Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 00:58 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026, sipas informacionit të dhënë, duke lënë pas në garën për çmimin individual Kylian Mbappé dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Vaksina gjermane Curevac, rezultate të dobëta në teste

Aktualitet E premte, 18 Qershor 2021 09:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga DW

Ky është “vetëm” një studim i ndërmjetëm, por rezultati i veprimit të vaksinës Curavec është një katastrofë. Vaksina ka efektshmëri prej vetëm 47 për qind kundër virusit Corona. Bursa reagoi menjëherë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Para 7 orësh
Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Para 7 orësh
Zgjedhjet në Serbi, Ministria e Jashtme: Gati të bashkëpunojmë, përgjegjësi normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

Zgjedhjet në Serbi, Ministria e Jashtme: Gati të bashkëpunojmë, përgjegjësi normalizimi...

Para 8 orësh

Kompania farmaceutike me qendër në Tübingen, Curevac është konsideruar një kohë të gjatë si kandidati më shpresëdhënës në luftën kundër virusit Corona. Ndaj edhe zhgënjimi i shumë vëzhguesve dhe investitorëve pas publikimit të të dhënave të fundit për efektshmërinë e vaksinës është edhe më i madh. Studimi i fundit dëshmon se vaksina ka një “efektivitet paraprak prej 47 përqind, kundër sëmundjes Covid-19 e të çfarëdo niveli të sëmundjes”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kompania, e cila po punon në zhvillimin e vaksinës së bashku me gjigantin farmaceutik Bayer, njoftoi të enjten në mbrëmje, se efektshmëria e deritanishme e vaksinës nuk i plotëson kriteret e specifikuara të suksesit të kërkuar. Analizat e para tregojnë se efektiviteti varet nga grupmosha e ekzaminuar dhe nga llojet e virusit. Studimi do të vazhdojë deri në analizën përfundimtare, thuhet nga kompania.

Rënia e vlerës në bursë

Njoftimi menjëherë pati një efekt dramatik në Bursën e Nju Jorkut, ku aksionet e Curevac shënuan një rënie shumë të madhe. Vlera e kompanisë u përgjysmua në SHBA. Ndryshe nga prodhuesit e tjerë, vaksinat e të cilëve tashmë po përdoren me sukses në të gjithë botën, kompania me qendër në Tübingen vazhdon të mbledhë të dhëna dhe po përpiqet kohët e fundit të justifikohet para aksionarëve dhe vëzhguesve.

Curevac është prej kohësh në fazën përfundimtare të studimeve. Sipas informacioneve të Curevac, rreth 40.000 persona kanë marrë pjesë në studimet me këtë vaksinë. Për analizën e përkohshme janë kontrolluar 134 raste të personave të sëmurë nga COVID-19. Janë konstatuar të paktën 13 variante të ndryshme të virusit.

Mutacionet

Sipas kompanisë, vetëm tek një rast është konstatuar varianti origjinal i virusit Sars-CoV-2. Kjo vaksinë bazohet sikur edhe vaksinat BioNTech/Pfizer dhe Moderna, tek teknologjia mRNa. Deri në fillim të qershorit thuhej se kompania priste – në varësi nga të dhënat klinike – leja për përdorimin e vaksinës në BE në tremujorin e dytë. Por pak më vonë u bë e njohur se procedurat do të zgjaten edhe më tej.

Shefi i Curevac Franz-Werner Haas tha se ata kanë shpresuar rezultate më të mira. Por ata shpresojnë se rezultatet në vazhdim do të jenë më të mira. “Efektiviteti përfundimtar mund të ndryshojë”. Eksperti i shëndetësisë nga partia SPD, Karl Lauterbach shkruan në Twitter: “Është për të ardhur keq, ekipi nga Tübingeni e ka merituar suksesin”.

Ministri i Shëndetësisë Spahn “i dëshpëruar”

Bashkimi Evropian ka siguruar paraprakisht deri në 405 milionë doza të vaksinës Curevac. Ministria gjermane e Shëndetësisë kohët e fundit njoftoi se ilaçi do të përfshihej në planifikimin e fushatës së vaksinimit, pas licencimit të vaksinës. Në këtë tremujor është anuluar shpërndarja e 1.4 milionë dozave të vaksinave. Ministri federal i Shëndetësisë Jens Spahn (CDU) foli për “një nga zhgënjimet më të mëdha”.

Etiketat e lidhura

CureVac
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 3 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”
Para 5 orësh

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”
Para 6 orësh

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 6 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Më të lexuarat

1 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 14 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

2 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 17 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 6 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 3 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.