Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 11:23 Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dorëheqje me akuza, Jola Hysaj kritikon drejtimin e PD: Vendimet merren nga një rreth i ngushtë njerëzish

Aktualitet E premte, 6 Mars 2026 20:08
Dorëheqje me akuza, Jola Hysaj kritikon drejtimin e PD: Vendimet merren nga një rreth i ngushtë njerëzish
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sekretarja e marrëdhënieve me publikun në PD, Jola Hysaj ka njoftuar dorëheqjen nga posti i saj. Në një postim të gjatë në Facebook, ajo shpreh pakënaqësi lidhur me listën e deputetëve në Durrës dhe mungesën e hapjes së partisë. Ajo thotë se vendimet në selinë blu merren nga një rreth i ngushtë njerëzish. ”Problemi themelor mbetet mungesa e hapjes reale brenda Partisë Demokratike. Një parti politike duhet të jetë hapësirë debati, ideje dhe përfaqësimi. Sot, fatkeqësisht, ajo funksionon brenda një rrethi të ngushtë njerëzish, ku shpesh mungon respekti minimal jo vetëm ndaj bazës, por edhe ndaj vetë strukturave dhe hierarkisë së saj”.

Postimi i plotë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 17 minutash
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e d...

Para 1 ore
Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Para 2 orësh

Pas më shumë se 20 vitesh angazhimi të pandërprerë në jetën politike dhe në shërbim të qytetarëve, kam marrë vendimin të jap dorëheqjen nga të gjitha pozicionet që kam mbajtur dhe që më janë besuar me votë, si edhe nga anëtarësia ime në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ky është një vendim i vështirë, por i domosdoshëm. Ai vjen si pasojë e një sërë zhvillimesh dhe vendimmarrjesh të njëpasnjëshme që, në gjykimin tim, janë larguar nga parimet mbi të cilat duhet të ndërtohet dhe të funksionojë një Parti Demokratike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Së pari, mënyra se si u trajtua funksioni im si Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun nuk ishte në përputhje me seriozitetin dhe përgjegjësinë që kërkon ky rol. Ndërkohë që imazhi dhe përgjegjësia publike e këtij funksioni vazhduan të përdoren nga të tjerë, kompetencat reale që i përkasin këtij roli – një funksion i zgjedhur me votë nga anëtarët e Këshillit Kombëtar – u kufizuan dhe, në praktikë, u zhveshën nga përmbajtja e tyre. Kjo nuk cenon vetëm një individ, por vetë parimin e përfaqësimit që buron nga vota.

Së dyti, përjashtimi sistematik nga përfaqësimi në këshillat bashkiakë i njerëzve me kompetencë dhe integritet, të cilët kanë një kontribut të provuar në terren. Në vend të një përfaqësimi të hapur dhe meritokratik, vendimmarrja është përqendruar në një rreth gjithnjë e më të ngushtë njerëzish, duke e kthyer përfaqësimin politik në një proces të kontrolluar dhe jo në një proces të vërtetë demokratik.

Së treti, mënyra e hartimit të listave të mbyllura për Qarkun e Durrësit, ku u lanë jashtë figura që kanë investuar vite të tëra pune dhe përkushtimi në terren. Kjo nuk është vetëm një çështje personale, është tregues i një kulture vendimmarrjeje që nuk respekton meritën dhe kontributin.

Së katërti, mënyra se si kjo forcë politike menaxhoi procesin për institucionin e Avokatit të Popullit, ku e provova në vetë të parë mungesën e seriozitetit, i cili në gjykimin tim, ishte një gabim politik dhe institucional që dëmton seriozitetin dhe besueshmërinë e opozitës.

Por mbi të gjitha, problemi themelor mbetet mungesa e hapjes reale brenda Partisë Demokratike. Një parti politike duhet të jetë hapësirë debati, ideje dhe përfaqësimi. Sot, fatkeqësisht, ajo funksionon brenda një rrethi të ngushtë njerëzish, ku shpesh mungon respekti minimal jo vetëm ndaj bazës, por edhe ndaj vetë strukturave dhe hierarkisë së saj.

Forma dhe mënyra e organizimit të funksionimit të kësaj force politike ka arritur në një pikë ku edhe anëtarët e Kryesisë mësojnë vendime të rëndësishme nga mediat dhe jo nga strukturat e partisë. Kjo nuk është mënyra se si duhet të funksionojë një parti demokratike dhe as mënyra se si respektohen institucionet e saj. Për të gjitha këto arsye, kam vendosur të largohem, duke ruajtur mbi të gjitha integritetin tim personal dhe politik.

Dua të falënderoj të gjithë qytetarët, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit që më kanë qëndruar pranë gjatë këtij rrugëtimi 20-vjeçar. Besimi i tyre ka qenë motivimi im më i madh për të punuar çdo ditë me përgjegjësi dhe përkushtim. Angazhimi im për të kontribuar për qytetarët dhe për jetën publike nuk përfundon këtu. Ai do të vazhdojë me të njëjtin besim se Shqipëria ka nevojë për një politikë më të hapur, më meritokratike dhe më të ndershme ndaj qytetarëve.

Etiketat e lidhura

Jola Hysaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 17 minutash

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE
Para 29 minutash

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 48 minutash

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 1 ore

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 14 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 17 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 16 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.