2019 dhe kërkuan ndjekjen penale të autorëve të të dy masakrave, duke përfshirë liderin suprem të regjimit iranian, Ali Khamenei, dhe presidentin e tij Ebrahim Raisi.

Pjesëmarrësit bënë homazhe në kujtim të 30,000 të burgosurve politikë të masakruar në vitin 1988, dhe 1,500 protestuesve të vrarë gjatë kryengritjes së nëntorit 2019. Më shumë se një duzinë ish të burgosurish politikë folën në këtë event dhe rrëfyen përvojat e tyre të tmerrshme gjatë kohës që ishin në robëri. Si pjesë e përkujtimit të atyre që u masakruan në vitin 1988, në Ashraf-3 ishte ndërtuar një model I varrezave Khavaran në Teheran, ku mijëra të burgosur politikë të ekzekutuar janë varrosur në varre pa emër.

Modele të disa pjesëve të burgut famëkeq Gohardash, në perëndim të Teheranit, duke përfshirë korridorin e vdekjes, dhomën e komisionit të vdekjes dhe dhomën e gazit, ku dhjetëra të burgosur rebelë mbaheshin për orë të gjata, ndërsa dhoma nuk kishte dritare apo ventilim, ishin krijuar në muzeun e 120 viteve të luftës për liri në Iran. Atje tregohej se si të burgosurit silleshin para komisionit të vdekjes, si rreshtoheshin në korridorin e vdekjes që të çonte në sallën e ekzekutimit, ku të burgosurit vareshin në grupe prej 12 vetësh.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ky event u zhvillua në kohën e transferimit në Shqipëri të procesit gjyqësor që po zhvillohet në Stokholm ndaj një zyrtari të regjimit klerikal për rolin e tij në masakrën e vitit 1988. E gjithë gjykata e rrethit e Stokholmit u zhvendos në portin shqiptar të Durrësit, me kërkesë të prokurorisë, për të dëgjuar dëshmitë e dëshmitarëve që do të merren në pyetje deri më 18 nëntor, të cilët janë të gjithë anëtarë të MEK dhe banojnë në Ashraf 3 pranë Durrësit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke shpjeguar marrjen e këtij vendimi të rrallë, kryegjyqtari suedez i çështjes Noury më 26 tetor tha: “Me gjithë vështirësitë dhe sfidat e transferimit, ne e morëm këtë vendim duke marrë parasysh domethënien dhe rëndësinë e dëshmive të paditësve që ndodhen në Shqipëri. Nisur nga rëndësia e këtyre dëshmive për çështjen, të gjashtë gjyqtarët, dy prokurorët, dhe avokatët e paditësve do të vijnë të gjithë në Shqipëri”.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 44 minutash
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 2 orësh
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 2 orësh

Tre dëshmitarët e parë, të gjithë të mbijetuar të masakrës së vitit 1988 në burgun Gohardasht, ndërsa kujtonin “skenat tronditëse”, theksuan se ato që u dëgjuan në gjykatë ishin “vetëm një pjesë e vogël e krimeve të regjimit klerikal”. Njëri prej tyre theksoi “Ajo që ndodhi në burgjet iraniane në vitet 1980, dhe veçanërisht në 1988, është padyshim një gjenocid dhe një krim kundër njerëzimit”.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), iu bashkua aktivitetit dhe foli shkurtimisht para audiencës. Në një pjesë të fjalimit të saj, zonja Rajavi tha: “Flakët e kryengritjes së përgjakur të nëntorit 2019 nuk janë shuar dhe nuk do të shuhen kurrë. Regjimi klerikal e ktheu atë në kasaphanë. Ai i masakroi protestuesit. Por shpirtrat e atyre 1500 të rinjve dhe adoleshentëve, zemrat e të cilëve u shpuan nga breshëria e plumbave nëpër rrugë, rrugica e moçale, do të ngrihen sërish. Ata do të ngrihen përsëri në formën e një ushtrie të madhe me ushtarë të panumërt. Ata do të vazhdojnë betejën e tyre për të luftuar derisa të shpërthejnë më shumë kryengritje si ajo e nëntorit 2019, derisa organizatorët dhe autorët e të gjitha masakrave të ndiqen penalisht dhe derisa të përmbyset fashizmi fetar në Iran”.

Zonja Rajavi shtoi: “Mbledhja juaj sot, e cila i bën homazhe kryengritjes së nëntorit 2019 përmban një mesazh të veçantë. Mesazhi juaj, 1000 ish të burgosur politikë nën Shahun dhe mullahët, është se kërkimi i drejtësisë për viktimat e masakrës së 1988 është njësoj si ngritja për përmbysjen e mullahëve. Nga korridoret e vdekjes së burgjeve në rrugët e Teheranit, Tabrizit, Ahvazit dhe Isfahanit, Muxhahedinët (PMOI/MEK) nuk do të heqin dorë kurrë nga ky objektiv derisa Irani të çlirohet.

Siç theksoi Udhëheqësi i Rezistencës Iraniane Massoud Rajavi, ju jeni pionierët e 500,000 të burgosurve politikë të torturuar; ju keni mbajtur lart flamurin e mbrojtjes së vuajtjeve dhe sakrificës së viktimave. Ju keni mbajtur të gjallë kujtimet e 30.000 trëndafilave të kuq që i përkisnin një lëvizjeje të rezistencës për liri”.




Etiketat e lidhura

Ashraf-3
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 14 minutash

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 40 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 44 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 58 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 21 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.