Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Dosti: Deklarata e Berishës në mbrojtje te Metës dhe Veliajt, tradhti ndaj demokratëve dhe PD!

Dosti: Deklarata e Berishës në mbrojtje te Metës dhe Veliajt, tradhti ndaj demokratëve dhe PD!

Aktualitet
E shtunë, 26 Korrik 2025 10:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Adriatik Dosti- 

E dëgjova deklaratën publike të Berishës, përmes së cilës ai u del në mbrojtje I. Metës dhe E. Veliajt.

Të them të drejtën, u shokova, si dhe ndjeva një boshllëk e zhgënjim të madh, aq sa nuk po u besoja as syve e as veshëve të mi.

Unë nuk e di pse e bëri këtë lloj deklarate publike Berisha, në çfarë kushte, rrethane e situate politike apo personale, i nxitur nga dikush brenda apo jashtë Shqipërisë apo me kokën e vet e me qëllim afatgjatë.

Sidoqoftë, sido dhe kudo ta ketë bërë një deklaratë të tillë Berisha, dhe në çdo lloj prizmi apo këndvështrimi për mua mbetet turpërisht një deklaratë e papranueshme, e pakonceptueshme dhe e patolerueshme.

E megjithatë, ne ende nuk e dimë se ku “fle lepuri”, siç thotë populli në të tilla raste.

Por mos harrojmë se ku ka tym, ka edhe zjarr.

Nëse e ka bërë si njeri, si doktor dhe si Sali, dhe në emër të njerëzillëkut, profesionit dhe humanizmit, kjo është gjë tjetër dhe meriton tjetër këndvështrim e lloj komenti.

Por nëse e ka bërë në emër të PD-së dhe demokratëve, dhe ky është qëndrimi zyrtar i së vetmes parti opozitare shqiptare dhe i kreut të saj atëherë gabimi është fatal, i rëndë dhe meriton të quhet madje faj me plot gojën. Aq ne tepër se deklaratën e bëri nga Selia e PD!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zhgënjimi në këtë rast, për vetë PD-në dhe demokratët, duhet të jetë i madh, fyerja dhe ofendimi ndaj tyre, gjithashtu tradhtia dhe pabesia, pa diskutim që janë zhgënjyese.

Sepse nuk e teproj fare të them publikisht se as Meta e as Veliaj nuk meritojnë kurrfarë njerëzillëku, humanizmi apo mbrojtje publike, aq më shumë kur këto vijnë nga krahu opozitar dhe nga kreu i Opozitës.

Sepse të dy kanë qenë dhe mbeten armiq të betuar të PD-së, të demokratëve dhe të demokracisë.

Sepse të dy meritojnë përballjen me drejtësinë si dhe plotësisht ndëshkimin dhe dënimin, dhe kurrsesi JO mbrojtjen dhe humanizmin.

Meta na bëri “peshqesh” Ramën në krye të vendit, falë kur*ërive të tij të njohura politike dhe i nguli thikën pas shpine PD-së, demokratëve dhe vetë Berishës, si dhe na thirri në shesh, na premtoi dhe na la mes katër rrugëve apo harruat?

Erion Veliaj, ky bashkëhajdut me Ramën, ky shkatërrues i Tiranës dhe i çdo vlere kombëtare, ky bandit e krah i djathtë i Edvinit në çdo lloj poshtërie ndaj shqiptarëve për vite me radhë, absolutisht që meriton përbuzje dhe askund asnjë lloj mbrojtjeje e humanizmi siç bëri Berisha nga selia e demokratëve.

Ti ke fyer rëndë dhe ke shkelur me këmbë, z. Berisha, me këtë deklaratë të paktën ata mijëra demokratë të vërtetë, të cilët për muaj me radhë, duke u përleshur, gjakosur dhe burgosur me policinë e Ramës, protestuan ashpër dhe kallëzuan në SPAK Veliaj, derisa drejtësia u detyrua ta çojë pas hekurave.
Pse e bëre këtë mbrojtje ndaj Veliajt kur përballë zyrës së tij u rrahën, iu hodh gazlotësjellës demokratëve dhe kur ti i drejtoje te Bashkia kundër Veliajt o Doktor!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si ka mundësi që në një kohë kur vetë Rama e ka “shitur” Veliajn dhe i ka kthyer kurrizin dilni ju publikisht, z. Berisha, dhe i ofroni mbrojtje qoftë edhe në emër të “humanizmit, njerëzillëkut, drejtësisë e të drejtave të njeriut”… të cilat për vite me radhë, qoftë Meta, qoftë Veliaj, jo vetëm që nuk i kanë njohur kurrë, por i kanë shkelur dhunshëm me këmbë.
A ju kujtohet se çfarë u bënte demokratëve Erion Veliaj, as në mbledhjen e këshillit bashkiak nuk i lejonte këshilltarët e PD? A iu kujtohet Doktor kur ti deklaroje se “më i zi është Veliaj se sa vetë krimineli Rama”?
Çfarë ka ndodhur Doktor? Pse na tradhtuat?

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 8 orësh
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 9 orësh
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 11 orësh

Unë personalisht, por jam mëse i bindur se edhe të gjithë demokratët e vërtetë, distancohemi kategorikisht nga deklarata juaj shokuese, Doktor sepse miku, apo më saktë, ish-miqtë e ngushtë dhe ish-bashkëpunëtorët në çdo lloj poshtërie kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve
të armikut tonë të betuar Ramës, kurrsesi dhe në asnjë lloj rrethane nuk mund të bëhen dot miqtë tanë.

Kurrën e kurrës!

Sikurse dënoj po kaq ashpër edhe aleancën, përkrahjen dhe mbështetjen tuaj dhe të PD-së suaj, z. Berisha, për antishqiptarin, F. Belerin.
Doktor!
Jam i zhgënjyer nga Ju!

Adriatik Dosti

(Botuar me redaktime të vogla)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 7 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 7 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 8 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 8 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 8 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 11 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 7 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 10 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.