Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:16 Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën Sipas Reuters, Merz ka shprehur shqetësimin se takimi mund të përsërisë skenarin e samitit Trump-Putin në Alaskë. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fondacioni i Romës shtron drekë për njerëzit në nevojë në Qendrën Komunitare në Kombinat, Veliaj: Sot nisim një bashkëpunim të ri

Aktualitet E mërkurë, 25 Maj 2022 18:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kur na ndajnë edhe pak orë nga finalja e madhe, Fondacioni i ekipit të Romës, Roma Cares, përfaqësuar nga ish-kampioni i Botës me Francen dhe legjenda e Romes, Vincent Candela, iu bashkua kryebashkiakut te Tiranes, Erion Veliaj në drekën e shtruar për njerëzit në nevojë pranë Qendrës komunitare në Kombinat.

Veliaj i shprehu mirënjohjen Fondacionit të Romës për nismën e tyre në shërbim të komunitetit. “Nëse përgatitjet që bëjmë për ndeshjet e futbollit në shesh, kjo është një punë ndoshta e padukshme, por shumë e rëndësishme, në mos më e rëndësishme sesa punët që duken. Ndaj, e vlerësoj jashtë mase të gjithë këtë atmosferë që kemi krijuar. Sot në darkë është ndeshja e Romës me Feyenoordin. Mua si Kryetar Bashkie më takon t’i mikpres të gjithë, por sot na kanë ardhur shokët e Romës, të cilët donin të na sponsorizonin drekën. Donin që të ishin këtu, edhe me zonjat që marrin një shërbim këshillimor, donin të njihnin fëmijët, sepse ne duam që me ekipin, me fondacionin e Romës, të fillojmë një marrëdhënie ku të kemi mundësi që punën e tyre sociale ta lidhim me punën tonë sociale”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se shembulli që vjen nga ekipi i Romës është treguesi më i qartë se nuk mjafton vetëm të jesh një profesionist i mirë, por së pari duhet të jesh qytetar i mirë.

“Djemtë e Romës na kanë treguar që nuk mjafton te jesh vetëm një sportist i mirë, duhet të jesh mbi të gjitha një qytetar i mirë. Kush është qytetar i mirë mund të jetë edhe sportist i mirë, e anasjellta nuk është gjithmonë e vërtetë. Kush është qytetar i mirë, mund të jetë sportist i mirë, mund të jetë komshi i mirë, mund të jetë shkencëtar i mirë, mund të jetë një punonjës social i mirë. Është shumë e rëndësishme që, mbi të gjitha, të jemi njerëz të mirë dhe pastaj, mund të bëjmë të gjitha gjërat që kemi ëndërruar, sidomos më të vegjlit që janë këtu, që e kanë gjithë jetën përpara”, tha Veliaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vincent Candela, i cili ka fituar të gjithë trofetë më të rëndësishëm sportiv, u shpreh se vizita pranë kësaj qendre, ku marrin shërbime sociale persona në nevojë, është një eksperiencë e veçantë. “Roma sot ka një ndeshje shumë të rëndësishme, një finale që sigurisht edhe ajo eshte shumë e rëndësishme. Por, për skuadrën e Romës, nuk është vetëm kjo. Kam fituar Kupën e Botës, kam fituar Kupën e Evropës, kam fituar kampionatin Evropian, kam fituar kampionatin Italian, por sot fitova edhe këtë ndeshje, duke qëndruar këtu me ju”, theksoi kampioni i botës, Vincent Candela.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pjesë e aktivitetit ishin dhe takimet me gra të dhunuara që marrin këshillim pranë kësaj qendre. Ato ndanë historitë e tyre personale dhe sfidat e hasura deri në momentin e vendimit për të denoncuar dhunuesit e tyre. Gjithashtu, përfaqësues të fondacionit të ekipit të Romës zhvilluan lojëra dhe aktivitete të shumta argëtuese me fëmijët që vizitojnë këtë qendër.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 31 minutash
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 2 orësh
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 2 orësh

Etiketat e lidhura

erion veliajRoma
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 1 minute

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 27 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 31 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 45 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 21 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.