Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:06 Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO) Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga interpretimi emocionues i trupës frymore më unike në Shqipëri, mes peizazheve të mrekullueshme të Liqenit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Elegjiaku, Çun Lajçi dhe dhimbja që kacafytet me vdekjen, te libri “Bubulinë, ti letër e pashkrueme”

Aktualitet E diel, 4 Qershor 2023 11:01
Elegjiaku, Çun Lajçi dhe dhimbja që kacafytet me vdekjen, te libri “Bubulinë, ti letër e pashkrueme”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

N’se don me mësue se ç’ka mundet me ba dhimbja e nji gjoksi qi s’mundet me gjimue, e një zemre qi kurrë nuk ka me e mësu, se n’sa copa asht shpërba, e një shpirti qi lyp prehje n’ç’ka e trazon, ti duhet më mësu se si me lexue “… nji letër t’pashkrueme”.

N’se ke pas fatin mos me ken idhnue n’kurrgja, e mos me pas asnji takim me vdekjen, ti duhet me ba ç’mos me dit, se kah dilet prej kësaj jehone qi t’thrret e t’përpin. T’duhet me patjetër me i lyp shpirtit tand, dhimbje qi t’ban me përjetue kyt zemër t’thyeme, njashtu siç t’mëkon yshtje, me ken i përfshim n’ndijim, si n’nji dëshir t’pagjasshëm me kurrnji tjetër qi ke provu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ti s’duhet me ik prej këtij prehni ku malli shtërzen, e me e çue kryet prej njatij gjoksi qi hovet pupthi kafshimit tinzar t’idhnimit.
Ti duhet me jetësu n’vedi, ç’ka t’ban me u ndi pend, pupël në krahët e këtij fluturimi shpirti. Merr prej kohës tande, njat ma t’vyemen e lexo, jeto me njat zemër qi njashtu siç ka dit me dasht, si një baba, din bash mir edhe se si me vuejt dhimbet si ma e epërmja ngushti e ma e thekshmja drithërimë qielli.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Bubulinë, ti letër e pashkrueme”, nuk asht thjeshtë një libër me 34 letra, për 34 vite që një çast i fiku brenda një shkrepëtime. S’asht veç nji penë a zeja e perëndive t’krijimit, qi i endi çdo letre, para e mbas nga një poezi. Asht ç’ka fjala s’mundet me i’a besue asnji gojimi e kungimi qi lyp shenjtit blatimin. Asht njaq shum’ e njaq gjithfare qi mëkuhet prej frume e ajri, qi mylmehet prej gjaku e loti, qi bzan n’gjam e n’diham. Asht ç’ka mundet me ken çdo dhimbje e shprushje e shpirtit t’poetit, por përmbi, e zemrës s’atit, njasaj ame t’dritshme qi i ka përkund djepit dhe ditës, ç’ka s’ia len qivurit as vorrit.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 4 minutash
Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodh...

Para 9 minutash
Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Para 24 minutash

“Bubulinë, ti letër e pashkrueme” asht nji elegji malli dhe trishtimi. Asht nji za i përmallshëm qi i drehet pikllimit, e n’përpjekjen për me fitue n’ktë ndeshje, ai ndërsen nji bote t’gjithpërmasshme, kacafytjen e një shpirti që epet, e dihamësh epshet, e poteriset zanit, thirrjes rrokaqiellëse qi drithëron, e ndër tela jehonash e kuje, ngjizin n’nji dëshirë sakrifikuese, melodinë e nji kange vaji, qi këndojnë zogjt.

Përmes faqeve të këtij libri ti mundesh me zbrit deri thellë ku gjamt e nji shpirti shkrepin e kërdis tue thye qiej e dridh shkrepa. Njatje ku zbritet gjithher për me ndigjue, se si flet nji at’, qi tue humb ç’ka ka ma t’shtrenjt, shuguron shenjtoren e një vullnese t’nalt, qi ban ate me besue, se n’jetën e njeriut nuk ka vdekje qi e t’rrxon n’gjunj, por ka dhimbje qi e mësun me ken ma i fort n’qëndresën që e shnërron n’shtatore.

Gjëmimi i gjamshëm i njatij zani, nuk lyp vesh me ndigjue, ngase ka do prej atyne gjëmimeve, qi i rrok ma parë gjithësia, se mundet me i’u gjegj nji gur vorri. Çun Lajçi, n’përpjekjen për me mohu vdekjen, gjithsi asht e gjithqysh vjen, me marr çka na dhemb tue e pas, e na shemb tue e humb, mëton ndër tan’ne, se sa e brisht asht ajo syprinë liqeni, mbi t’cillën na rrekena me ngrit t’nalta shtatoret e lumnimit, e me thur botët prej idili, njat gjithrrokje qi na shterr, njaq beftas e na fiket njaq pamëshirshëm, sa e kena ma t’pamujtun me besu, se sa me e pranu.

E njashtu trazueshëm jeta jonë merr nji tjetër kuptim, si vet poezia e Çun Lajçit, kumton rrëmetshëm, për shpirtn, që përpara se me u ep, vendos me u përlesh. Nuk kanë kurrgja me humb n’kyt përballje iluzionesh, e gjithçfarë mundet me fitu, asht çfarë i ban ata ma t’ndishëm, ma t’dhimbshëm, ma t’fort, e sak t’pathyshëm. “Bubulinë, ti letër e pashkrueme”, asht piktakim ndërmjet botëve, nji jet qi zashëm kushtron, çfarë n’gjoks i zien, çfarë n’zemër i ndez, e n’shpirt… n’shpirt lyp me përjetësu, që gjithçka qi ban me vujt me ken, tançka e ngjit atë n’zenitin e epjes, për qëndresë përmes besimit, vetë shenjtnis së njatij vullneti qi guxon t’ngrihet përmbi barrën e dhimbjes dhe humbjes, me mospranu se ka diçka qi i ndan dashnis, qi tue xan rranj n’shpirt nuk i shkul kurrgja qi vjen prej territ.

Çuni me këtë libër për Bubulinën, bijen e tij shenjtnue n’dhimbje, bani recitalin e gjëmshëm t’idhnimit e t’ligshtimit, për ashtin e mishin, për trupin e shpirtin”, bani ç’ka mundet me ba nji forcë e ngjizun n’dashuni, ç’ka guxoi nji zemër me dëshmue, e njajo epje prore e këtij ati, me mbrujt, si tue dasht, qi me hinin e një dielli qi shuhet, me mujt me ngjiz statujën e një përjetësie, gjithmonshmërie qi lyp galaksi ende t’pa krijueme, me ju dhan n’trajtën e një ylli, t’nji shkreptime, qi s’harron me ndez n’synin e lotuem dritën qi e shndërron atë në krijim.

Ti mundesh me ken njajo krijet e dobët, e ramun prore zemërthyemjes, por mundesh me u ndi nji izëm i eprm, nji përtrimje qi del prej thalbit t’shpirtit t’piklluem, nga vaji e mungimi, mundesh me ken ç’ka don me tan shpirt, me luftue çdo çast e çdo ditë, si n’betejën finale t’përjetësisë së një dhimbje në altarin e një krijimi.

Etiketat e lidhura

cun lajci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)
Para 4 minutash

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Duka: Broja talenti më i madh që kemi pasur, Caprile do të luajë për Shqipërinë
Para 7 minutash

Duka: Broja talenti më i madh që kemi pasur, Caprile do të luajë për Shqipërinë

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”
Para 9 minutash

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran
Para 24 minutash

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.