
Kemi 33 vite demokraci, por sërish ka vende në Shqipëri ku qytetarët kalojnë situata ekstreme.
Kujtim Margjeka, banues në fshatin Bujan të Tropojës, pasi shkoi për të votuar ditën e sotme, ndau me ndjekësit e tij foton e urës së shkatërruar ku ai dhe bashkëshortja e tij duhet të rrezikojnë jetën për të kaluar, për t’u kthyer në shtëpi.
Ai e ka ilustruar me foto vështirësitë e të kthyerit në shtëpi, pas dhënies së votës në qendrën e votimit, teksa ka postuar gruan në rrjetet sociale ku kalon në urën e shkatërruar.
