Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fushata për mjedisin mbledh ambasadorët/Klosi: Jemi vend i parë europian pa qese plastike më 1 qershor 2020

Aktualitet E enjte, 7 Nëntor 2019 20:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

BE i bashkohet fushatës së ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për qeset plastike. Fushata e mjedisit u prezantua sot nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ministri Klosi dhe ambasadorë të vendeve të BE në Tiranë. Ambasadori Soreca theksoi në fjalën e tij se plastika është bërë një nga sfidat më të mëdha shëndetësore dhe mjedisore në kohët tona që kërkon shumë veprime nga autoritetet por më shumë akoma veprim nga njerëzit. “BE ka përshtatur rregulla të reja për të nxjerrë jashtë përdorimit objektet plastike njëpërdorimshme nga viti 2021 dhe shqiptarët duhet të përfitojnë nga i njëjti nivel i mbrojtjes së mjedisit. BE është duke punuar me shtetet anëtare që përmirësojnë jetën e përditshme për shqiptarët sepse ata e meritojnë dhe sepse kjo e sjell Shqipërinë më afër standarteve europiane”.

Ministri Klosi theksoi në fjalën e tij se nisma për ta bërë Shqipërinë të parin vend europian pa qese plastike më 1 qershor 2020 do ta vendosë Shqipërinë në hartën e vendeve lider për veprimet konkrete kundër plastikës dakordësuar kjo edhe me partnerët ndërkombëtarë. “Besoj që fushata e cila do të jetë e dakordësuar me partnerët tanë ndërkombëtarë për reduktimin përfundimtar të përdorimit të qeseve plastike dhe për ta shndërruar Shqipërinë në të parin vend europian pa qese plastike nga 1 qershori 2020, nga dita ndërkombëtare e fëmijëve, të jetë një aksion i cili na sjell ne Shqipërinë e vogël, me probleme të mëdha mjedisore, me probleme të mëdha të menaxhimit të mbetjeve urbane në hartën e vendeve lider në veprimet të vërteta, konkrete për të reduktuar përdorimin e plastikës në vendin tonë”.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 1 ore
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 9 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shqipëria është e vogël për të ndikuar në luftën globale kundër plastikës por ajo duhet të bëjë veprimet e saj , tha ministri Klosi duke theksuar se “kemi nevojë të ndërmarrim masa të forta për të krijuar në Shqipëri një ambjent të pastër, miqësor me mjedisin, dhe të gjithë mënyrën e menaxhimit të mbetjeve urbane në vendin tonë”. Fushata do të shënojnë suksesin e saj kur edhe vetë qytetarët të refuzojnë përdorimin e qeseve plastike “Është një nismë e cila nuk shënon arritjen e saj kur vota parlamentare, vendimmarrja qeveritare, kartoni i deputetit, do të marrë vendimin që në Shqipëri të mos përdoren qeset plastike nga 1 qershori i vitit 2020 por do të jetë suksesi i kësaj fushate kur qytetarët, njerëz, të rinj, të reja, familjarët, të refuzojnë të përdorin qeset plastike- tha ministri Klosi duke shtuar se debati për eliminimin e plastikës duhet të fillojë me edukimin mjedisor për të siguruar një sjellje miqësore ndaj mjedisit për një Shqipëri të pastër turistike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nën sloganin “Plastika nuk lë hapësirë për jetën”’, fushata dymujore e organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, synon të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit dhe ndotjen nga plastika, si dhe të inkurajojë alternativa ndaj plastikës me një përdorim.

Etiketat e lidhura

Blendi Klosiplastikashqiperia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 9 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 16 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.