Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Flakët përfshijnë Senicën, 11 banesa dhe kisha 200-vjeçare shkrumbohen nga zjarri

Aktualitet E premte, 25 Korrik 2025 14:35
Flakët përfshijnë Senicën, 11 banesa dhe kisha 200-vjeçare shkrumbohen nga zjarri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zjarri që nisi dy ditë më parë në zonën e Kalasës dhe Tatzatit në Delvinë, ka marrë përmasa të mëdha dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në fshatin Senicë dhe rrethinat e tij.

Flakët, të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat përvëluese mbi 40 gradë Celsius, janë përhapur me shpejtësi nga zona e quajtur Hallastar, duke hyrë në brendësi të fshatit dhe përfshinë banesa, sipërfaqe ullishtesh dhe pemë frutore.

Në fshatin Senicë janë djegur 11 shtëpi, disa prej të cilave ishin ndërtuar së fundmi si investime në agroturizëm. Mes godinave të djegura është edhe kisha 200-vjeçare e Shën Dhimitrit, monument kulture i kategorisë së parë, e cila është shkatërruar plotësisht nga flakët. Banorët janë gjetur të papërgatitur për përmasat e zjarrit, ndërsa shumë prej tyre, të moshuar dhe pa mundësi lëvizjeje, kanë mbetur të bllokuar në banesat e tyre në momentin kur flakët kanë hyrë në fshat. Gjatë mesditës së sotme janë raportuar thirrje për ndihmë nga disa banesa, çka ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për evakuimin e tyre. Autoritetet nuk raportojnë për lëndime në njerëz, por për dëme të mëdha materiale.

Përpjekjet për shuarjen e zjarrit janë penguar edhe nga infrastruktura e brendshme e fshatit. Gardhet e vendosura nga një banesë në tjetrën kanë pamundësuar hyrjen e mjeteve zjarrfikëse në disa zona, duke e vështirësuar ndjeshëm neutralizimin e vatrave aktive. Terreni i thyer kodrinor, mungesa e rrugëve të aksesueshme dhe tymi i dendur kanë bërë që ndërhyrja nga toka të jetë e kufizuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së flakëve, janë angazhuar edhe dy helikopterë, të cilët kanë operuar nga ajri që prej ditës së djeshme deri në momentin kur errësira dhe kushtet e motit e kanë bërë të pamundur vazhdimin e operacionit ajror. Megjithatë, flakët janë riaktivizuar gjatë natës për shkak të erës, duke shtuar rrezikun për vatra të reja dhe dëme të tjera.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një tjetër rrezik serioz për forcat zjarrfikëse i hasur gjatë operacionit kanë qenë shpërthimet sporadike të municioneve të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore.

Banorët e fshatit Senicë janë përfshirë aktivisht në përpjekjet për të ndaluar përhapjen e zjarrit. Kryetari i fshatit Llambi Nika, shprehet se “Aktualisht, situata mbetet e paqëndrueshme. Flakët janë të shtrira në një rreze prej disa kilometrash dhe rreziku për riaktivizim pranë zonave të banuara është ende i pranishëm. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e zjarrvënies së qëllimshme”.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 8 orësh
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 10 orësh
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 12 orësh

Situata konsiderohet ndër më të rëndat e viteve të fundit në këtë zonë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 7 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 8 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 8 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 8 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 8 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 12 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 7 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 11 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.