Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 22:46 Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut Pas dështimeve teknologjike që goditën Microsoft, bankat, linjat ajrore dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, amerikanët po dynden në supermarkete për ushqime dhe gjeneratorë. Autoritetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: A po përdoren armët gjermane në sulmin ukrainas në Kursk?

Aktualitet E shtunë, 17 Gusht 2024 08:45
DW: A po përdoren armët gjermane në sulmin ukrainas në Kursk?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ligjërisht, përdorimi i armëve gjermane në Rusi nuk është problem. Por politikisht, situata është ndryshe. Për Ministrinë e Mbrojtjes, çështja është e thjeshtë: “Këto janë armë ukrainase”, thotë zëdhënësi Wolfgang Büchner. Kjo do të thotë se, sipas interpretimit të tyre, qeveria gjermane nuk ka asnjë lidhje me armën pasi ajo është dorëzuar në Ukrainë. Vetë Ukraina tani është përgjegjëse për përdorimin e këtyre armëve. Ofensiva në rajonin e Kurskut ishte “një operacion i përgatitur në fshehtësi të madhe dhe pa reagime”, që do të thotë se u krye pa koordinim me Berlinin, tha Büchner. E vetmja gjë e rëndësishme, theksoi ai më tej, është se Kievi i përmbahet ligjit ndërkombëtar. Ukraina ia ka garantuar këtë qeverisë në Berlin. “Nuk ka kufizime shtesë për përdorimin e armëve”, Ukraina është “e lirë të zgjedhë opsionet e saj”.

Gjermania nuk merr pjesë në operacion

Qeveria në Berlin ende nuk ka njoftuar, nëse armët gjermane janë përdorur në të vërtetë në ofensivën e Ukrainës në Rusi. Në terma ushtarakë, mund të përdoreshin tanke luftarake Leopard 1 dhe 2 ose dhe Marder, si dhe raketahedhës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mediat ruse kanë publikuar imazhe që pretendojnë se një automjet luftarak Marder nga Gjermania shihet në rajonin e Kurskut. Por edhe nëse fotografitë janë autentike, “Gjermania, nëse flasim ligjërisht, nuk është pjesëmarrëse në këtë operacion ushtarak nga forcat e armatosura ukrainase në territorin rus”, tha për DW Rafael Loss nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë në Berlin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për sa kohë që Ukraina respekton dispozitat ligjore humanitare, lejohet të kryejë operacione të tilla ushtarake. Për shembull, objektivat civilë nuk duhet të sulmohen dhe të burgosurit e luftës duhet të trajtohen me drejtësi. Ukraina po i përmbahet asaj për momentin – ndryshe nga Rusia.

Mund t'ju interesojë

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 ...

Para 4 orësh
Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Para 4 orësh
25 vite Top Channel, Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit, ndërgjegjes dhe lirisë

25 vite Top Channel, Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit, ndërgjegjes...

Para 4 orësh

Politika gjermane nuk sheh problem

Politikanë nga parti të ndryshme qeveritare dhe opozitare gjithashtu e kanë bërë të qartë se ligjërisht një përdorim i tillë nuk do të ishte problem. “Sigurisht që shteti që sulmohet ka të drejtë të mbrohet. Kjo përfshin të drejtën për të vepruar në territorin rus sipas ligjit ndërkombëtar, për sa kohë që ndiqen të gjitha rregullat”, tha Lars Klingbeil, bashkëkryetar i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), e cila përfshin edhe kancelarin Olaf Scholz.

Ky qëndrim i bashkëkryetarit të SPD-së, që konsiderohet partia e paqes, është relativisht i ri. Politikanët e dy partnerëve të koalicionit, ekologjistët dhe FDP, janë deklaruar në favor të përdorimit të armëve gjermane në Rusi edhe para ofensivës në Kursk.

Roderich Kiesewetter, një ekspert i politikës së sigurisë në CDU, ka deklaruar për DW në fillim të vitit: “Sulmet e Ukrainës ndaj objektivave ushtarakë në territorin rus nuk janë vetëm ligjërisht të lejueshme, por edhe të justifikuar ushtarakisht-strategjikisht dhe absolutisht kuptimplotë.” Kjo, beson ai, nuk e bën Gjermaninë një pjesëmarrëse aktive në luftë.

E drejta ndërkombëtare

Politikanët më së shpeshti i referohen nenit 51 të Kartës së OKB-së. Ai flet për “të drejtën natyrore për vetëmbrojtje individuale ose kolektive” të çdo shteti. Situata ligjore në lidhje me përdorimin e armëve gjermane në Rusi u konfirmua nga Wolff Heintschel von Heinegg, një ekspert i të drejtës ndërkombëtare në Universitetin Evropian të Viadrina në Frankfurt am Oder. Në një intervistë për DW, ai theksoi se në konfliktet e armatosura ndërkombëtare, “asnjë palë në konflikt nuk është e detyruar të kufizojë armiqësitë në territorin e saj”.

Heshtja e kancelarit

Situata ligjore është një gjë, ndërsa aspekti politik është diçka krejtësisht tjetër. Kancelari Olaf Scholz ka hezituar prej kohësh të dorëzojë ndonjë armë të re në Ukrainë. Për shembull, tanket nuk u dorëzuan për një kohë të gjatë. Vetëm pas debateve intensive të brendshme politike dhe presionit ndërkombëtar u miratuan përfundimisht kërkesat për sisteme të tilla armësh. Arsyeja e hezitimit ishte shqetësimi për përshkallëzimin e luftës dhe veçanërisht rreziku i përfshirjes së Gjermanisë në luftë.

Deri më sot, Scholzi ka refuzuar të dorëzojë në Ukrainë raketat Taurus. Me ato raketa me rreze të gjatë, Ukraina mund të sulmojë edhe objektiva në Moskë. Për momentin, kancelari po hesht për përdorimin e mundshëm të armëve gjermane në sulmin ukrainas në Kursk.

Ndërsa partitë opozitare, AfD e krahut të djathtë dhe koalicioni i majtë i Sahra Wagenknecht kanë kundërshtuar dërgimin e armëve në Ukrainë dhe kërkojnë dialog me Rusinë. Më në fund, 36 për qind e gjermanëve të anketuar në korrik thanë se ishin kundër dërgesave të tjera të armëve në Ukrainë. E nëse vërtetohet informacioni se Ukraina po përdor armë gjermane në Rusi, disponimi i një pjese të popullsisë gjermane mund të ndryshojë edhe më shumë kundër ndihmës ushtarake për këtë vend./DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut
Para 4 orësh

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjenerat...

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 4 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 4 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman
Para 4 orësh

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 5 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 5 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

3 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 4 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 4 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.