Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 22:58 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë Juristi Kreshnik Spahiu vlerëson se përçarja e opozitës mund t’i sigurojë Partisë Socialiste një fitore të lehtë në garën për Bashkinë e Tiranës. Sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Gëzim Zilja: Kjo PD e mbyllur në qyp nuk vjen në pushtet për 100 vjet!

Gëzim Zilja: Kjo PD e mbyllur në qyp nuk vjen në pushtet për 100 vjet!

Aktualitet
E premte, 9 Gusht 2024 15:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Gëzim Zilja

Ndeshja e “madhe” në Himarë për të zgjedhur kryetarin e bashkisë përfundoi. Krerët e PD, të shndërruar në lukuni mamuthësh, përtacësh, llafazanësh e konesh, filluan mjaullimat e lehjet për të njëmbëdhjetin vit radhazi: qeveria ndërhyri, është ushtruar trysni, janë blerë vota, 6.000 karta identiteti nuk u aktivizuan, Tavua nuk është shqiptar, Celibashi është shërbëtor i Ramës, presidenti nuk na la kohë, etj., etj, të gjitha të vërteta.

Po ku ndodheshin këta, nja pesëdhjetë deputetë të paktën, gjatë fushatës? Në Amazonë, duke gjuajtur krokodila e nuk po e shihnin se ç’po bëhej në Himarë? Pse nuk i paraprinë situatës e të merrnin një vendim si Parti? Si është e mundur që ata pakëz demokratë, që drejtuan fushatën por edhe të tjerë të mos bëjnë një analizë, të mos kthejnë kurrë gishtin nga vetja për të bërë pyetjen e thjeshtë: Pse nuk fitojmë dot, kundër një kryeministri gangster me gjysmën e qeverisë në burg dhe gjysmën tjetër nën hetim, ku çdo ditë plas një skandal i ri me zyrtarë hajdutë, kriminelë e të korruptuar, me një shtet që ka marrë rrokullimën e njerëzit ia mbathin çdo ditë? Pse përkrahësit e PD, në vend të shtohen pakësohen çdo ditë?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Le të shqyrtojmë me gjakftohtësi:

1. Socialistët zgjodhën si kandidat një minoritar nga Dropulli, njeri i besuar i Edi Ramës, që edhe frymë merr me lejen e kryeministrit, me eksperiencë në qeverisje, dhe grekofon i thekur. Demokratët zgjodhën një filogrek, larguar prej tridhjetë vitesh në Amerikë. Vështirë që Petrua i Gjikurive, adhurues i kriminelit Spiro Spiromilo, që edhe parrullat e fotot i shkruante greqisht, tridhjetë vjet syrgjyn në Amerikën e Nikolla Gejxhit, të zgjidhej kryetar i Himarës. Se nga e gjetën, si e peshkuan, çfarë grepa e filispanjë përdorën, me ç’vapor e sollën në Shqipëri, Petron, këtë mund ta dinë vetëm nja dy a tre vetë në PD. Zgjedhja e kandidatit në mënyrë të fshehtë e të papritur për mbarë demokratët e vuri PD në dizavantazh, pasi që në fillim, u pa qartazi që u shkel statuti, duke menduar se me ndihmën e grekofilëve të Athinës e të Amerikës do të mund të arrinte fitoren.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

2. PD nuk ka prej kohësh degë të saj në shumicën e fshatrave të Himarës. Edhe fshatrat historikisht votues me shumicë për PD tashmë janë rrudhur e zvogëluar. PD këto tridhjetë vjet e ka parë Himarën si zotërim të Greqisë, ka lënë Dulet e Bejlerët të merren me të, si përfaqësues të organizatave të ultranacionalistëve grekë.

Mund t'ju interesojë

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim t...

Para 6 orësh
Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Para 6 orësh
Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria synon të tërheqë investime dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik rajonal

Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria synon të tërheqë investime dhe të forcojë bashkëpunimin ...

