Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 12:05 Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim! Berisha lëshon thirrjen e tij se duhet të jemi të gjithë para kryeministrisë, kushdo që e ndjen se me këtë qeveri nuk ka garanci…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Franca dhe Gjermania me një “non-paper” për Republikën Sërpska, ja çfarë masash propozon dokumenti

Aktualitet E shtunë, 24 Maj 2025 13:27
Franca dhe Gjermania me një “non-paper” për Republikën Sërpska, ja çfarë masash propozon dokumenti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bashkimi Europian duhet të pezullojë projektet financiare që janë të dobishme për Republikën Sërpska, dhe të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve të synuara ndaj individëve në këtë entitet të Bosnje e Hercegovinës, të cilët minojnë sovranitetin dhe rendin kushtetues të shtetit. Kjo thuhet, ndër të tjera, në një dokument jozyrtar (“non-paper”), të përpiluar nga Franca dhe Gjermania, të cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.

Në dokumentin e datës 12 maj 2025, që ka pak më shumë se dy faqe, thuhet se kriza aktuale kushtetuese “përbën sfidën më serioze për sovranitetin, unitetin dhe integritetin territorial dhe funksional të Bosnje e Hercegovinës në 30 vjetët e fundit”. Ekzistenca e këtij dokumenti u bë e ditur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, më 22 maj, pas një mbledhjeje të Këshillit për Siguri Kombëtare, ku ai tha se dokumenti, që u prezantua nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, “vështirëson pozitën e Republikës Sërpska”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Para 5 minutash
Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Para 6 minutash
Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA

Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA

Para 10 minutash

Pse është përpiluar ky dokument?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas autorëve, Republika Sërpska ka ndërmarrë disa veprime dhe procese ligjore që minojnë rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës, sidomos pas dënimit të presidentit të këtij entiteti, Millorad Dodik, më 26 shkurt, nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Këto veprime përfshijnë miratimin e disa ligjeve, si ai për ndalimin e funksionimit të institucioneve shtetërore të Bosnje e Hercegovinës në territorin e Republikës Sërpska përfshirë Gjykatën dhe Prokurorinë shtetërore, dhe agjencinë shtetërore për hetime (SIPA) si dhe Ligjin për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Republikës Sërpska, dhe ligjin për regjistrin e posaçëm të organizatave joqeveritare. Po ashtu, si veprime të kontestuara përmenden drafti i ri i Kushtetutës së Republikës Sërpska, i prezantuar në mars, dhe Ligji për mbrojtjen e rendit kushtetues të Republikës Sërpska.

Qëllimi i menjëhershëm i dokumentit është “shfuqizimi i ligjeve jokushtetuese dhe tërheqja e draftit të ri kushtetues”. “Zgjidhja afatgjatë e krizës do të kërkojë, në veçanti, rikthimin e plotë dhe të pakthyeshëm të Republikës Sërpska në rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës, rikthimin e përkushtimit të serbëve të Bosnjës për funksionimin e institucioneve shtetërore, dhe përmbushjen e të gjitha hapave të renditur në rekomandimin e Komisionit Evropian të datës 12 tetor 2022”, thuhet në dokument.

Çfarë masash propozon dokumenti?

Sipas autorëve, masat që duhet të ndërmerren përfshijnë: kufizimin e mbështetjes financiare për Republikën Sërpska, vendosjen e sanksioneve të synuara, ngadalësimin e procesit të anëtarësimit në BE, dhe ndërprerjen e kontakteve me zyrtarët e këtij entiteti. Dokumenti kërkon që BE-ja të mbajë të pezulluara të gjitha projektet që janë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, të dobishme për Republikën Sërpska në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Komisioni Evropian nuk duhet të propozojë projekte të reja që janë të dobishme për Republikën Sërpska. Kriteret për zhbllokimin e masave do të zhvillohen pasi udhëheqësja e Republikës Sërpska të ndërmarrë hapa konstruktivë, me konsultim paraprak të shteteve anëtare.

Po ashtu, BE-ja duhet të koordinohet me institucione të tjera financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, për të adoptuar qasje të ngjashme. Ndihma financiare bilaterale për projekte që ndihmojnë Republikën Sërpska duhet, gjithashtu, të pezullohet. Sa i përket sanksioneve, propozohet përdorimi i kornizës ekzistuese për masa kufizuese kundër individëve apo entiteteve që minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës. Dokumenti thotë se “pritet që Përfaqësuesi i Lartë dhe/apo nënkryetarja e Komisionit të sjellin propozime në javët në vijim”. Meqenëse nuk ka konsensus të plotë në BE për këtë çështje, dokumenti sugjeron që shtetet anëtare individualisht të vendosin ndalime udhëtimi për disa zyrtarë të Republikës Sërpska.

“Masat kombëtare janë masa të përkohshme dhe të kthyeshme, me synimin për të ndryshuar sjelljen e individëve dhe entiteteve të targetuara”, thuhet në dokument. Gjithashtu, rekomandohet që BE-ja të pezullojë kontaktet e nivelit të lartë me liderë të dënuar ose të akuzuar të Republikës Sërpska, përfshirë Dodikun, kryeministrin Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Kuvendit, Nenad Stevandiq. Komunikimi me zyrtarët e Qeverisë së Republikës Sërpska apo të Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) duhet të fokusohet në theksimin e rrezikut nga vijimi i kursit jokushtetues të presidentit Dodik, dhe gatishmërinë e BE-së për të ulur tensionet kur të ketë shenja të ndryshimeve.

Bosnje e Hercegovina është vend kandidat për anëtarësim në BE dhe autorët e dokumentit vlerësojnë se duhet të theksohet qartë se veprimet e Republikës Sërpska janë të papajtueshme me këtë rrugë. Çfarë është “non-paper”? “Non-paper” është një dokument jozyrtar, pa firmë, pa stemë dhe pa kanale zyrtare dërgese. Ai përmban një propozim apo ide, dhe mund të diskutohet në mënyrë informale nga liderë politikë apo diplomatë. /REL/

Etiketat e lidhura

beFrancaGjermania
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!
Para 5 minutash

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm
Para 6 minutash

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA
Para 10 minutash

Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë
Para 16 minutash

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 14 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 15 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 14 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 17 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.