Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Europarlamentari Lukas Mandl: BE gaboi me Kosovën, Serbia është pala agr*sive

Aktualitet E hënë, 4 Mars 2024 20:51
Europarlamentari Lukas Mandl: BE gaboi me Kosovën, Serbia është pala agr*sive
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Europarlamentari Lukas Mandl, i cilëson si gabim historik masat ndaj Kosovës nga BE, ndërsa kritikoi punën e të dërguarit të posaçëm Miroslav Lajcak. Sipas tij Serbia është pala agresive, dhe është e gabuar që ndaj saj të merren gjithmonë vetëm masa simbolike. Për të Bashkimi Europian duhet të ndryshojë qasje ndaj dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Z. Mandl, faleminderit për kohën tuaj. Së fundmi, Parlamenti Evropian ka kërkuar ndryshim të qasjes ndaj dialogut mes Kosovës dhe Serbi. Çfarë mendoni se është më e rëndësishme për të ndryshuar në këtë proces?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 3 minutash
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 1 ore
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e d...

Para 2 orësh

Europarlamentari Lukas Mandl: Së fundmi, Parlamenti Evropian ka kërkuar ndryshim të qasjes ndaj dialogut mes Kosovës dhe Serbi. Çfarë mendoni se është më e rëndësishme për të ndryshuar në këtë proces? Mendoj se ndërmjetësimi i dialogut nga Bashkimi Evropian, duhet të jetë në përputhje me të gjithë partnerët pozitivë në mbarë botën, të cilët gjithashtu duhet të kontribuojnë për një të ardhme pozitive për Ballkanin Perëndimor.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dhe së dyti, duhet të jetë shumë transparent. Pra, ajo që do të prisja nga një i dërguar i posaçëm do të ishte që të udhëtonte gjatë gjithë kohës. Gjithashtu në të kaluarën kam rekomanduar që të shkojë një javë në Beograd, një javë në Prishtinë, e pastaj në Bruksel një javë për të raportuar dhe për të reflektuar. Dukej të ishte në lëvizje mes Beogradit, Prishtinës, dhe Brukselit, por edhe në zonat rurale, jo vetëm me kryeqytetet; për të ndërtuar ura. E kam fjalën për ura substanciale mes njerëzve, ndërmjet shoqërive, dhe në këtë mënyrë edhe për të ndihmuar nivelin politik, politikëbërjen. Kjo do të ishte e nevojshme për të arritur rezultate më të mira. Kjo është ajo që unë do të prisja nga një ndërmjetësim i mirë nga ana e BE-së.

Ka kaluar një vit nga e ashtuquajtura marrëveshje historike në Bruksel. Gjërat nuk kanë ecur pozitivisht. Kush është përgjegjës për këtë dështim?

Europarlamentari Lukas Mandl: Epo, mendoj se është gjithmonë e lehtë të fajësosh njërën palë ose tjetrën. Unë mendoj. Një gjë është e qartë. Nuk është Kosova ajo që ngurron të njohë Serbinë, është Serbia ajo që ngurron të njohë Kosovën. Me këtë njëri prej partnerëve po e pengon partnerin tjetër të bëhet anëtar i organizatave ndërkombëtare nga Kombet e Bashkuara dhe të tjera. Dhe në këtë mënyrë, njëra palë po dëmton realisht perspektivat e këtij brezi dhe brezave që do të vijnë nga ana tjetër. Pra, është e qartë se është në interesin e rajonit, të prosperitetit dhe tërësisë së tij, që asnjëra palë të mos tjetrën, siç e kemi parë në të kaluarën, por që të dyja palët vazhdojnë pozitivisht drejt një të ardhme bashkëpunimi më shumë sesa konfrontimi.

Konfrontimi dëmton perspektivat e njerëzve të rregullt. Kjo është ajo që them gjithmonë. Dhe së dyti, unë gjithmonë pretendoj se Serbia mund të jetë motori ekonomik i Ballkanit Perëndimor. Është vendi më i madh i rajoni. Gjysma e prodhimit te brendshëm bruto në rajon vjen nga Serbia. Por në vend që të bashkëpunojë, çka do të sillte përfitime për të gjithë qeveria serbe sillet në mënyrë agresive ndaj fqinjëve. Kjo është e gabuar. Kështu që nuk dua të fajësoj askënd, por dua të japë rekomandime për të ardhmen. Nuk dua të mbetem tek e shkuara. Dua të rekomandoj, veçanërisht palën serbe, të bëjë atë që është më e mira për popullin e Serbisë, rajonit dhe Europës. Dhe kjo do të thotë të shkosh mirë me fqinjët.

Ka kaluar një muaj që kur kemi një vendim për dinarin serb. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po e kritikojnë Kosovën për këtë vendim. Si e keni parë?

Europarlamentari Lukas Mandl: Mendoj se mbase secila palë duhet të ketë prioritetet e duhura dhe të fokusohet në gjërat më të rëndësishme. Natyrisht, nga ana e qeverisë serbe ka herë pas here përpjekje për të përdorur apo keqpërdorur çështjet, për t’u sjellë në mënyrë agresive ndaj palës tjetër, për ta fyer atë dhe kështu me radhë. Por unë mendoj se secili prej nesh duhet të vendosë nëse do të luajë lojëra apo nëse jo. Dhe unë rekomandoj shumë që të mos luajnë lojëra, por t’i përmbahen reformave të brendshme, natyrisht, në emër të popullit. Gjithashtu është e nevojshme që palët t’i përmbahen partneriteteve pozitive në mbarë botën për Kosovën. Kosova ka miq dhe kjo është shumë pozitive. Ka partnerë për Kosovën çka është shumë pozitive. Dhe bashkë me këta partnerë, duhet të trajtohen përpjekjet e Serbisë për ta mërzitur Kosovën.

Ka sanksione për Kosovën ndërsa Serbia mbetet e pandëshkuar passulmit në Banjskë. Pse ndodhi kjo?

Europarlamentari Lukas Mandle: Sinqerisht, nuk mund ta besoja kur dëgjova për herë të parë vendimin e Komisionit Evropian se duhet të merren masa për Kosovën. Ky është një vendim i gabuar. Kjo është kundër historisë. Nuk justifikohet dhe nuk dëmton askënd përveç njerëzve të zakonshëm në jetën e përditshme, bizneseve të vogla, shoqërisë civile, është thjesht e gabuar. Dhe duke pasur parasysh faktin se masat ndaj Serbisë janë të vogla dhe mbeten simbolike gjatë gjithë kohës, edhe kur ka sjellje agresive nga pala serbe. Është absolutisht e gabuar. Si eruoparlamentar e kundërshtoj fuqishëm këtë vendim për marrjen e masave ndaj Kosovës.

Prishtina ka ngritur akuza ndaj Bashkimit Evropian se nuk ka qenë neutral. Mendoni se qëndron kjo akuzë?

Europarlamentari Lukas Mandle: Për shkak të gjithçkaje që thashë më parë uroj që të ketë një ndërmjetësim më të mirë dhe përgjithësisht një përshkrim më të mirë të punës që duhet të bëjë i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Pra, përgjigja është e qartë ,se nuk mendoj se është bërë siç duhet në të kaluarën.

E fundit. A mendoni se ka përfshirje të Rusisë në rritjen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Europarlamentari Lukas Mandle: Po.

/A2cnn/

Etiketat e lidhura

Lukas Mandl
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 3 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 7 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.