Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Elida Zhulati, artizania që po i përkushtohet prodhimit të kostumeve popullore

Aktualitet E diel, 4 Gusht 2024 15:24
Elida Zhulati, artizania që po i përkushtohet prodhimit të kostumeve popullore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Shqipëri mjaft gra dhe vajza po mbajnë në këmbë traditën në zona të ndryshme të vendit. Në Gjirokastër, e cila që prej 19 vitesh është në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, prodhimi i veshjeve tradicionale po merr rëndësi të veçantë. Elida Zhulati, një prej artizaneve të këtij qyteti, mes pasionit dhe dashurisë për të çuar më tej vlerat e së shkuarës, po i përkushtohet prodhimit të kostumeve popullore. Në një rrëfim për Zërin e Amerikës, ajo ndalet në momentet kryesore të ecurisë së saj të mbi 3 dekadave.

Mund t'ju interesojë

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Para 7 orësh
Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Para 7 orësh
Senatori demokrat i Miçiganit: Autoritetet të shmangin agresionin ndaj protestuesve paqësorë

Senatori demokrat i Miçiganit: Autoritetet të shmangin agresionin ndaj protestuesve paq...

Para 10 orësh

Në rrugicat e pazarit karakteristik të qytetit të Gjirokastrës në jug të Shqipërisë, në dhjetra dyqane gëlon ai arti i imët i duarve të grave dhe vajzave artizane të zonës. Prej disa vitesh ato i japin jetë trashëgimisë me punimet e kostumeve popullore kryesisht të krahinës përqark, por dhe të zonave të tjera të vendit. Një prej tyre është Elida Zhulati, e cila i është dorëzuar pasionit të saj për prodhimin e veshjeve tradicionale, prej më shumë se 30 vitesh. E rritur në një familje të madhe Eli, siç e thërrasin në pazar, mori prej sejcilit atë që i duhej për të mbërritur deri këtu, ku prej duarve të saj janë veshur me dhjetra gra dhe vajza, burra dhe djem nga Shqipëria dhe Kosova.

“Atje ishte një celulë po ta themi kështu, ku gjithësecili nga këta 11 anëtarë, po jo të gjithë të rritur se kishim edhe fëmijë, kishte nga një profesion që e binin në shtëpi nga ndërmarrjet ku punonin. Mamaja ime për shembull, bënte jorganë, punonte dhe në ndërmarrje në shtet po edhe në shtëpi. Nusja e xhaxhait punonte në repartin e qilimave në shtet po kishim edhe një tezgjah në shtëpi. Kur erdhi koha që të punoja dhe unë këto përvoja i kisha si një revistë të vjetër të cilën e shfletoja sa herë më nevojitej”- rrëfen për Zërin e Amerikës artizania Elida Zhulati.

Mamaja e Elit, Liljana Devolli, për shumë kohë, ka qenë pjesmarrëse në festivalet folklorike të Gjirokastrës që mbaheshin çdo 5 vjet, dhe Eli

ishte e rrethuar me veshjet popullore të gruas së Lunxhërisë të Dropullit, Gjirokastrës apo fshatrave të labërisë.

“Në atë kohë mua më dukeshin të bukura shumë. Mamaja ime linte pasaportën kur merrte këto uniformat për të deputuar në festival. Edhe unë kur isha fëmijë këpusja nga një teminë, një të vetme që mos të dukej edhe mundohesha ta fshihja që për 5 vjet të merrja një tjetër po kur vinte ai 5 vjeçari më kish humbur kjo tjetra. Isha shumë e dhënë pas këtyre veshjeve”-thotë Elida.

Eli është një ato gra, që jeta nuk i ka ardhur lehtë. E ka nisur prodhimin e veshjeve popullore në ambjentet e shtëpisë së saj, aty mes rrëmujës së përditshme, ku i duhej të ishte grua, nënë dhe artizane. Gjithçka nisi nga një veshje popullore e djalit të Gjirokastrës.

“Fondacioni “Gjirokastra” që merrej me zhvillimin, ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore fiton një projekt, për trashëgiminë e isopolifonisë te fëmijët. Nuk duhej të mësoheshin vetëm për të kënduar por duheshin bërë dhe kostumet. Unë bëra një kostum, por edhe atë e bëra si me hile, mora një të vjetër e shqepa për të parë se si ishte punuar, si ishte ndërtuar. Ai u bë etaloni për mua, çelësi i kthesës time dhe i gjithë këtij rrugëtimi 30 vjeçar”- vijon Elida Zhulati, artizane.

Fillimet në vitet 90 kanë qenë të vështira, që nga gjetja e materialeve për prodhimin e veshjeve dhe deri tek sigurimi i tregut.

