Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Sheshet dhe rrugët e Tiranës do të shndërrohen në tmerrin e regjimit

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Sheshet dhe rrugët e Tiranës do të shndërrohen në tmerrin e regjimit

Aktualitet
E hënë, 19 Janar 2026 19:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Foltorja para Kryeministrisë deklaroi se kjo javë është përcaktuese për 24 Janarin, protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana ndonjëherë. Gjatë fjalës Berisha deklaroi edhe se në Kongresin e SHBA-së këtë javë është miratuar dokumenti që nxin Ramën. Sipas tij, ky dokument frymëzohet nga guximi i protestuesve shqiptarë për të mbrojtur të vërtetat e këtij vendi dhe ndaj dhe duhet të frymëzohemi.

”Edi Rama është një narko-diktator i cili vjedh shqiptarët nga mëngjesi deri në darkë. Qeveritarët e tij janë shushunja të vërteta që depozitojnë pasuri përrallore nga taksat e qytetarëve dhe pasuritë publike. Është jetike, është vendimtare t’i përmbysim këta kriminelë dhe t’i çojmë përpara ligjit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalo...

Para 18 minutash
Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Para 31 minutash
Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platf...

Para 31 minutash

Shqipëria nuk do ketë kurrë Kushtetutë dhe ligj pa triumfin e opozitës, pa triumfin e qytetarëve, pa kryengritjen paqësore të shqiptarëve. Le ta bëjmë ne natën ditë këtë javë, të trokasim në çdo votër, në çdo derë, në çdo zemër në Tiranë dhe kudo. Sheshet dhe rrugët e kryeqytetit të shndërrohen në tmerrin e regjimit, në triumfin e lirisë, në triumfin e qytetarëve. Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria”,-tha Berisha.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

FJALA E PLOTE

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Mirënjohjen më të thellë për praninë tuaj në këtë protestë, e cila dëshmon vullnetin tonë. Dëshmon qëndresën tonë, vendimin tonë për t’u përballur me këtë narko-qeveri, me këtë bandë, organizatë kriminale, armike e betuar e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për t’u përballur gjer në largimin përfundimtar nga skena të këtij regjimi, i cili ka shpërfytyruar dhe po shpërfytyron çdo ditë e më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Të dashur miq, kjo protestë e kësaj jave ka një rëndësi të veçantë sepse kjo javë është përcaktuese për 24 janarin, protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana ndonjëherë. Zemërimin më të fuqishëm të shqiptarëve. Guximin e tyre më të madh. Miq, po vijmë nga parlamenti, ishte provokimi më i ulët që i bëhej shqiptarëve.

Karshi tyre qëndronte Lubi Balluku, hajdutja më e madhe e kohërave që kanë pasur shqiptarët në pushtet, e dërguar aty kastile nga Edi Rama për të provokuar shqiptarët, për të poshtëruar shqiptarët, për t’u thënë atyre se ne u kemi u vjedhur dhe do u vjedhim dhe ja ku jemi. Rojet i dolën përpara, largohuni u thashë, mos u bëni maskë e fytyrës të saj, ta shohin shqiptarët se çfarë fytyre ka.

Miq, ka tejkaluar çdo lloj norme, çdo lloj morali, çdo lloj sjellje. Shqiptarët po presin me padurim revoltën, kryengritjen paqësore, përballjen dhëmb për dhëmb me këtë regjim, fitoren e opozitës. Shqiptarët po presin 24 janarin si ditën e tyre, si orën e tyre, si të vërtetën e tyre të madhe. Ndaj secili këtë javë, këto ditë, secili nga ne dhe çdo opozitar, të bëjë gjtihçka, të mos i mungojë Shqipërisë më 24 janar.

Të mos i mungojë lirisë më 24 janar. Të mos i mungojë guximit qytetar më 24 janar. Të mos i mungojë dinjitetit njerëzor më 24 janar. Miq, mbarë bota po pret fjalën tonë, zërin tonë, guximin tonë, veprimin tonë. Ngjarje të mëdha, protesta e dhjetorit ushtoi fuqishëm në mbarë botën.

Zëri juaj u dëgjua në katër anët e planetit. Këtë javë, në tempullin e demokracisë, komisionin e jashtëm të kongresit të SHBA, u miratua një dokument themelor, në të cilin pasqyrohen të gjithë ato për të cilat ju protestuat, dhe për të cilat do të protestoni me 24 janar. Në këtë dokument nxin për faqen e zezë të tij Edi Rama dhe Lubi Balluku, që po bllokon ligjin dhe shtetin ligjor. Protesta dhe vetëm protesta është rruga e mbrojtjes së tyre. Por dokumenti, historik do ta quaja unë dhe është i tillë, e quan eksplozive, shpërthyese, AKSHI-n e Edi Ramës dhe të Lindave të tij.

Dokumenti i miqve tanë shkruan se ajo çka flitet për AKSHI-n, dhe çka del, është kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për SHBA, edhe për NATO-n. Ky dokument denoncon me forcën më të madhe arrestimet politike të këtij regjimi dhe kërkon ndërhyrjen e Uashingtonit dhe të Brukselit kundër kësaj situate. Ky dokument frymëzohet nga guximi juaj për të mbrojtur të vërtetat e këtij vendi. Ndaj dhe duhet të frymëzohemi. Duhet të bëjmë përpjekjet më të jashtëzakonshme që me 24 janar, bota të mësojë fuqinë tonë, guximin tonë, vendosmërinë tonë.

Edi Rama është një narko-diktator i cili vjedh shqiptarët nga mëngjesi gjer në darkë. Qeveritarët e tij janë shushunja të vërteta që depozitojnë pasuri përrallore nga taksat e qytetarëve dhe pasuritë publike. Është jetike, është vendimtare t’i përmbysim këta kriminelë dhe t’i çojmë përpara ligjit. Shqipëria nuk do ketë kurrë Kushtetutë dhe ligj pa triumfin e opozitës, pa triumfin e qytetarëve, pa kryengritjen paqësore të shqiptarëve. Le ta bëjmë ne natën ditë këtë javë, të trokasim në çdo votër, në çdo derë, në çdo zemër në Tiranë dhe kudo. Sheshet dhe rrugët e kryeqytetit të shndërrohen në tmerrin e regjimit, në triumfin e lirisë, në triumfin e qytetarëve. Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria!

Maliqi tek Foltorja e PD: Qeveria e kapur, të bashkohemi të gjithë për ta rrëzuar regjimin Rama

Foltorja para Kryeministrisë, Balliu: Ramën do ta rrëzojmë nga pushteti

Bënë kaos 30 minuta në Kuvend, PD rikthehet tek Foltorja para Kryeministrisë

Etiketat e lidhura

PDSali Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 18 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 21 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 24 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 31 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.