Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 21:01 Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje Atalanta dhe Inter përballen në Serie A, me Sarri që sfidon Chivu. Portieri Carnesecchi ka probleme në gju dhe zëvendësohet nga Sportiello, ndërsa Interi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Rusia ia shet thuajse të gjithë naftën Kinës dhe Indisë

Aktualitet E enjte, 28 Dhjetor 2023 09:20
DW: Rusia ia shet thuajse të gjithë naftën Kinës dhe Indisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Novak thotë se pothuajse të gjitha eksportet e naftës ruse këtë vit janë dërguar në Indi ose Kinë. India është tregu me rritje më të shpejtë pasi Perëndimi i ka vendosur sanksione Moskës.

Pothuajse gjysma e eksporteve të naftës dhe gazit të këtij viti ka shkuar në Republikën Popullore. Këtë zëvendëskryeministri i Rusisë, Alexander Novak ia tha transmetuesit shtetëror rus, Rossiya-24 të mërkurën. Një pjesë tjetër, 40% i është shitur Indisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Novaku, portofoli i të cilit përfshin kontrollin e sektorit energjetik të vendit, tha se Moska kishte anashkaluar me sukses efektet e sanksioneve perëndimore për shkak të luftës në Ukrainë, duke devijuar furnizimet kryesisht tek dy gjigantët aziatikë.

Embargoja nxiti divergimin

Ai pretendoi se ky proces kishte filluar që përpara fillimit të sulmit rus kundër Ukrainës në shkurt 2022 dhe sanksioneve që pasuan menjëherë pas kësaj. Por ai tha se kufizimet e SHBA dhe BE-së kishin shërbyer si katalizator për të.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Përsa u përket kufizimeve dhe embargove për furnizimet në Evropë dhe SHBA që u futën… kjo vetëm sa përshpejtoi procesin e riorientimit të rrjedhave tona të energjisë,” tha Novak.

Mund t'ju interesojë

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Para 2 orësh
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 3 orësh
BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 4 orësh

Vetëm katër deri në pesë përqind të eksporteve të naftës ruse shkuan në Evropë. Me 88 miliardë euro, të ardhurat nga shitjet në Kinë dhe në Indi, ishin në një nivel të krahasueshëm me atë të vitit 2021. Për krahasim, eksportet ruse të naftës në Shtetet e Bashkuara të pasura me burime kanë qenë gjithmonë shumë të kufizuara në shtrirje.

Novaku deklaroi se pjesa e Kinës në eksportet ruse ishte rritur në rreth 45-50%.

Por zëvendëskryeministri tha gjithashtu se nga të dy tregjet, ishte India ku shitjet ruse po rriteshin më shpejt. “Përpara në thelb thuajse nuk kishte furnizime për Indinë, por në dy vjet pjesa totale e furnizimeve në Indi ka arritur në 40%,” tha Novaku.

India madje ka qenë në gjendje të blejë naftën ruse të papërnuar, ndonjëherë me zbritje, ta përpunojë dhe më pas ta shesë në Evropë. Kjo është e mundur pjesërisht sepse rafineritë shpesh përdorin naftë bruto nga burime të ndryshme. Kjo e bën të vështirë ose të pamundur përcaktimin se nga ka erdhur fillimisht produkti përfundimtar.

Zyrtari më i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i tha Reuters në fillim të këtij viti se BE ishte e vetëdijshme për problemin dhe po kërkonte mënyra për të ndaluar ose kufizuar praktikën. “Blerja e naftës ruse nga India është normale. Dhe nëse, falë kufizimeve tona në çmimin e naftës, India mund ta blejë këtë naftë shumë më lirë, atëherë sa më pak para të marrë Rusia, aq më mirë,” tha Borrelli këtë mars. “Por nëse ata e përdorin këtë për të qenë një qendër rafinerie për naftën ruse dhe nënproduktet që na shiten… ne duhet të veprojmë.”

Industria e naftës dhe gazit përbën rreth 27% të PBB së Rusisë, sipas Novakut, dhe rreth 57% të fitimeve të saj nga eksporti. Ai tha se Moska mbetet e hapur ndaj blerësve të tjerë. “Ka shumë njerëz që duan të blejnë naftë ruse. Ata janë shtete të Amerikës Latine, shtete afrikane dhe vende të tjera në rajonin Azi-Paqësor,” tha ai.

Në pranverë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha se eksportet ruse të naftës kishin arritur nivelin më të lartë në tre vjet, pavarësisht sanksioneve. Megjithatë, sipas ekspertëve, supozohet se përfitimet janë ulur ndjeshëm, pasi anashkalimi i sanksioneve po i kushton shumë para Rusisë./dw/

aud (dlf, msh,AFP, Reuters)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 37 minutash

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 1 ore

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje
Para 1 ore

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade
Para 2 orësh

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 9 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 9 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 23 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.