Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gazetari Artan Hoxha: Metën po e heton vetë Altin Dumani

Aktualitet E enjte, 9 Nëntor 2023 21:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gazteari i njohur i kronikës, Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hetimet që po kryhen SPAK lidhur me çështjen CEZ-DIA, për të cilën është pyetur edhe Ilir Meta. Hoxha tha se ka disa prova dhe dëshmi për lidhjet e Metës me Kastriot Ismailaj, i cili vuajti dënimin me 11 vite burg, për abuzimet me DIA, kompaninë që mblidhte borxhet e institucioneve dhe qytetarëve ndaj CEZ.

“Kjo është një nga çështjet që ka një dekadë dhe kemi kërkuar vazhdimisht të hetohet. Të dyja palët politike kanë akuzuar njëra tjetrën për një shpërdorim që shkon në 600 milionë euro. Është histori që ka patur edhe komision hetimor parlamentar. Deri tani rezulton të jetë çështja me dëmin më të madh financiar. Kjo është një histori e madhe abuzimi me pushtetin dhe korrupsionin, që më rezulton se i ka brenda të gjitha palët.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Që tek momenti se si u privatizua OSHE dhe iu tha CEZ. Në momentin kur CEZ në vështirësi për të mbledhur detyrim ndaj insitucioneve dhe qytetarëve, pajtoi DIA për të bërë këtë. Pjesa e tretë është momenti kur është rinegociuar, kur në pushtet nuk ishte më koalicioni Berisha-Meta por Rama-Meta. Të treja këto manovra që janë bërë nga shteti shqiptar duhet të hetohen, nuk janë hetuar deri tani asnjëherë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deri tani i vetmi person i dënuar është Kastriot Ismailaj, që bëri 11 vite burg, i janë konfiskuar 5 milionë euro, i është konfiskuar edhe pensioni i nënës. Aktualisht është jashtë territorit të Shqipërisë. Pati disa tentativa të SPAK për ta bërë bashkëpunëtor të drejtësisë. Pretendimi i Metës që kjo çështje është gjykuar disa herë, nuk është i vërtetë.
Kallëzimi i parë që është bërë për historinë e CEZ-DIA ka qenë për Berishën, Rulin dhe disa funksionarë, kjo është pushuar. Kallëzimi i dytë ka qenë për Metën, Berishën dhe të tjerë. Këto kanë ndodhur në 2016-2017. Ishte prokuror Llalla dhe këto u pushuan.
Kallëzimi i tanishëm, është dosja 55, ndjekur direkt nga zoti Altin Dumani. Ka filluar në korrik 2019.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 4 orësh
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 6 orësh
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 8 orësh

Në këtë dosje, Meta është akuzuar sepse në vitin 2009, kur janë bërë tratativat për privatizimin e OSHE, ka ndikuar nëpërmjet ambasadorit tonë në Pragë, në cilësinë e Ministrit të Jashtëm, akuzohet se ka shfrytëzuar pozicionin, për të negociuar që mbledhjen e borxheve të qytetarëve shqiptarë, ta bënte kompania DIA. Ka dalë garant që ky është njeri me lidhje të forta dhe ka infrastrukturën për ta bërë këtë. DIA ka marrë 1.5 milionë euro, pa u firmosur akoma marrëveshja.

Prokuroria disponon, prova, filmime, dëshmi, udhëtime, të Kastriot Ismailaj me Metën. Madje është një vendim që ka favorizuar CEZ, i cili i jepte mundësinë të fitonte mbi 30 milionë euro. Duke ndikuar te ERT, është ndryshuar cmimi i energjisë, është ulur me gati 30%”, tha ndër të tjera Hoxha.

Etiketat e lidhura

dumanihoxhameta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 3 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 4 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 4 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 4 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 8 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 4 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 3 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 7 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.