Para 6 orësh

3. PD gabon rëndë, duke u mbështetur tash tridhjetë vjet në figura të stërdiskredituara si Vangjeli e Bejleri, të dy antishqiptarë. Dule është bërë deputet disa herë me votat e demokratëve vetëm nga qëndrimi servil dhe puthadorë i PD ndaj qeverive greke. Në zgjedhjet e vitit 2021 duke përfituar nga sistemi zgjedhor dhe koalicioni “Bashkimi për fitore” ai doli deputet në Tiranë me vetëm 848 vota.

4. Krerët e PD në Tiranë as që e njohin atë trevë dhe kujtohen për të vetëm kur ka zgjedhje. Vendosja e Nokës në krye të fushatës nuk do sillte fitore edhe sikur ky të kalonte ylberin. Fjalimet e kuksianit dhe Petros së amerikanizuar, ishin shumë larg nga hallet dhe problemet e Himarës dhe dukej që Petros nuk i kërciste dhe aq shumë nëse humbiste. Nuk mund të pranojnë kandidat për kryetar Petron e Gejxhit fshatrat Vranisht, Kuç Buronja, Kuç, Bolenë, Kallarat, Tërbaç, Shën Vasil, Sasaj, Borsh, Fterrë, Çorraj, Nivicë, Kudhës, etj. Atje ka të kuq, ka interesaxhinj dhe plot kokëshqopë që kanë partinë të parën, por në shumicë më parë duan Shqipërinë.

5. Mendoj se PD këtë Gjikurinë e psonisi deri në Amerikë, duke menduar se lobi grek i Gejxhit në Amerikë, Athina zyrtare, Dule e Bejleri me të tijët do përkrahte Petron e amerikanizuar. Partia Demokratike ka bërë një gabim të tmerrshëm në zgjedhjen e kandidatit, duke shkelur statutin dhe duke vënë etjen për pushtet para interesave mbarëshqiptare.

6. Partia Demokratike vazhdon të punojë dhe marrë vendime jo në bazë të statutit të ri. Kjo parti tashmë paraqitet e fragmentarizuar nga njerëz, që qëllim kryesor kanë mandatin e deputetit dhe karrierën politike. Dakordësia me PS për sistemin zgjedhor e kryellafazanit të PD, Bylykbashi, me lista ca të mbyllura e ca të hapura tregoi (me përjashtim të dy deputetëve që u shprehën hapur kundër këtij vendimi, Bujar Leskaj i Vlorës dhe Dashnor Sula i Peqinit ) se për sigurimin e kartonit të deputetit të tjerët, grup parlamentar, kryesi e kryetarë etj., shkelin statutin dhe shesin gjithçka.

Ka ardhur koha që mamuthët e Partisë Demokratike si Spahot, Tritanët, Palokët, etj., të kontrollojnë zinxhirin e pantallonave kur dalin nga shtëpia, e të shkruajnë kujtimet. Ca të rinj në moshë që dërdëllisin tash dhjetë-njëzetë vjetë, si plakat e lagjeve dikur, e nuk kanë kurrfarë lidhje me bazën, duhet të kuptojnë ku e kanë vendin, të mos bëjnë ironira fshati me kryeministrin, duke dredhur tespijet si turku pas kafes.

Sot Shqipëria është një republikë bananesh, e shokëve dhe shoqeve tontonë makutë. Misioni i Partisë Demokratike është një mision historik për rivendosjen e shtetit të së drejtës. Ajo ka nevojë për aksione politike, ta bllokojë këtë shtet të korruptuar, t’ia bëjë të pamundur qeverisjen dhe të kërkojë zgjedhje të parakohëshme.

Kjo PD, me këta njerëz, që vetëm denoncon e kritikon (veprime të nevojshme), që nuk hapet por është mbyllur në qyp, që sërish emëron e nuk voton, e ka humbur entuziazmin, vizionin, besimin te njerëzit dhe nëse vazhdon në këtë rrugë nuk vjen në pushtet as për njëqind vjet.

Etiketat e lidhura

Gëzim ZiljaPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 5 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 5 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve
Para 6 orësh

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca
Para 6 orësh

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 8 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 14 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!
Para 8 orësh

Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 5 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.