Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“El Nacional”: Eksploroni perlën e Mesdheut, Shqipërinë

Aktualitet E premte, 25 Korrik 2025 13:02
“El Nacional”: Eksploroni perlën e Mesdheut, Shqipërinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nëse dëshironi të udhëtoni dhe zbuloni vende që ende nuk janë prekur nga turizmi masiv, ju rekomandojme destinacionin evropian, Shqipërinë, shkruan Alba Solé Ingla në një artikull të botuar në revistën katalanase “El Nacional.cat”.

Shqipëria është e rrethuar nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Vendi jetoi i izoluar nga bota nën regjimin diktatorial deri në vitet 1990.

Plazhe parajsore

Ky vend ballkanik po fiton titullin si parajsa e panjohur e Mesdheut.

Riviera Shqiptare shtrihet nga veriu në jug të vendit. Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një nga zonat më të famshme të plazhit në jug të vendit është Ksamili – me rërën e tij të bardhë dhe ujërat e kristalta që magjepsin çdo vizitor.

Shumica e plazheve në Shqipëri janë private, dhe për t’i shijuar ato, duhet të merrni me qira një shezlong dhe një ombrellë dielli. Çmimi zakonisht është midis 5 dhe 8 euro gjatë gjithë ditës; komoditeti ia vlen!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ksamili ndodhet pranë ishullit grek, Korfuzit dhe është i njohur si për turistët vendas ashtu edhe për ata ndërkombëtarë, veçanërisht nga Italia.

Ksamili është vendi ideal për të eksploruar atraksione të tjera shqiptare, siç është Syri i Kaltër – një atraksion turistik popullor, me ujëra bruz që mund të shihet nga një thellësi mbi 50 metra.

Gjithashtu, ju mund të vizitoni Parkun Natyror të Butrintit, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ecje malore dhe fshatra magjepsës

Nëse jeni adhurues të maleve, janë me fat, sepse Shqipëria veriore është gjithashtu një parajsë për alpinistët.

Shqipëria është një nga vendet më malore në botë, me dy të tretat e territorit të saj të mbuluara nga male. Prandaj, mos e humbisni Thethin.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 8 orësh
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 10 orësh
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 12 orësh

Ky fshat, i vendosur në zemër të Alpeve Shqiptare, ju lejon të zbuloni thelbin e vërtetë të banorëve të tij.

Thethi është një fshat i vogël që për vite me radhë mbeti i izoluar, falë vendndodhjes së tij të largët dhe një rruge, praktikisht e pa-aksesueshme për shumicën e turistëve.

Në ditët e sotme, është më e lehtë të shkosh atje, dhe shumë turistë udhëtojnë atje për të bërë ecje malore, nga Valbona në Theth.

Nëse nuk keni dëshirë të bëni shëtitje të gjata, ju rekomandojmë gjithashtu të vizitoni dy qytete mahnitëse, Gjirokastrën dhe Beratin.

Gjirokastra, është një qytet i bukur me një qendër historike, që është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, një kështjellë spektakolare dhe një pazar ku do të humbisni mes dyqaneve të vogla.

Berati, më pak se dy orë larg nga kryeqyteti, Tirana, njihet si “qyteti i një mbi një dritareve”.

I vendosur pranë lumit Osum, Berati është qyteti më i vjetër në Shqipëri dhe shquhet për qendrën e tij historike, të përbërë nga tre lagje të vjetra që ruajnë arkitekturën osmane dhe bizantine në ndërtesa, xhami dhe kisha të shumta.

Gjithashtu, Berati është shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Gastronomia shqiptare

Kuzhina shqiptare është një ndërthurje unike e ndikimeve turke, ballkanike dhe mesdhetare.

Nga mishi dhe peshku i pjekur në skarë me çmime jashtëzakonisht të përballueshme deri te gjirotë greke, kuzhina shqiptare magjeps çdo vizitor.

Pjata më tipike shqiptare, byreku, mund të jetë një nga më të njohurat midis vizitorëve të huaj dhe vendasve.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 7 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 8 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 8 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 8 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 8 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 12 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 7 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 11 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.