“Unë punoj vetëm me porosi sepse nuk jam një tregtare. Që të jesh në tregtare nuk duhet të kesh zemër, por duhet të kesh vetëm laps. Po bëre lapsin dhe zemrën ke marrë fund. Si i gjeja unë klientët? Ka qenë shumë e vështirë. Pak nga pak, pak nga pak u rrit klientela. U rrit klientela por u rrit dhe kërkesa, u rrit kërkesa por duhej rritur dhe cilësia, që do të thotë, materiali, fijet etj, etj, qepja, modeli, se mund të kishe pak para për të paguar, por doje të kishe atë origjinalin. Atëherë si bënim? Këtu hynte zemra. Do ta bënim me aq lekë sa kishe”- thotë ajo.

Elida Zhulati thotë se gjatë viteve të fundit është rritur interesi për veshjet popullore, kryesisht nga të rinjtë dhe emigrantët që po mbahen të lidhur fort pas traditës.

“ Për të vetmin fakt që në vendet ku ata jetojnë, në festat kombëtare dhe ato familjare, ata veshin kostumin tradicional. Të rinjtë që diplomohen, këtë verë kishtë shumë, ditën e diplomimit kanë veshur, në mos kostumin e plotë, një element të kostumit tradicional shqiptar”- shprehet Elida.

Në një dyqan të vogël, këtu në pazarin e vjetër të Gjirokastrës. Eli përveç artit, arkivon dhe histori të vecanta, njerëzore.

“Këtu kam 4 kostume për 4 vëllezër nga Kosova të cilët jetojnë në Norvegji. Pastaj kemi veshjen e nuses së Gjrokastrës, këtu janë shapkat e nuses së Gjirokastrës. Kemi kostumin e nuses së Lunxhërisë. Halla e vet ua bën dhuratë mbesave për të përcjellë atë çka kemi, nga vijmë”-tregon ajo.

Në rrëfimin e saj për Zërin e Amerikës Eli, ndalet tek fustanella që e quan diamant të veshjes së burrave të zonës së Gjirokastrës, pasi ajo ndeshet edhe në krahina të tjera, me specifikat përkatëse, për nga gjatësia, apo numri i elementëve.

Kjo është një fustanellë me 500 fletë. Domethënë e ke metrazh, duhet ta presësh, pastaj duhet ta qepësh, do t’i bashkosh bashkë të gjitha. Perimetri i saj nga fundi është 110 metër linear. Nëse ka një gjë te veshja e djemve në Gjirokastër që kërcet, dhe flet ajo është fustanella, zëri i kostumit” tregon Elida.

Të mbash traditën në këmbë, nuk është një gjë e lehtë, por së fundi, këtij qëllimi i shërbën një nisëm e qendrës kulturore të fëmijëve në Gjirokastër.

“Këtë vit pranë qendrës kulturore të fëmijëve, është ngritur kursi i qëndisjes tradicionale. Ta them kështu, të mburrem pak, instruktore jam unë aty, deri tani është një numër i konsiderueshëm vajzash. Kemi bërë disa orë, kemi filluar diku nga fundi i marsit. Kemi

zhvilluar një orë të hapur në terren, ku kishte kureshtje nga shumë turistë të rastësishëm. Shpresojmë vitin tjetër të hapet dhe kursi i gdhëndjes tradicionale së drurit dhe kështu përmbushet vëmendja dhe interesi që ka për zanatin”- thotë Elida.

Gjirokastra është një vatër e ngrohtë për turistë të ndryshëm nga e gjithë bota në do stinë. Ka mjaft prej tyre që ndalen në dyqanin e Elit për të marrë në një formë të veçantë një copëz kujtimi nga Shqipëria.

“Ata eksperimentojnë edhe mënyrën se si qëndiset një kostum. Kuptohet nuk fillojnë dot një jelek apo një gjë të madhe, po teknika se si punohet një suvenir dhe e marin me vete si një dhuratë nga Gjirokastra”- vijon ajo.

Prej 19 vitesh Gjirokastra është përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të Uneskos. Prej tij është thuajse e pamundur të largohesh pa shijen e mirë të traditës dhe të vlerave të çmuara artistike, ndërkohë që gra si Eli, e bëjnë atë edhe më mikpritës, e të veçantë. Ato dinë të qëndrojnë në këmbë, edhe kur dyshemja lëkundet, nuk ankohen edhe kur diçka nuk shkon mirë, nuk e humbin toruan edhe në mes të një rrëmuje me ndjenja dhe mendime të përziera, sepse ato janë mësuar të shohin gjithmonë atë dritën në fund të tunelit, me besimin e palëkundur se ajo një ditë do t’i ndriçojë.

Zëri i Amerikës

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 6 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 7 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 7 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 10 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 10 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 6 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 7 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 14 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 11 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 10 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 16 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.